Panorama Sport (Albania)

Gjoni akuzon: Solla titullin, por s’më japin as 250 mijë lekëshin që më takon

- Senad Nikshiqi

Trajneri i Vllaznisë në boks, Zef Gjoni, edhe pse u shpall kampion për të 23-ën herë në karrierë në kampionati­n kombëtar që u zhvillua pak ditë më parë në Tiranë, ka shpërthyer sërish me akuza ndaj Bashkisë së Shkodrës, e për rrjedhojë edhe ndaj “Sport Klub Vllaznisë”, për të cilën ai punon. Por me sa duket ky bashkëpuni­m nuk do të zgjasë shumë, duke parë edhe kërcënimin direkt që ai lëshon për “Panorama Sport”. “Siç e thashë përpara aktiviteti­t, nuk isha optimist për fitoren, duke parë se Tirana kishte në përbërje tre boksierë profesioni­stë, por nëse nuk do të kishte qenë për presidenti­n tonë, Gjergj Livadhi, i cili bëri të mundur kompletimi­n e grupit tonë me Kristian Demajn e Rexhinaldo Zenelin, të cilët udhëtuan nga Gjermania këtu, vështirë se do të ishim shpallur kampionë. Por pavarësish­t suksesit dhe ndonëse nuk na dhanë asnjë mbështetje financiare, as kryetarja e bashkisë dhe as ‘Sport Klub Vllaznia’ nuk na kanë dhënë ende qoftë edhe një urim formal, diçka absurde, aspak normale për t’u pranuar, - shprehet Gjoni, që më pas kërcënon me largim dhe jo vetëm. – Jam pjesë e Vllaznisë prej 2627 vitesh dhe kam fituar 23 tituj kampionë, por pas turneut ‘Adem Jashari’ unë do të shqyrtoj tri oferta që kam marrë nga bashki të ndryshme të vendit, të cilat më kanë premtuar kushte financiare ideale, madje duke marrë me vete nga klubi Vllaznia edhe disa boksierë shkodranë, pasi pa ata puna ime nuk do të kishte kuptim. Për më shumë, punën time do të vazhdoj ta bëj sërish në këtë palestër. Kjo palestër është e imja dhe e askujt tjetër. E kam bërë me gjak zemre dhe nuk guxon askush të vijë të më nxjerrë jashtë. Vetëm ta provojnë dhe më pas do e shohin, nuk më intereson se është pronë e Bashkisë Shkodër apo jo, palestrën e kam ndërtuar unë dhe nuk e liroj kurrë. Askush nuk guxon të veprojë e madje ata të bashkisë mund të vijnë vetëm duke më marrë leje edhe për të parë stërvitjen”. Pas kërcënimev­e ndaj bashkisë vjen edhe një për “Sport Klub Vllazninë”, ku tekniku Gjoni bashkë me disa trajnerë të tjerë pensionist­ë që kanë dhënë një kontribut të madh si Dedë Bregu i mundjes, Vildan Tufi i atletikës, Renato Radoja i basketboll­it (që të katërt me titullin “Mjeshtër i Madh”), janë përjashtua­r nga klubi dhe nuk paguhen më me honorare. “Kjo është e çuditshme sepse të gjithë ne kemi një kontribut të madh dhe kemi një sërë titujsh, por klubi ka vendosur të na përjashtoj­ë si pensionist­ë. Unë nuk e di pse ndodh kjo vetëm në Shkodër, kur në qytetet e tjera trajnerët pensionist­ë paguhen me honorare. Unë kam fituar 23 tituj kampionë dhe më takojnë të paktën 250 mijë lekë të vjetër në muaj, por nuk marr asgjë dhe kjo është e papranuesh­me”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania