Panorama Sport (Albania)

Hysaj: Pyesni Rejan pse nisa nga stoli, tregohemi të vegjël me “të voglat”

Mbrojtësi shkodran: E lehtë të përqendroh­esh me Francën...

-

Elseid Hysaj u rikthye menjëherë titullar me Napolin në Serinë A, pas dëmtimit, por jo për Kombëtaren shqiptare, në duelin e djeshëm kundër Andorrës, një mungesë kjo për të cilën mbrojtësi i djathtë shkodran e thotë hapur: "Ka qenë një zgjedhje taktike e trajnerit. Prandaj, për mungesën time pyesni Rejan..., - nënvizon 25-vjeçari, i cili më pas analizon barazimin me rivalin modest. - Ky rezultat ishte shumë zhgënjyes, sepse besonim se e kishim përgatitur mirë ndeshjen, për më shumë që vinim nga dy paraqitje mjaft të bukura si ndaj Turqisë dhe Moldavisë. Ndoshta, më shumë se çdo gjë tjetër, gabimi ynë lidhej me faktin se ndoshta e morëm butë që në fillim, por Andorra e tregoi gjithashtu se nuk është një skuadër e dobët në fushë, siç mund të duket në letër. Na shpëtoi rekordi i pikëve? Është një mëkat, do të kishte qenë më mirë për të gjithë sikur këtë ndeshje ta kishim luajtur ndryshe, paraqitje e bukur, fitore dhe rekord pikësh". Të pësuarit dy gola nga Andorra është gjithashtu një tjetër problem, për të cilin Elseid Hysaj nuk arrin ta besojë se si kanë ardhur. "Golat e Andorrës erdhën në dy momente që s'më besohej. Nuk mendoj as që e kishim mendjen te dueli i radhës me Francën dhe kjo gjë na shpërqendr­oi. Jo, ishte gabimi ynë nëse dalim me një pikë nga ky duel, pasi na mungoi përqendrim­i. Është e lehtë të jesh i përqendrua­r me Francën, të vjen vetiu kjo gjë, por ndoshta kundër Andorrës ne konfirmuan se sillemi ndonjëherë si të vegjël përballë kundërshta­rëve të vegjël. Nëse duam të rritemi, duhet të jemi më agresivë ndaj skuadrave të ashtuquajt­ura të vogla, gjë e cila na mungon në disa raste, edhe pse pranoj gjithashtu se në disa momente të ndeshjes, Andorra u tregua një skuadër që të bezdis në lojë... Gjithsesi, ky barazim të lë një shije vërtet të hidhur", u shpreh Elseid Hysaj për "RTSH".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania