Panorama Sport (Albania)

Angli rekordesh, kualifikim “shtatëball­ësh” ndaj malazezëve

-

Anglia kualifikoh­et në "Euro 2020" pas fitores shtatëball­ëshe që arriti mbrëmë ndaj Malit të Zi. Kur ka mbetur edhe një ndeshje për t'u luajtur, ajo e së dielës me Kosovën, "tre luanët" e trajnerit Sauthgeit kryesojnë Grupin A me 18 pikë dhe pas tyre vjen Çekia me 3 pikë më pak, e cila gjithashtu u kualifikua pas fitores me përmbysje ndaj Kosovës. Suksesi i mbrëmshëm i anglezëve ka ndodhur në një ndeshje jubilare, takimi i 1000-të në rang kombëtarej­e. Një natë rekordesh për ishullorët, ku kapiteni Harri Kein shënoi tre gola për 18 minuta, Temi Abraham është golashënue­si i 430-të në historinë e kombëtares angleze. Anglia nuk shënonte 7 gola në shtëpi që nga tetori i 1987-ës, kur mundi Turqinë me rezultatin 8-0. Një dominim total i Anglisë, ku malazezët më shumë u lodhën për të nxjerrë topin nga rrjeta e tyre, ku vetëm në pjesën e parë e bënë pesë herë. Serinë e golave të fitores për anglezët e hapi Çembërlein në minutën e 11-të dhe tetë minuta më pas është radha e kapitenit Kein për të shënuar golin e dytë për ekipin dhe të parin personal. Në minutën e 24-t Herri Kein shënon dhe i ndryshon shifrat në 3-0. Në minutën e 3-0 Rashford shënon golin e katërt, ndërsa në 37-ën Kein realizon tripletën e tij dhe në shifrat 5-0 mbyllet pjesa e parë. Në pjesën e dytë anglezët luajnë më qetë, por në

minutën e 66-të shënojnë golin e gjashtë, por kësaj radhe mendojnë malazezët, ku Sofranac shkakton autogol. Por ndeshja nuk mbyllet me kaq, pasi në minutën e 84-t ka vend edhe për golin e talentit të Çelsit, Temi Abraham, i cili në fund vendosi të luajë për Anglinë dhe jo për kombëtaren e origjinës, Nigerinë. Të dielën anglezët do të jenë mysafirë të Kosovës, një ndeshje thjesht për statistikë, pasi verdiktet e kualifikim­it në Grupin A janë vendosur tashmë, Anglia e para dhe Çekia e dyta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania