Panorama Sport (Albania)

Ronaldo rikthehet jashtëtokë­sor, 3 shuplaka... Sarrit

Në festën e CR7-ës morën pjesë edhe Pici, Paciencia e Silva, por nuk mjaftoi për kualifikim­in

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Një natë e madhe, thjesht e radhës për Kristiano Ronaldon... Sulmuesi i Juves shënon një tripletë në Faro ndaj Lituanisë, ndërsa Portugalia e mbyll me një rezultat tenistik 6-0, tri pikë të radhës që i afron edhe më shumë luzitanët me kualifikim­in për në “Euro 2020”. Gjithsesi, duke parë rivalin modest përballë, e gjithë vëmendja ishte përqendrua­r te fenomeni CR7, i cili kishte shfaqur një rënie fizike, i bllokuar dhe shumë nervoz në daljet e tij të fundit me Juventusin, sidomos gjatë ndeshjes së fundit me Milanin, por Kristiano u kundërpërg­jigj me forcë. Kapiteni i Portugalis­ë i lejon vetes që të festojë tripletën e 55-të në karrierë dhe ngjitet në kuotën 98 gola në përfaqësue­se, madje tani e sheh rekordin historik dhe botëror të iranianit Ali Daei vetëm 11 realizime larg (109 gola).

RINGJALLET CR7 - Portugalia e cila shihte përballë skuadrën e fundit të Grupit B, jo vetëm bën formalitet­in, por i lejon vetes që të bëjë një stërvitje luksoze, të vulosur me një rezultat shumë të thellë, ndonëse as këto tri pikë të radhës nuk ia garantojnë kualifikim­in matematiko­r, si e dyta më e mirë e grupit. Biletën për në “Euro 2020” kampionët në fuqi të Europës do kërkojnë ta presin të dielën, në Luksemburg, pasi Serbia, e cila në

ndeshjen e fundit do të presë Ukrainën e kualifikua­r edhe si të parën e grupit, mposhti 3-2 Luksemburg­un dhe teorikisht është ende në garë. Gjithsesi, ndeshja e djeshme nuk kishte histori, sepse vetë Ronaldo e zhbllokon atë me një penallti në minutën e 7-të,

të fituar nga vetë ai, ndërsa dyfishon në të 22-ën me një kryevepër një goditje “alla Del Piero” nga jashtë zone. Për të futur në kasafortë suksesin mendon Pici, vetëm 7 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, teksa lëshon një predhë në diagonale që kalon poshtë

traversës. Lituania hyn në kaos total, siç tregon gafa e portierit Setkus, i cili i dhuron Paciencias golin më të lehtë të karrierës. 4-0 për portugezët, por nuk mbaron këtu, sepse shifrat zgjerohen sërish me Bernardo Silvën, i cili mbyll në mënyrën e duhur një aksion koral të iberikëve, ndërsa Ronaldo vendos të marrë topin e ndeshjes në shtëpi, në të 63ën, duke festuar tripletën personale, pas ftesës në zonë të Bernardo Silvës. Në të 84-ën, kapiteni thirret në stol mes duartrokit­jeve, por këtë herë nuk bën asnjë polemikë, përkundraz­i, përqafon trajnerin Fernando Santos dhe nis të mendojë për ndeshjen e radhës. Fundja, Portugalia nuk mund të mungojë në Europian, pasi Ronaldo kërkon të provojë që të mbrojë së bashku me shokët e tij fronin europian.

 ??  ?? Ronaldo feston një nga golat e djeshëm
Ronaldo feston një nga golat e djeshëm
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania