Panorama Sport (Albania)

“Golat e tyre na tronditën, s’festova se më bllokuan”

-

Bekim Balaj u duk sikur nuk festoi shumë për golin që hapi takimin, por në fakt këtë e ka “dhuratë” nga shokët e ekipit që i bllokuan vrullin. Pas ndeshjes, për “RTSH” shkodrani pranoi se golat e Andorrës e kanë tronditur ekipin kuqezi. “Sigurisht që u gëzuam se shënuam shpejt. Kjo ishte ajo që donim para ndeshjes. Sigurisht që nuk na gëzon barazimi, as kjo performanc­ë. Madje, na vjen keq për këtë ndeshje, për ata që na mbështetën. Duhet të bënim akoma më shumë”, tha ai fillimisht. Më tej sulmuesi komentoi edhe faktin se Shqipëria shtoi forcat në sulm por nuk ia doli që të fitonte takimin. “Nuk është gjithmonë numri i sulmuesve ai që vlen më shumë, pasi kundërshta­ri u mbrojt me shumë forca dhe na e vështirëso­i finalizimi­n e aksioneve. Pasi final duhet të ishte më i qartë. Dihej edhe para ndeshjes çfarë na priste nga mbrojtja e tyre, madje u përgatitëm që të kishim ndeshjen në kontroll për golin e dytë dhe të tretë. Por nuk arritëm dhe pësuam dy gola nga Andorra dhe të vjen keq. Ndikon në psikologji­në e lojtarëve, kur sheh të pësosh dy gola të tillë. Je në fushë dhe nuk e beson... Mirëpo ne jemi profesioni­stë dhe e dimë se çfarë përqendrim­i duhet. Mund të mendojmë që jemi të sigurt, por ata na shënuan. Na shënoi dy herë Andorra gjë që se kanë bërë ekipe më të forta se ajo”, ka vijuar Balaj. Më tej, shpjegimi edhe për festën te goli. “Në fakt, unë po gëzoja për golin, por sa u ktheva isha afër shtyllës dhe të gjithë lojtarët ishin aty. Nuk kisha më se ku të shkoja (qesh...) më tej ra edhe freskia dhe qartësia jonë. Mungoi qartësia në pasimin e fundit si pasojë e humbjes së qetësisë”, ka deklaruar sulmuesi i Kombëtares.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania