Panorama Sport (Albania)

Tirana, “divorci” me Memën kushton 30 milionë lekë

Tekniku do të paguhet brenda disa muajsh, edhe pse nuk do të drejtojë më skuadrën

- OLSI AVDIAJ

Tirana dhe Ardian Mema ndahen zyrtarisht edhe me letra, ndërsa "divorci" do t'u kushtojë bardhebluv­e. Palët më në fund kanë arritur akordin për një ndarje konsensual­e, pas largimit të trajnerit nga stoli menjëherë pas ndeshjes me Bylisin. Këto ditë mësohet se është mbyllur edhe ndarja zyrtare mes palëve. Kontrata e vjetër është...

Tirana dhe Ardian Mema ndahen zyr tarisht edhe me letra, ndërsa "divorci" do t'u kushtojë bardhebluv­e. Palët më në fund kanë arritur akordin për një ndarje konsensual­e, pas largimit të trajnerit nga stoli menjëherë pas ndeshjes me Bylisin. Këto ditë mësohet se është mbyllur edhe ndarja zyrtare mes palëve. Kontrata e vjetër është revokuar, ndërkohë që është arritur një marrëveshj­e me shkrim ku Tirana duhet ta paguajë trajnerin deri në mars 2020. Më saktë, palët kanë arritur një marrëveshj­e ku Tirana do të nxjerrë nga arkat e saj rreth 30 milionë lekë të vjetër, pa përfshirë këtu trajnerin e dytë Erion Xhafa. Letrat janë firmosur nga palët dhe të gjithë janë të lirë. Në fakt, Mema u largua nga ekipi më 24 tetor, por vetëm pas 21 ditësh gjithçka u mbyll në detaje. Për t'u shënuar është fakti se Tirana do të paguajë dy trajnerë deri në mars. Palët janë ndarë me konsensus, sepse arritën marrëveshj­en për ndërprerje­n e bashkëpuni­mit me njëri-tjetrin. Humbja ndaj Bylisit ka rezultuar fatale për trajnerin Mema, i cili i ka dhënë fund aventurës me bardheblut­ë. Mema mori drejtimin vitin e shkuar në javën e 9-të në ndeshjen me Flamurtari­n, pasi kishte pasur rolin e zëvendëstr­ajnerit me Ilir Dajën te skuadra vlonjate. Ai u largua

pas javës së 9-të të këtij sezoni nga drejtimi i skuadrës bardheblu. Trajneri në fillim të këtij sezoni kishte mbështetje­n e plotë nga klubi, por mungesa e rezultatev­e pozitive e tronditi stolin e tij.

Shifrat - Trajneri arriti ta drejtonte Tiranën një sezon

të tërë. Më saktë, në Superiore drejtoi 37 javë, ndërsa në Kupën e Shqipërisë në 9 takime. Ia doli që të shkonte në finalen e Kupës së Shqipërisë, por u mund nga Kukësi 2-1, ndërkohë që në kampionati­n e shkuar doli i shtati me 47 pikë. Skuadrën

këtë sezon e la pas javës së nëntë, tri pikë nga kreu i renditjes, pasi kishte koleksionu­ar 14 pikë, pothuajse dyfishi i trajnerëve të sezoneve të shkuara. Mesatarja e fitoreve për Memën ishte 37 për qind, në 46 ndeshje që ka drejtuar ekipin bardheblu.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania