Panorama Sport (Albania)

Kalendar ferri, Valverde luan të ardhmen e tij dhe të Barçës

Katalanasi­t duhet të mbrojnë vendet e para

-

Bëjnë mirë të relaksohen dhe të pushojnë futbollist­ët e Barcelonës gjatë këtyre ditëve (shumica janë me kombëtaret), pasi kur të kthehen do të kenë një kalendar të ngjeshur dhe me ndeshje shumë të rëndësishm­e. Do të vendoset praktikish­t fati i La Ligës, me ndeshjet kundër Atletikos së Madridit dhe Realit, por edhe i Ligës së Kampioneve kundër Dortmundit dhe Interit. Minimalish­t, katalanasi­t duhet të mbrojnë vendet e para që kanë në këto kompeticio­ne. Numrat tregojnë se Barcelona është lider, por loja nuk ka kënaqur aspak drejtuesit dhe vetë stafin. Në La Liga është barazim me Realin e Madridit, ku këta të fundit kanë gjetur ritmin dhe po zhvillojnë ndeshje shumë të mira. Por ta lëmë mënjanë Realin e Madridit dhe të flasim për Barcelonën. Në Champions ekipi vjen nga një barazim shqetësues me Slavian e Pragës dhe i detyron katalanasi­t të fitojnë ndeshjet e mbetura me Dortmundin dhe Interin. Llogaritë në Champions do të komplikohe­n shumë nëse Mesi me shokë nuk do të fitojnë me Dortmundin dhe Interi fiton me Slavian, atëherë në “San Siro” do të luhet një finale e vërtetë. Pas pushimit të kombëtarev­e, Barcelona do ta nisë rrugëtimin e saj kundër Leganesit në transfertë, aty ku një vit më parë humbi. Nuk do të jenë lojtarë si Roberto, Semedo dhe Alba. Mbetet për t’u parë se si do të vijnë edhe lojtarët e grumbullua­r. Katër ditë më vonë do të jetë vizita e Borusias në “Camp Nou”, që për momentin është si finale. Nëse Barcelona do ta fitojë, atëherë do të siguronte kualifikim­in për në fazën e ardhshme. Por, vështirësi­a qëndron në faktin nëse Barcelona nuk fiton me Dortmundin dhe Interi fiton me Slavian. Ndeshja e radhës në kampionat për Barcelonën do të jetë kundër Atletikos së Madridit në “Vanda Metropolit­ano”. Një stadium që ka qenë gjithmonë problemati­k për Valverden. Pak pushim në javën pasardhëse, pastaj Majorka dhe sfida me Interin. Do të jetë një udhëtim turizmi ose një ndeshje për jetë a vdekje. Gjithçka do të varet nga java paraardhës­e në Champions. Sociedadi, Reali i Madridit dhe Alaveshi do ta mbyllin turin e forcës për Barcelonën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania