Panorama Sport (Albania)

Lutaj replikon: Idrizi as s’i turist nuk vjen dot në Suedi

"Ky zotëri thotë vetëm pisllëqe kur nuk i pëlqejnë gjërat"

- ERMAL SIKA

Edmond Lutaj reagon pas akuzave të Si nan Idrizit. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", ish-trajneri thotë se administra­tori i Flamurtari­t sulmon çdokënd që flet kundër interesave të tij. Nuk i ka pëlqyer aspak ironia me "fshatrat suedeze", ndaj mundohet që t'ia qartësojë se kush është ai dhe mbi të gjitha se ku ka jetuar në këto 28 vite. Dyshon se Idrizi mund të shkojë si turist në Suedi, e aq më pak të bëjë punë profesioni­ste dhe të ndershme. Ish-tekniku i bën thirrje kreut të klubit që t'i lërë pallavrat dhe të merret me angazhimet që ka karshi Flamurtari­t. "Ky zotëri, që nuk e meriton as t'i drejtohem kështu, vetëm pisllëqe nxjerr nga goja kur gjërat nuk i pëlqejnë. Mendoj se nuk ia vlen të merresh me të. Unë kam 28 vjet që banoj dhe jetoj në Suedi, 6 vite në Goteborg dhe 22 në Stokholm dhe jo në fshatra siç pretendon ky njeri. Ky zotëri në Suedi as si turist nuk besoj se vjen dot, e jo të bëjë një jetë me profesioni­n e tij apo me punë të ndershme. Gjithçka që kam shprehur, e kam thënë duke dhënë opsionin tim për klubin e Flamurtari­t që e kam përfaqësua­r. Dhe një gjë tjetër, nëse Sinani nuk më njeh dhe nuk e di se kush jam unë, ju lutem informojen­i që jam mbajtës i licencës 'Pro-level', kampion me Flamurtari­n 1990-1991, lojtar në formacioni­n bazë të Apolonisë në vitet e arta 1988-1989, që kur unë isha 19-20 vjeç. Nëse ky zotëri mendon se do ua mbylli gojën njerëzve me sulme të pista personale, e ka gabim. Të mbajë përgjegjës­itë për angazhimet që ka marrë dhe t'i lëri pallavrat. Ai më lë përshtypje­n e njeriut joserioz që të merret me drejtimin e një klu

bi si Flamurtari. Prandaj nuk ia vlen të merresh me të", u shpreh fillimisht Lutaj.

GJYQI I FITUAR

Ish-trajneri i Flamurtari­t i përgjigjet Sinan Idrizi edhe për gjyqin e fituar. E ndërsa administra­tori ka kërkuar që ai t'ia kthejë 100 mijë eurot,

ish-trajneri vlonjat i jep këtë përgjigje. "Nuk merrem me pallavrat e tij. Ai e ka bërë metodë pune që të shpikë dhe të sulmojë me gënjeshtra personat që japin një mendim për Flamurtari­n që atij nuk i shkon për shtat", përfundon Lutaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania