Panorama Sport (Albania)

Italia, ndaj Bosnjës për të thyer 7 rekorde

"Na intereson që t'i mposhtim për kokat e grupit në Europian"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Beloti është sulmuesi titullar, të paktën për mbrëmjen e sotme. Dhe Zaniolo është një mesfushor, më shumë sesa një sulmues krahu. Me dy fraza, kjo është konferenca për shtyp e Roberto Mançinit, e para me Vialin që e shikon si shef delegacion­i. Tekniku i Italisë thotë se formacioni­n e ka vendosur dhe niset nga dy dyshime: "Një për mbrojtësin e djathtë dhe një për mesfushën. Vendosim nesër (sot)". Siguritë duhet të jenë Donaruma në portë, Bonuçi, Açerbi dhe Emerson në mbrojtje, Zhorzhinjo dhe Barela në qendër. Dyshimi për krahun e mbrojtjes është mes Florencit dhe Di Lorencos, me Icon që ka pak shanse, ndërsa një fanellë titullari do të diskutohet mes Zaniolos dhe Tonalit. Në sulm, qendërsulm­uesi zyrtarizoh­et. Një gazetar e pyet nëse Imobile është favorit dhe Manço i përgjigjet i vendosur: "Jo, ka mundësi që të luajë Beloti".

ZANIOLO DHE BERNA

- Për Zaniolon, i cili te Roma luan në ekstremin e sulmit, diskutimi është më i gjerë dhe bëhet akoma më interesant: "Unë mendoj se Zaniolo është një mesfushor. E qartë që tani luan në një rol pak më të ndryshëm dhe ky është dyshimi që kemi për ndeshjen me Bosnjën. Për të luajtur atje duhet të mbajë pozicionin e tij, të luajë në mënyrë të ndryshme që kur luan si sulmues krahu. Neve na shërben në një tjetër rol nga ai që bën te Roma". Ndaj pyetjes për vërshëllim­at ndaj Bernardesk­it, një tjetër sulmues krahu, Mançini ndoshta zbulon diçka më shumë: "Lojtarët marrin duartrokit­je dhe vërshëllim­a por gjithçka mbetet në fushë. Në kombëtare paraqitjet e tij kanë qenë gjithnjë pozitive dhe besoj se e tillë do të jetë edhe me Bosnjën. Nuk shoh probleme të mëdha".

KOKË GRUPI - BosnjëItal­i për të kaltrit ka pak rëndësi, por nuk është kështu për trajnerin: "Na intereson të fitojmë për ta mbyllur çështjen e kokave të grupit për shortin e Europianit. Ndeshja e vajtjes ishte më e vështirë. Kemi përballë një skuadër me lojtarë të zotë teknikisht, të fortë fizikisht dhe shpejtësi. Bosnja si lojtarë i ka më të mirë se Finlanda, por nuk u kualifikua sepse ndonjëherë luajnë me 50%, ndërkohë që me ne do të japin 200%. Është një

test i mirë edhe për ndonjë të ri". Kur një gazetar boshnjak i thotë se në Zenica nuk fiton askush dhe nuk do të fitojë as Italia, Mançini i përgjigjet me nota krenarie: "Do të jetë një ndeshje e bukur. Për të na mundur duhet të luajnë mirë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania