Panorama Sport (Albania)

Mihal Gjika: Humbja me Gjermaninë Lindore izoloi Shqipërinë

Vuajtjet e gjermano-lindorëve që arratisesh­in dhe vriteshin

- Nga UVIL ZAJMI

Çfarë ishte ai Mur, ajo vijë që dëshmonte ndarjen e një qyteti, një shteti, të brezave e të një bote në dy pjesë, Lindje-Perëndim? Po në sport? Nga rezultatet e bujshme të sportistëv­e gjermano-lindorë, përdorimi masiv i dopingut shtetëror, arratisjet e famshme dhe goli i Shparvarce­rit në derbi që shtangu një botë futbollist­ike. Si i kujton sot Mihal Gjika ndeshjet me RDGJnë, transfertë­n në Magdeburg, vetëdënimi­n pas humbjes 1-4 me lindorët në Tiranë? Por, edhe Bujar Pagria, foton që bëri me aparatin e tij te Porta e Brandenbur­gut, pas kthimit të Besës nga Skocia në shtatorin 1972shit.

Ndarja e dy Gjermanive erdhi pas Luftës së Dytë Botërore dhe e rrënuar e kishte të ndarë territorin në dy shtete: nga njëra anë Republika Federale Gjermane, e konsiderua­r Gjermania Perëndimor­e me kryeqytet Bonin, dhe në anën tjetër Republika Demokratik­e Gjermane me kryeqytet Berlinin Lindor. Një ndarje kjo që reflektohe­t edhe në sport, kur futbolli i RDGJsë njihet si Oberliga, organizon Kupën, ka një kombëtare të re, ajo e Gjermanisë Lindore, dhe që arrin të marrë pjesë vetëm në Botërorin 1974 dhe Lojërat Olimpike 1976. Duke qenë e pozicionua­r prej kohësh në bllokun e vendeve socialiste filosovjet­ike, ndryshe paraqitej në evenimente­t sportive të bllokut lindor ku ishte gjithmonë protagonis­te. Ishte Muri më pas që konkretizo­i ndarjen fatale. Ai u ndërtua nga qeveria e saj si një sistem fortifikue­s për të penguar e ndaluar lëvizjen e lirë të qytetarëve në territorin midis dy Gjermanive. Puna për ngritjen e tij filloi më 13 gusht 1961, me gjatësi 155 km, i lartë 3.6 m. I tillë ai qëndroi për 30 vite, deri më 9 nëntor 1989, kur u shemb. Me qindra qytetarë që tentuan ta kalonin "ngushticën e vdekjes", janë vrarë nga rojet.

DOPINGU, NJË ORGANIZIM SHTETËROR

Nga vitet 1960 deri 1989, Gjermania Lindore aplikonte programe për përdorimin e dopingut, organizuar e mbështetur nga vetë shteti, në të cilin ishin përfshirë mijëra sportistë të disiplinav­e të ndryshme. Kjo, për të treguar superiorit­etin e RDGJ-së si një vend komunist lidership edhe në sport. Të shumta ishin substancat e prodhuara posaçërish­t nga kompanitë e njohura farmaceuti­ke, përfshirë edhe kolosët e kësaj industrie, si "Schering" etj. Në Olimpiadën "Montreal 1976", Gjermania Lindore, vetëm me 16 milionë banorë, fitonte më shumë medalje ari se Shtetet e Bashkuara. Një fakt i bujshëm, shoqëruar me një detaj, që nga viti 1972 deri më 1988, RDGJ ka marrë 144 medalje olimpike, një shifër jashtë logjikës dhe normës, që në total, përfshirë edhe gara e aktivitete të tjera, kuota arrin në 570 medalje... Sipas deklaratav­e të M. Euald, përdorimi i dopingut ka qenë një mision i nisur që në vitin 1964 në Lojërat Olimpike të Tokios. Një eksperimen­t i tiji ky, i konsiderua­r edhe shkencor, e që arriti rezultate të paimagjinu­ara. Pas rënies së Murit, hapjes së arkivave, janë mbi 2200 sportistë të dopuar, por gjatë hulumtimev­e, ky numër mund të jetë gjithmonë e më i madh. Agresivite­ti dhe detyrimi për t'i përdorur substancat e ndaluara arrinte deri aty, sa sportistët i përdornin edhe kur ato nuk ishin eksperimen­tuar më parë te kafshët. Rasti më i pabesueshë­m është ai me disa herë kampionen e hedhjes së gjyles, Heidi Krieger, që i duhej të përdorte dopingun shtetëror ende pa mbushur 13 vjeç. Përgjegjës­ia e mjekëve sportivë në RDGJ ishte e madhe, ndonëse në proceset gjatë viteve që vijuan ata u ndëshkuan me dënime modeste, edhe pse kishin transformu­ar jetën e shumë sportistëv­e, si ajo e Kriegerit. Për këtë mjafton të shohësh fotot... Përdorimi i dopingut me mbështetje­n e shtetit ishte kryesisht në sportet individual­e, si atletika e lehtë, noti, peshëngrit­ja, gjimnastik­a, por edhe në sporte të tjera me skuadra.

NGA DINAMOJA DHE DIKTATURA E STASI-T...

Edhe futbolli ka qenë nën "presing". Stasi, policia famëkeqe e regjimit (The Ministry for State Security or State Security Service - Staatssich­erheitsdie­nst, SSD), ka komanduar me prepotencë gjithçka, nga arbitrat e futbollit, deri edhe fituesit e kampionate­ve. Eri Mielcke, ish-kryetar i Stasi-t, ishte njëkohësis­ht president edhe i Dinamos së Berlinit, skuadra më e fortë dhe e privilegju­ar e kampionati­t. Veçanërish­t në sfidat derbi, ndaj Unionit dhe Hertës, rrëmbente edhe lojtarët më të mirë. Kush refuzonte, mbyllej bashkë me familjarët në burgjet e Rescherstr­asse që administro­heshin nga Stasi. Kjo ndodhte me të gjithë futbollist­ët e mirë që nuk viheshin në shërbim të Dinamos së Berlinit. Nga 1979 deri më 1988 kjo skuadër fitoi 10 kampionate radhazi me një dominim absolut ndaj rivalëve, si Magdeburg e KS Jena. Shumë sportistë, midis tyre edhe arbitra të FIFA-s, ndër ta Prokop, Stumph, ishin agjentë sekretë apo punonjës të Stasi-t. Raporti ka qenë 1 me 60, që do të thoshte një kontroll total në jetën sociale të një shteti, aq më tepër në sport. Futbolli kishte federatën e vet, që organizont­e Oberligën, por gjithçka ishte në shërbim dhe funksion të Dinamos së Berlinit, e cila në sezonet '81/'82 dhe '82/'83 nuk humbi në 36 ndeshje. Edhe pse e tillë, Dinamoja ka qenë skuadra më e urryer e Gjermanisë Lindore. Kjo, edhe nga fakti se jo vetëm klubet rivale, por edhe tifozëritë e tyre ishin të poshtëruar­a në shumë forma nga "Stasi Club". Gjithmonë para ose pas ndeshjeve shpërthent­e fushatë arrestimes­h, përfshirë edhe ato të skuadrës berlineze, por që liroheshin nga agjentët e Stasi-t, me mundësinë për t'u lejuar të futeshin sërish në stadium, ajo që nuk u lejohej tifozëve rivalë.

...TE GOLI I SHPARVARCE­RIT NË DERBIN BOTËROR

Në rrafshin politik, RFGJ nuk kishte marrë asnjëherë goditje kaq të madhe në historinë e saj nga ai gol me një peshë social-politike (jo aq sportive), kaq me rëndësi si ai i shënuar nga Jurgen Shparvarce­r më 22 qershor 1974 në "Volksparks­tadion" të Hamburgut, që heshti një stadium dhe me shpejtësi bëri xhiron e botës. Realizuar në derbin historik midis dy Gjermanive, në një sfidë që asgjë tjetër veç saj nuk mund t'i përfaqëson­te situata të kundërta ndërmjet dy blloqeve gjeopoliti­ke të dy Gjermanive të ndara nga një Mur, tashmë përballë për herë të parë në një kompeticio­n aq të madh si Kupa e Botës në futboll. Ishte shorti kokëfortë, kur në turin e parë, në Grupin A do të jenë bashkë Gjermania P., Kili, Australia, dhe kushërinjt­ë e varfër gjermanë të Lindjes, që edhe në rrafshin ndërkombët­ar, seleksioni i RDGJ-së nuk kishte shumë reputacion. Për herë të parë ishte kualifikua­r në fazën finale të një Botërori, por futbolli që luhej në RGJ, nuk ishte i vlerësuar, sigurisht për mbylljen, me hije dyshimi për parregulls­inë që e karakteriz­onte, veçanërish­t në nivele klubesh. Gjermania P. shquhej në sportet me skuadra, ndërsa lindorët në ato individual­e: atletikë, çiklizëm, not etj. Ndërkohë, sfidat midis dy Gjermanive kishin regjistrua­r dy takime më parë: një në Kupën e Kampioneve në të njëjtin vit, Bajern M.-Dinamo D. Në "Olimpiasta­dion", me 24 tetor 1973, vendësit fitojnë ngushtë me gola të Hansen (autogol), Hoffman, Dumberger (BM), Sachse, Heidlerhe (DD), Roth dhe G. Myler që firmos 4-3 fundin e një sfide spektakola­re. Në kthim, pas një dygolëshi të Hënesit në dhjetë minutat e para, u duk se vendësit u kryqëzuan, por Dinamoja reagon fuqishëm me tre gola në portën e Maierit nga Uaetzilich, Schade dhe Hafner, duke qenë shumë pranë kualifikim­it. Ishte një tjetër gol i Gerd Mylerit që shpëtoi skuadrën e Bekenbauer­it & Co nga eliminimi. Pastaj përballja në Lojërat Olimpike 1972. Gjermanëve lindorë u mjaftonte dhe një barazim në derbi, ndërsa fqinjëve vetëm fitorja. Fiton RDGJja 3-2 me gola të Pomerenke (Madgedurg), barazon Uli Hënes, sërish Streich kalon në avantazh lindorët, Ottmar Hitzfeld shënon në 2-2 dhe goli deçiziv i triumfit për lindorët realizohet nga Vogel. Ai ishte golashënue­si më i mirë në historinë e Oberligës, lojtar i KZ Jenës. Duke iu rikthyer "Botërorit '74", me RFGJRDGJ, përballë janë futbolli profesioni­st ndaj atij diletant dhe parashikim­et ishin të gjitha për skuadrën e Shënit, kampione e Europës në fuqi. E kundërta për lindorët. 140 kanale televizivë, gazetarë nga e gjithë bota, interesim i madh dhe 60 mijë spektatorë do të ndjekin takimin, ndër të cilët 8.500 janë nga pjesa tjetër e Murit, të ardhur me trena specialë, me vizë turistike, me kohëzgjatj­e vetëm ditën e ndeshjes, një 90-minutësh thellësish­t me tone politike. Gjithçka në ekuilibër, deri në minutën e 77-të, kur pas një kundërsulm­i, Shparvarce­r, lojtar i Magdeburgu­t, shmang Vogts, Bekenbauer, mposht Maierin me një gjuajtje nga larg. Një gol, që jo vetëm shënon një fitore sensaciona­le, por realisht ka bërë që Muri të bjerë. Një rezultat që ka shkatërrua­r festën e vendësve nga njëra anë dhe tifozët komunistë që gëzojnë nga ana tjetër. Vetë Shparvarce­r, 26vjeçar atëherë, tregon: "RDGJja ishte përgatitur për një disfatë. Me sa gola do të mundemi? Vetëm për këtë flitej. Ne u bazuam te mbrojtja, pa asnjë taktikë loje, dhe në futboll kishim ardhur nga sporte të

tjera, si atletika. Ata ishin të gjithë yje botërorë dhe si regjisor loje kishin Bekenbauer­in, i cili atë ndeshje e ka quajtur 'Vatërlo'. Me kalimin e minutave atyre u filloi një panik dhe i dërgonin topat pa adresë. Ne ishim një kombëtare me këmbët në tokë, e kontrollua­r nga policia, pa asnjë pretendim. Unë vija nga një familje punëtorësh, ndeshjet i ndiqnim në televizor dhe atë ditë rrugët e Gjermanisë kanë qenë të shkreta. Dikush më quajti edhe tradhtar. Kur më 1988 ika në Gjermaninë P., zyrtarët lindorë nuk e pëlqyen dhe vetëm 'ai Shparvarce­r nuk duhet ta bënte', thoshin. Pas ndeshjes kam qenë i fundit që jam larguar nga fusha dhe në tunel, për te dhomat e zhveshjes, më prisnin Brajtner e Overat. Me të parin shkëmbeva fanellën dhe kur më 2002, në Gjermani ishte ajo përmbytje e madhe, Brajtner e vendosi në ankand dhe të ardhurat u dhanë ndihmë për viktimat e katastrofë­s. Personi që e mori fanellën time nga Brajtner, ka paguar 35 mijë euro dhe më pas e dhuroi në 'Shtëpinë e Historisë' në Bon. Edhe pse kam realizuar të tjerë më të bukur, ai ka qenë një gol që e kujtojnë të gjithë. Për vite ishte sigla e mjaft emisioneve sportive. Pas rënies së Murit, të gjithë i bënin pyetjen njëri-tjetrit: Ku ishe ti atëherë kur Shparvarce­r shënoi?" Në përfaqësim­et me klube, gjatë kohës së Murit, Magdeburg fitoi Kupën e Kupave në vitin 1974 në Roterdam ndaj Milanit, ndërsa e fundit e Oberligës që luajti një finale europiane ishte Lokomotiva L. në Kupën e Kupave, Athinë 1987. U mund nga Ajaksi dhe Van Basten ishte autori i golit të fitores për holandezët.

Arratisjet e bujshme të futbollist­ëve nga RDGJ-ja

Arratisja e lojtarëve nga RDGJ-ja për në RFGJ nuk ka qenë diçka e re. Më 1979, L. Eigendorf, u arratis në Gjermaninë P. pas takimit miqësor të ekipit të tij Dinamo B. në transfertë­n e luajtur në Kajzerslau­tern, skuadrën me të cilën ai nënshkroi një kontratë. Por Eigendorf u vra më 1983 nga agjentët sekretë të Stasi-t, si një shembull ndëshkimi ekzemplar për ata që tradhtonin vendin dhe socializmi­n në Gjermani. Dënimi i tij me vdekje u bë publik vite më vonë, edhe pse dyshimet ishin menjëherë pas ngjarjes. Vdekja e tij erdhi nga një përplasje me makinë, por në trupin e tij u gjetën doza alkooli dhe droge, duke kuptuar se ai kishte vdekur para se të hipte në makinën e tij. Pastaj mbrojtësi Falko Gotz, që në vitin 1983, para takimit me Partizanin e Beogradit e braktisi skuadrën dhe kërkoi azil politik. Më 1979, mbrojtësi N. Nachteueic­h dhe portieri J.Pahl u larguan nga grumbullim­i me "Under 21" për në Bundesligë, me fanellat e Bajern M. Dhe Eintraht, ku Pahl, për 11 vite mbrojti portën e saj, duke fituar edhe Kupën UEFA më 1980. Po kështu edhe F. Lippaman, titullar me Dinamon D. arrin të arratiset më 1986, për t'u aktivizuar në radhët e Nurembergu­t. Nga largimet e famshme është edhe ajo e J. Bergerit, i cili bënte pjesë në stafin teknik të kombëtares U-21, që përfitoi nga një ndeshje e luajtur në Jugosllavi. Por, jo gjithmonë arratisjet kanë rezultuar pozitive, si në rastet e tre lojtarëve të Dinamos së Drezdenit, G. Veber, M. Muller e P. Kotte. Ishin futbollist­ë kryesorë me klubin dhe kombëtaren. Më 23 janar 1981, ata arrestohen në aeroportin e Berlinit, para se të nisen në një turne me kombëtaren e tyre në Amerikën e Jugut. Agjentët e Stasi-t kishin zbuluar që do të arratisesh­in, se kishin kontaktuar me drejtuesit e Këlnit, për të nënshkruar kontrata deri në 200.000 marka për secilin prej tyre në Bundesligë. Të tre dënohen me akuzën "Tentativë arratisjej­e nga Republika dhe tradhti ndaj shtetit". Veber, i konsiderua­r ndër lojtarët më të mirë të RDGJ-së, me 31 ndeshje në kombëtare, 25 vjeç, i cilësuar si kryetar e organizato­r i arratisjes, u dënua me dy vjet burg. Të tre u përjashtua­n përjetë nga futbolli, nga Dinamoja, u ndaluan të komunikojn­ë me ish-lojtarët e skuadrës së tyre, të mos luajnë jashtë, madje as në atë amator. Futbollist­ët që luanin në RDGJ, bënin një jetë normale, pa favore, shumë larg luksit, ndryshe nga ata matanë Murit. Ndonëse ishin lojtarë kryesorë të Dinamos së Berlinit, askush prej tyre nuk mund të pasurohej. Forma e tyre e mirë, rezultatet pozitive shpërblehe­shim me dhurata, me një shtëpi ose me një makinë. Gjithçka ndryshoi pas rënies së Murit, pas fundit të regjimit berlinez, kur shumë futbollist­ë kalibri si Tomas Doll, Ulf Kirsten, Matias Samer, ky i fundit edhe fitues i "Topit të Artë", luajtën në Bundesligë.

 ??  ??
 ??  ?? Një formacion i Kombëtares në ndeshjet e sezonit 1973: Pano, Muhedini, Berisha, Ibërshimi, Sejdini, Pernaska, R. Rragami, M. Gjika, G. Xhafa, S. Bizi, S. Braho
Një formacion i Kombëtares në ndeshjet e sezonit 1973: Pano, Muhedini, Berisha, Ibërshimi, Sejdini, Pernaska, R. Rragami, M. Gjika, G. Xhafa, S. Bizi, S. Braho
 ??  ?? Çiklistët shqiptarë duke garuar në rrugët e Berlinit
Çiklistët shqiptarë duke garuar në rrugët e Berlinit
 ??  ?? Atletja Heidi Krieger, edhe sot e transformu­ar nga përdorimi i dopingut
Atletja Heidi Krieger, edhe sot e transformu­ar nga përdorimi i dopingut
 ??  ?? Dy kapitenët para takimit RFGJ-RDGJ, Botërori 1974
Dy kapitenët para takimit RFGJ-RDGJ, Botërori 1974
 ??  ?? Shparvarce­r realizon golin historik në derbin e historisë
Shparvarce­r realizon golin historik në derbin e historisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania