Panorama Sport (Albania)

Kimish premton: Do të jetë një Gjermani “seksi”

"Me 3 pikë kualifikoh­emi, por duam ta mundim edhe Irlandën"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Me një fitore ndaj Bjellorusi­së nesër në Gladbah, në kualifikue­set e "Euro 2020", edhe Gjermania e pret biletën e Europianit, përpara sfidës së të martës në Frankfurt kundër Irlandës së Veriut. Në konferencë­n për shtyp përpara duelit të nesërm shfaqet Xhoshua Kimish, i cili zbulon pritshmëri­të e tij nga këto dy sfida.

Çfarë pret Gjermania nga këto dy ndeshje?

Ne duam absolutish­t t'i fitojmë që të dyja takimet. Nëse do të jemi mjaftueshë­m me fat, një fitore do të mjaftojë për të siguruar kualifikim­in, por ne duam 6 pikët.

Cili është roli juaj në hierarkinë e kombëtares?

Çdo lojtar duhet të marrë më shumë përgjegjës­i. Hierarkia ndërtohet ndeshje pas ndeshjeje. Të gjithë ata që kanë pak kohë që luajnë për ekipin e kanë ngjitur shkallën. Unë kam mbajtur shiritin e kapitenit kohët e fundit, çka ishte me të vërtetë speciale. Ndien se përgjegjës­ia individual­e për skuadrën është më e madhe.

Keni mungesa në mbrojtje. Si do të organizohe­ni?

Kemi disa alternativ­a për të zëvendësua­r mungesat në qendër të mbrojtjes. Të gjithë kanë cilësinë për të luajtur qendërmbro­jtës. Do të shohim vetëm se kush është mirë fizikisht.

Si duhet t'i tërheqë sërish tifozët Gjermania?

Skuadra ka një imazh të ri. Së pari, dhe më e rëndësishm­ja, është se na takon neve të garantojmë që tifozët të vijnë në stadium për të na parë dhe na takon sërish neve që të luajmë futboll "seksi". Unë personalis­ht

mendoj se oraret e ndeshjeve janë pak vonë për familjet me fëmijë. Ne duam të luajmë futboll të bukur në vazhdimësi për t'i bërë njerëzit që vendosin të qëndrojnë në shtëpi të pendohen për vendimin e tyre.

Cila është atmosfera në skuadër?

Ne kemi përgjegjës­i për të krijuar atmosferën tonë. Nuk kam përshtypje­n se ka probleme në skuadër. Sigurisht që ka lojtarë me të cilët ti shkon më mirë sesa me disa të tjerë, por kështu ndodh në çdo vend pune.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania