Panorama Sport (Albania)

Gabuam, Shqipëria nuk i bën dot të gjitha njëherësh

"E pamundur të rinovojmë ekipin, të ndryshojmë formacioni­n dhe të fitojmë njëkohësis­ht... Është jashtë logjikës"

- Nga NEPTUN BAJKO

N uk më pëlqeu ndeshja. Mund të ishte llogaritur mirë në mendjen e stafit dhe të lojtarëve, por praktikish­t doli që në lojë nuk u pa asgjë e menduar dhe e praktikuar...

Nuk më pëlqeu ndeshja. Mund të ishte llogaritur mirë në mendjen e stafit dhe të lojtarëve, por praktikish­t doli që në lojë nuk u pa asgjë e menduar dhe e praktikuar për të arritur te suksesi. Mendoj se ekipi luajti me atë skemë që është fiksuar tashmë, por pa i bërë një analizë të hollësishm­e rivalit. Gjykoj se skuadra asnjëherë nuk e ka vënë në funksion të plotë skemën, edhe pse trajneri këmbëngul në këtë gjë. Mendoj se ajo e djeshmja nuk ka lidhje me 3-5-2. Këtë gjë e vërtetoi Andorra, pasi në aspektin mbrojtës, lojtarët ende nuk janë të orientuar mirë. Bashkëvepr­imi mes tyre nuk është i plotë dhe ndërrimet e shpeshta në formacion nuk të japin mundësi që t'i marrësh më të mirën kësaj skeme.

Këmbëngul të them se superiorit­eti numerik i një reparti në kurriz të të tjerëve nuk është garanci për sukses. Ruajtja e ekuilibrav­e dhe zbatimi i detyrave individual­e dhe kolektive janë përcaktues­e. Pa dyshim, edhe në varësi të lojës së kundërshta­rit. Qoftë trajneri, por edhe skuadra u befasuan nga loja e Andorrës. U befasuan nga lëvizshmër­ia e tyre, presingu që bënin lojtarët te topi, vendosja e shpejtë në zonën mbrojtëse dhe aplikimi i shpeshtë i topave të gjatë, si për zhvendosje të lojës, ashtu edhe për frymëmarrj­e të lojtarëve. Andorrianë­t luajtën thjesht, bazuar në një lëvizshmër­i totale të të gjithë ekipit, çka u dha suksesin miqve. Kjo mënyrë mund të jetë një mësim edhe për ne për të ardhmen. Është e lehtë të bësh gjëra të thjeshta, por është e lehtë edhe t'i bësh gjërat e thjeshta të vështira... Kështu na ndodhi neve me lojën që bëmë dje. Por është shumë e vështirë për t'i bërë gjërat e thjeshta të lehta...

Me këtë dua të them se ekipi nuk kishte një mendim të qartë në lojë. Veprimet individual­e të Roshit në momente të caktuara bëheshin vendimtare, por teprimi i mbajtjes së topit nga Ndoji, edhe pse një lojtar me perspektiv­ë, ishte kriteri i parë që më bën të mendoj se kjo ndeshje ishte për t'u fituar dhe duhej fituar patjetër, por asgjë nuk e lidhte lojën me këtë mendim. Praktikish­t, Shqipëria nuk dha më të mirën dhe kur nuk jep më të mirën, suksesi të largohet. Mendoj se Kombëtarja ka lojtarë të rinj me të dhëna premtuese. Ata janë vetëm në fillimet e tyre të mjeshtëris­ë futbollist­ike dhe, si të tillë, pa përvojën e duhur, gjithmonë do të vuajmë mungesën e vijimësisë dhe rritjen në të gjitha aspektet.

Kam disa vërejtje për pjesën e dytë të ndeshjes, e cila tregoi mangësi të theksuara në organizimi­n e lojës, në mënyrën e veprimeve, ashtu edhe në bashkërend­imin e veprimit me mendimin. Aplikimi

i pasimeve me topa të gjatë pasqyroi se lojtarët vuajnë nga paqartësia. Nëse u referohemi edhe ndërrimeve që u bënë, u pa dukshëm se nuk sollën asgjë të re, por vetëm thellim të gabimeve. U pa qartë se pas barazimit vetëm rastësia ose ndonjë veprim individual mund të çonte te fitorja. As kjo nuk ndodhi dhe nuk kishte si të ndodhte. E thënë thjesht: Ne luajmë me Francën pas tri ditësh. Pa dyshim që do të ketë një tjetër qasje në fushë. Përqendrim­i do të jetë më i lartë, por unë mendoj se ne përsëri do të vuajmë nga qartësia e mendimit në lojë dhe do të hasim shumë vështirësi në përballimi­n e këtij kundërshta­ri të klasit të lartë. Ne nuk mund të bëjmë në të njëjtën kohë lojë të mirë, të kemi rezultate, të arrijmë objektivat që janë përcaktuar dhe në të njëjtën kohë të afrojmë lojtarë të rinj të perspektiv­ës e të bëjmë ndryshime thelbësore në formacion. Këta thjesht janë objektiva që kundërshto­jnë njëritjetr­in. Ekipi kombëtar në çdo ndeshje duhet të funksionoj­ë me më të mirët dhe pastaj të fitohen edhe lojtarët e rinj për të ardhmen.

"Ekipi nuk kishte një mendim të qartë në lojë. Veprimet individual­e të Roshit në momente të caktuara bëheshin vendimtare, por teprimi i mbajtjes së topit nga Ndoji, edhe pse një lojtar me perspektiv­ë, ishte kriteri i parë që më bën të mendoj se kjo ndeshje ishte për t'u fituar dhe duhej fituar patjetër, por asgjë nuk e lidhte lojën me këtë mendim".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania