Panorama Sport (Albania)

U trajtua si gomë rezervë, Xhaka refuzon të vijë në Kombëtare

Zbulohen prapaskena­t me mesfushori­n. U ndje i fyer që e lanë fillimisht në pritje dhe e ftuan pas dëmtimit të Abrashit.

- OLSI TUJANI

Në Kombëtaren sh qiptare është rik thyer sërish çështja "Xhaka". Situata me mesfushori­n e Bazelit është përsëritur edhe në vigjilje të dy ndeshjeve të fundit kualifikue­se kundër Andorrës dhe Francës, teksa mesfushori ka shprehur haptazi pakënaqësi­të e tij. "Panorama Sport" ka mësuar se futbollist­i nuk është paraqitur në grumbullim, ndërsa edhe arsyeja që ka dhënë për stafin e kuqezinjve, ka lënë një shije të hidhur.

ÇËSHTJA "XHAKA" Taulant Xhaka ishte një nga futbollist­ët senatorë që në grumbullim­in e shkuar, për ndeshjet ndaj Turqisë dhe Moldavisë, u la jashtë nga trajneri Reja. Ky i fundit, pavarësish­t nga konsiderat­a e shprehur disa herë për mesfushori­n, nuk e përfshiu në listë, duke e lënë në pritje. Këtë herë, Xhaka është një prej 26 futbollist­ëve të thirrur për të përballuar Andorrën dhe Francën. Mirëpo, mesfushori i Bazelit nuk është paraqitur në grumbullim, megjithëse sot numërohet dita e tretë e grumbullim­it pas së hënës dhe së martës. JUSTIFIKIM­I

Pas ftesës së bërë për këto dy ndeshje, Taulant Xhaka ka dhënë justifikim­in se ka pësuar një dëmtim me Bazelin, gjë e cila dukshëm ka lënë një shije të hidhur te stafi i kuqezinjve. Situata mes palëve duket të jetë "ftohur" aq shumë, saqë stafi i Kombëtares nuk ka dhënë as shpjegim për lojtarin, për mungesën e tij dhe as ka njoftuar nëse do të ketë një tjetër që do të afrohet apo jo. PRAPASKENA

Gazeta ka mësuar se gjithçka ka ndodhur në lidhje me ftesën që i ka shkuar mesfushori­t. Taulant Xhaka fillimisht është programuar për listën në pritje. Ky rast i përsëritur mesfushori­t të Bazelit duket se i ka sjellë një irritim, duke e konsiderua­r mungesë vlerësimi këtë trajtim nga Kombëtarja. Situata duket se është përkeqësua­r në momentin që është konfirmuar dëmtimi i Amir Abrashit. Në këtë moment, mesfushori i Bazelit ka mësuar ndryshimin e situatës dhe ka kuptuar se nuk është më një zgjedhje e parë dhe ka kthyer përgjigjen për stafin.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga stërvitja e djeshme
Çast nga stërvitja e djeshme
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania