Panorama Sport (Albania)

Memushaj: Memushaj: Ekipi Ekipi stonoi stonoi i i gjithi gjithi

“Andorra të bën që të luash keq, u frikësuam kur pësuam të dytin gol”

-

Në protokolli­n e ndeshjes, njoftu ar edhe nga faqja zyrtare e UEFA-s, Etrit Berisha shënohej me fashën e kapitenit. Mirëpo, në fushën e lojës ka qenë Memushaj që ka marrë fashën në krah. Mesfushori vlonjat ka startuar si kapiten i skuadrës, në mungesë të Mërgim Mavrajt apo edhe të Elseid Hysajt. Mesfushori kuqezi dje ka luajtur ndeshjen e tij të 37-të me fanellën e Kombëtares, ndërsa portieri është vendosur në kuadrat për herë të 58-të, mirëpo me sa duket, është caktuar shiriti në bazë të moshës. Vlonjati numëron 32 vite dhe i mungojnë vetëm pak ditë për të festuar të 33ën datëlindje, ndërsa gardiani është vetëm 30 vjeç.

KRITIKAT

Memushaj e bën kapitenin jo vetëm në fushë, me kontributi­n e tij, por edhe me deklaratat e drejtpërdr­ejta pas ndeshjes. Në momentin që kuqezinjtë barazuan 2-2 ndaj Andorrës, vlonjati pati kritika për të gjithë skuadrën. "Nuk ka ndikuar gripi në gjendjen time në fushë. Nuk ka lidhje fare. Ama, ne të gjithë nuk kemi bërë një ndeshje të mirë. Realisht e dinim që ishte një ndeshje e vështirë, duke qenë se Andorra të bën të luash keq. Por, duhet thënë dhe pranuar se ne kemi luajtur vërtet keq", ka thënë fillimisht kapiteni për

"RTSH". Më tej, ai ka vijuar komentin duke treguar edhe ndjesinë e vetë futbollist­ëve gjatë ndeshjes, sidomos kur rezultati u përmbys në startin e së dytës. "Porta? Mbrojtja? Mesfusha? Nuk ka lidhje asnjë prej këtyre. Në fakt, nuk funksionoi i gjithë ekipi.

Mbas golit të parë të gjithë mendonim se ndeshja do të ishte e lehtë. Pësuam golin dhe më pas na u fut frika. Mbas golit të parë duhet të kërkonim të dytin për të mbyllur ndeshjen, por në fakt ne u ulëm shumë si ekip. Unë mendoj se duhet ta harrojmë sa më shpejt këtë ndeshje dhe të mendojmë për sfidën me Francën", shtoi kapiteni.

"SUPERSPORT"

Më tej, ai ndaloi edhe në mikrofonin e platformës "SuperSport", ku u pyet veç të tjerash edhe nëse e ka ndërmend startin e edicionit të ardhshëm. "Nuk e di çfarë do të ndodhë në edicionin e ri. Duhet edhe shumë kohë deri në mars. Nuk mund ta mendoj që tani tërheqjen apo jo, nuk është momenti", ka deklaruar Ledian Memushaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania