Panorama Sport (Albania)

Manaj "xixa" me Ismajlin, katër mijë tifozë shohin dy ndeshje

- V. Mema

Nga dedikimet te thumbimet, 4 mijë tifozë që "shohin" dy ndeshje, ashtu si edhe Kombëtarja shqiptare me dy "kapitenë" në fushë. Nervozizëm në disa raste midis lojtarëve tanë, si edhe dy gola të anuluar që nuk sjellin protesta, ndërkohë që Shqipëria dhe Kosova e kanë të vështirë të "ndahen". Të gjitha këto, dhe jo vetëm, ishin disa nga pikantet e mbrëmjes së djeshme, të cilat serviren nga "Panorama Sport".

BILETAT - Ashtu siç pritej, interesimi i tifozëve ishte i pakët dhe numri i tyre shkoi afro 4 mijë. Gjithsesi, si gjithnjë para ndeshjes në sportel nuk munguan radhët. Duke parë që interesimi në orët e fundit ishte i madh dhe për të eliminuar radhët e gjata, biletat nuk u shitën të personaliz­uara.

THUMBIMI - Dy tifogrupe ishin në stadium, "TKZ" dhe "Ilirjan Elite" që përkrahën gjatë gjithë sfidës kuqezinjtë. "TKZ" ironizuan deklaratën e anëtarit të KE në FSHF, Arben Dervishaj, për shkak të deklaratës së tij për "hallexhinj­të". Për këtë arsye një banderolë me këtë mbishkrim qëndroi gjatë gjithë ndeshjes, por nuk munguan as ofendimet në kor për Dervishajn.

"DY KAPITENË" - Shqipëria pati dy "kapitenë" në sfidën e djeshme: Etrit Berishën në protokoll dhe Ledian Memushajn më fushë. Nuk dihet nëse ka pasur një ngatërresë apo shiriti ka ndërruar krah në momentin e fundit. Në pjesën e dytë u bënë tre "kapitenë", pasi në fushë hyri Elseid Hysaj.

DUKA - Armand Duka zbret në fushë para startimit të sfidës dhe bisedon me stafin e federatës, sigurisht për mbarëvajtj­en e ndeshjes. Mirëpo, dy pjesëtarë të tjerë, djem të rinj që mbanin veshur xhupin me logon e FSHFsë, përfitojnë për të bërë një foto me presidenti­n.

PËRPLASJA - Në përfundim të pjesës së parë, Manaj me Ismajlin po debatonin me njëri-tjetrin, sigurisht për diçka që nuk ka shkuar gjatë 45 minutave të para. Në këto momente ndërhyn Ramadani, i cili qetëson Manajn dhe e shtyn për t'u larguar drejt dhomave.

TRAJNERËT - Të dy teknikët, si Reja edhe Alvarez, qëndruan gjatë gjithë kohës në këmbë për t'u dhënë udhëzimet ekipeve të tyre. Edhe pse në pamje të parë mund të dukej një ndeshje pa shumë rëndësi sa u përket pikëve, për trajnerët konsideroh­et gjithnjë si një finale.

KOSOVA - 4 mijë të pranishmit ishin në stadium për të parë Shqipërinë, por sigurisht që një mendje ishte edhe te Kosova. Me të marrë vesh nëpërmjet smartfonëv­e për golin e "Dardanëve" ndaj Çekisë, nuk munguan ovacionet në "Elbasan Arena".

ANULIMET - Shqipëria pa t'i anuloheshi­n dy gola në ndeshjen e mbrëmshme, një në pjesën e parë dhe një në të dytën. Megjithatë, në të dyja rastet kuqezinjtë e morën me sportivite­t dhe nuk bënë protesta të mëdha te gjyqtarët.

HYSAJ - Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, ia dhuroi bluzën e tij një djali të ri me aftësi të kufizuara, duke e bërë të lumtur. Pasi mori fanellën e idhullit të tij, tifozi nuk i mbajti dot lotët për dhuratën e lojtarit të Napolit.

FLAMUJT - Pavarësish­t se Shqipëria dhe Kosova tanimë garojnë të ndara me përfaqësue­set e tyre, kjo nuk i pengon tifozët t'i mbajnë të dy flamujt. Edhe te shitësit ambulantë që kishin mbushur rrugët pranë stadiumit, dy flamujt qëndronin ngjitur me njëri-tjetrin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania