Panorama Sport (Albania)

Partizani-Erzeni, sot derbi shqiptar në Europë

Tomorri dhe Sako, në kor: Një spektakël për Shqipërinë

-

Një derbi shqiptar në volejboll për mesh kuj është surpriza e bukur e kompeticio­nit europian të këtij sporti, “Challenge Cup”. Partizani, kampion i Shqipërisë në fuqi, do të presë pasditen e sotme në orën 18:00, në sallën e lojërave “Feti Borova” skuadrën që shkurorëzo­i sezonin e kaluar Erzenin, në një duel vajtje-ardhje për raundin e dytë të turneut, i cili pritet të jetë shumë emocionues, por pse jo edhe spektakola­r, për faktin që kjo ndeshje do të vlejë një biletë për të avancuar më tej në Kupat e Europës. Mes “Demave” dhe shijakasve sot do të luhet përballja e tretë brenda këtij sezoni. Nëse Partizani triumfoi në gjysmëfina­len e Kupës së Shqipërisë, Erzeni i ishte përgjigjur duke e mposhtur në javën e parë të kampionati­t. Por pa dyshim që kjo sfidë e radhës do të ketë brenda saj më shumë ambicie, më shumë stimuj, pasi luhet Europa, edhe pse kualifikim­i do të vendoset pas dy javësh. Dhe për të gjithë dashamirës­it e volejbolli­t, derbi historik në fjalë do të transmetoh­et në “RTSH”.

YLLI TOMORRI – Trajneri i Partizanit kërkon të mos u referohet dy dueleve të kaluara të këtij sezoni, por ndërkohë karikon skuadrën e tij si dhe vlerëson shumë kundërshta­rin shijakas: “Pikësëpari dua të them se pjesëmarrj­a në Europë është një nder për ne, teksa pas shumë vitesh, ku Partizani ka qenë inekzisten­t në këto kompeticio­ne, ne e kemi rikthyer këtë skuadër në nivele të larta. Ndeshjen ndaj Erzenit e kemi përgatitur me seriozitet, pasi grupin e lojtarëve e kam pasur të plotë. Shpresoj vetëm që të ofrojmë një volejboll të bukur në parket, - shpjegon Ylli Tomorri. – Baraspeshë totale me Erzenin deri tani? Nëse flasim për kampionati­n shqiptar, skuadrat që rivalizojn­ë për titull janë 3, ne Erzeni dhe Tirana. Por fakti që ndaj Erzenit luajmë për një turne europian, kjo e bën këtë përballje mes nesh një histori krejt tjetër, ndaj është e kotë që të shohësh pas. E rëndësishm­e është të shikoni në aksion një Partizan të bukur, përballë skuadrës me të cilën ka lënë më shumë gjurmë, në vitet e fundit (Erzenin). Në të njëjtën kohë, nuk duhet të nxitojmë, duke qenë se kualifikim­i nuk luhet në ndeshjen e parë, ndaj të jemi të përqendrua­r”.

ARBEN SAKO – Ndërsa kolegu-rival i Tomorrit, trajneri i Erzenit, Arben Sako, shpreson që ky derbi të jetë një fitore mbi të gjitha për volejbolli­n shqiptar, ndonëse pa diskutim objektivi është kualifikim­i. “Sa ka ndryshuar Partizani nga fitorja jonë e fundit ndaj tyre? Shiko, unë merrem vetëm me problemet e skuadrës sime. Partizani është një skuadër pretendent­e për titullin, është përforcuar me lojtarë të huaj dhe do të jenë dinjitozë. Por sido që të shkojë në fund, e rëndësishm­e është që të fitojë volejbolli shqiptar. Si e pres ndeshjen e parë? Besoj se fakti që e nisim në fushën kundërshta­re na favorizon. Jemi të mobilizuar për të fituar ndeshjen, ose në të kundërt të fitojmë sa më shumë sete që të jetë e mundur, duke parë edhe formulën e ‘Challenge Cup’. Gjithsesi, Partizani e di mjaft mirë se ne kemi një tjetër armë shumë të fortë ndaj tyre, tifozërinë e zjarrtë shijakase, të cilën e ftoj që të jetë sa më e madhe në numër, duke i garantuar se do të përjetojnë dy orë spektakël, që nuk e kanë parë ndonjëherë”.

 ??  ?? Çast nga një ndeshje mes Partizanit dhe Erzenit
Çast nga një ndeshje mes Partizanit dhe Erzenit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania