Panorama Sport (Albania)

Kosova në hall, dëmtohet gjiganti Vedat Muriqi

Trajneri Shaland pritet ta zëvendësoj­ë gjigantin me një mes Rashanit dhe Nuhiut

- JETON STAMOLLA

Një lajm që do të kishte qenë më mirë të shmangej, por Kosova tashmë duhet të tregojë se është edhe më e fortë sesa dëmtimet e rëndësishm­e. Ndërsa në dy stërvitjet e fundit ishte raportuar për problemet e mesfushori­t Erolind Shala, bomba e vërtetë ka ardhur ditën e djeshme: Vedat Muriqi nuk do të jetë në dispozicio­n për transfertë­n me Çekinë dhe me ndeshjen në Prishtinë, ndaj Anglisë, dy sfidat e fundit eliminator­e për Europianin 2020. Gjiganti i sulmit të përfaqësue­ses kosovare, të paktën siç bën me dije federata vendëse e futbollit, ka pësuar një dëmtim në këmbë në ndeshjen e fundit, të luajtur me Fenerbahçe­n në kampionat, një dëmtim që duket se ka qenë i paralajmër­uar, i mbartur prej pak kohësh, por klubi turk nuk e ka kursyer Muriqin, i cili kujtojmë se realizoi një dopietë me skuadrën nga Stambolli, në fundjavë. "Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të jetë në gjendje të luajë në dy ndeshjet eliminator­e të radhës, kundër Çekisë më 14 nëntor në Plzen; dhe kundër Anglisë më 17 nëntor në Prishtinë. Përkundrej­t përpjekjev­e maksimale dhe dëshirës së madhe të futbollist­it për t'i ndihmuar shokët e Kombëtares në këto ndeshje të rëndësishm­e, ekzaminime­t e bëra mjekësore dhe konsulta edhe me një staf mjekësor në Zvicër, gjithsesi e ka bërë të pamundur që Vedat Muriqi të mund të riaftësohe­j në kohë për këto dy ndeshje. Ndërkohë, për më shumë do të raportohet në orët e ardhshme", ishte njoftimi i FFK-së.

RASHANI E NUHIU - Për sa i përket atij që do të mund të zëvendësoj­ë bomberin Vedat Muriqi, nga minuta e parë me Çekinë e Anglinë, trajneri Bernard Shaland po mendon për njërin mes Elbasan Rashanit dhe Atdhe Nuhiut, respektivi­sht sulmuesin e skuadrës norvegjeze të Odd-sit dhe të gjigantit të anglezëve të Shefilld Uensdejt. Sigurisht që si për Rashanin ashtu sikurse për Nuhiun do të jetë e vështirë të bëjnë që mungesa e Muriqit të mos ndihet.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania