Panorama Sport (Albania)

“Shfryn” Reja: Ishim të ngathët

“Mbase isha unë përgjegjës­i që nuk i motivova, futbollist­ët po ruheshin nga dëmtimet”

-

Edi Reja ka mbetur i zhgënjyer nga ky barazim. Priste tjetër sjellje dhe grintë nga lojtarët, po e kundërta ngjau. Ai evidenton se skuadra ishte mendjeleht­ë dhe më së shumti e shqetëson fakti që ndaj të voglave vazhdon vuajtja. Gjatë intervista­ve të dhëna pas ndeshjes, trajneri i kuqezinjve pranon që ndoshta ka gabuar edhe ai, duke mos i motivuar aq sa duhet futbollist­ët. Golin e parë të pësuar nuk e kupton ende, madje i duket e tepruar që kundërshta­ri eci 60 metra pa u ndalur nga askush.

PËR “SUPERSPORT” Barazuat me një kundërshta­r që kishte 9 vite që nuk shënonte në një transfertë. E papritur?

Nuk jam fare i kënaqur. Me golin e shënuar shpejt, duhet ta kishim zgjidhur edhe ndeshjen. Sjellja që pati skuadra në fushë, nuk më pëlqeu aspak.

Nuk ju pëlqeu sjellja, por golat e pësuar na i shpjegoni pak?

Hasëm vështirësi prej mendjeleht­ësisë. Ndoshta ishte ndeshja më e vështirë që kemi zhvilluar dhe këtu i referohem pjesës defensive. As me Islandën nuk reaguam kështu në shtëpi. Një ekip që ka bërë paraqitje të mira me intensitet dhe presing, sot (dje) u shfaq shumë i butë, i avashtë dhe i parashikue­shëm. Nuk arrinim të bënim një aksion. Kështu u futëm në siklet. E dinim që Andorra do të mbyllej dhe ngushtonte hapësirat, ndaj duhet të ishim më të vendosur. Nuk fitohet duke luajtur në këtë formë.

Formacioni nuk ishte më i miri i mundshëm, në një kohë që vetë Franca me Moldavinë nuk u kursye. Pse ndodhi kjo dhe mos ndoshta duhet të merrnim këto tri pikë dhe jo të mendohej për takimin tjetër?

Gjasula ishte i skualifiku­ar

dhe Bare rrezikonte Francën. Janë lojtarë që këtë sezon më kanë dhënë shpejtësi, dinamikë dhe ritëm. Sot (dje) provuam Ndojin që nuk kishte pasur shumë hapësirë. Pastaj kundër një ekipi si Andorra, trajneri edhe duhet të provojë alternativ­a

të tjera. Nuk mund të luajnë gjithnjë të njëjtët. Ndryshova diçka, por ndoshta ndryshova pak më shumë se ç’duhej. Mora masa parapake për ata që rrezikonin nga kartonët, pastaj kisha edhe 4-5 të tjerë të dëmtuar. Dhe janë elementë që bëjnë ndryshimin, si Bare, Abrashi apo edhe Xhaka. Ata kanë më shumë dinamikë sesa ata që ishin në pjesën e parë. Në këtë këndvështr­im është e qartë që vështirësi kishim, pasi manovra ishte shumë e ngathët dhe favorizoi ata që ishin mbyllur.

Ju vetë e keni vlerësuar maksimalis­ht Andorrën, mos ndoshta lojtarët nuk e kuptuan rëndësinë e kësaj ndeshjeje?

Lojtarëve ua bëra të qartë që të mos e nënvlerëso­jmë këtë takim, sepse këta kundërshta­rë janë gjithnjë më të vështirë. Shqipëria edhe në të shkuarën ka vuajtur me voglat. Deri më tani kemi bërë gjëra të mira, por ndoshta sot (dje) stimuli

nuk ishte ai që duhej. Na mungoi grinta. Kjo më ka zhgënjyer shumë, por edhe vetë lojtarët e kanë kuptuar. Gabimet edhe mund të ndodhin, por si një skuadër më eksperte dhe teknike krahasuar me Andorrën, pretendoni­m diçka më shumë.

PËR “TVSH”

Mos ndoshta kjo Shqipëri tregoi se ka vetëm 11 titullarë dhe të tjerët nuk janë të aftë as të mundin Andorrën?

Lojtarët që luajtën, më kishin vërtetuar se e meritonin. Pjesën e pranë manovruam, por ishim të avashtë. Pastaj, goli i parë nuk mund të pësohej. Lojtari i Andorrës eci 60 metra dhe askush nuk e ndali. Erdhi në fund dhe e çoi në mes atë top. Janë defekte që nuk mund të pranohen për një skuadër si Shqipëria.

Ndoshta lojtarët s’i kanë marrë aq seriozisht fjalët tuaja?

Duhej një shpirt luftarak. Mbase isha unë përgjegjës­i që nuk i mobilizova. U thashë se ishte ndeshje e vështirë. Më dukej sikur disa lojtarë nuk përplasesh­in dhe nuk jepnin 100% për t’u ruajtur nga ndonjë dëmtim. Jam i zhgënjyer, pasi nuk e meritonte Shqipëria këtë ndeshje. Duhet të merrnim pikë dhe ta mbyllnim këtë rrugëtim me 15 pikë.

A ju ka mbetur ndonjë peng, çfarë do të bënit ndryshe nëse do të kishit mundësi?

M’u duk e drejtë që në fillim të aktivizoja disa lojtarë që nuk kanë pasur shpesh hapësirë. Nuk mund të luajnë vetëm 11, pasi ne duhet të ndërtojmë një organikë prej 20 lojtarësh të një niveli. Këtë do të bëja ndryshe. Në stërvitje ma kanë treguar që e meritojnë. Nuk i shfrytëzua­m hapësirat. Doja që lojtarët e rinj të gjenin mbështetje­n e të tjerëve. Emocioni bën të vetën kur luan me Kombëtaren dhe rendimenti ishte i ulët.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania