Panorama Sport (Albania)

“Më thoshin luaj prej Tares, tani dua të mund Francën”

"Çfarë emocionesh kur babai i dha fund karrierës"

-

Nga babai tek i biri. Pikërisht si në his torinë e Lacios. Do t'i takojë Thomas Strakoshës që të dielën në darkë të ndeshet me Francën, kampione e botës. Një mbrëmje gala për stadiumin e ri, që është ngritur në vendin e të dikurshmit "Qemal Stafa". Aty, ku më 2004 i takonte babait Fotaq Strakosha që të luante ndeshjen e lamtumirës (ishin shokë skuadre me Igli Taren), teksa kishin mundur kampionen e Europës, Greqinë. Thomas, që sot është portier i Lacios, atëherë ishte 10 vjeç. Dje u rrëfye për ne dhe na tregoi për emocionet që ndien me Kombëtaren, por edhe për ëndrrën e madhe që ka për të arritur në Champions me Inzagin.

Mirëdita Thomas! Çfarë emocioni është të jesh mes shtyllave në stadiumin e ri të Tiranës?

Po presim të ndeshemi me kampionët e botës, Francën, dhe të ndeshesh me skuadra si këto kërkon impenjim maksimal dhe një paraqitje madhështor­e. Një tjetër motivim është edhe inaugurimi i stadiumit të ri. Është maksimumi për një futbollist. Kur mendoj pastaj që tek ai i vjetri pati luajtur babai im, atëherë do të përjetoj emocione të veçanta.

Duke menduar për babanë tuaj, ish-portier i Shqipërisë, teksa luante në stadiumin e vjetër, çfarë mbani mend nga ajo kohë?

Më vjen ndërmend se sa shpejt fluturon koha... Emocione

të bukura. Mbaj mend ndeshjen e tij të lamtumirës, isha në tribunë me familjen. Kur mendoj se tani jam bërë profesioni­st dhe mbroj sot portën e Kombëtares, në të njëjtin stadium në Tiranë, më hyjnë të dridhurat. Ishte viti 2004. Fitoi Shqipëria 2-1 kundër Greqisë që ishte kampione e Europës. Isha 10 vjeç, por e kisha vendosur se do të bëhesha portier. Në fund të ndeshjes nuk hyra në fushë, pasi mami vendosi që ta linim të festonte me shokët. Mbaj mend edhe Brigelin, ish-trajnerin e Shqipërisë, që e detyronte të luante dhe të mos tërhiqej nga futbolli. Kishte kohë që babai im kërkonte të tërhiqej nga futbolli.

Të dielën babai juaj do të jetë në tribunë?

Po, e gjithë familja. Do të jetë një mbrëmje speciale, madje e çuditshme. E kundërta e asaj që ndodhte dikur: sepse më parë shkonim të gjithë për të në stadium, ndërsa tani të gjithë për mua.

Sa i rëndësishë­m ka qenë ai në formimin tuaj?

Familja ka qenë vendimtare. Miliona fëmijë ëndërrojnë të luajnë futboll, por pak ia dalin. Prindërit e mi më kanë qëndruar gjithnjë pranë dhe më kanë dhënë këshilla. Babai im ka qenë dhe do të jetë gjithë karrierën time udhëheqësi im. Që kur isha i vogël më nguliti në mendje një ide të çmuar: Pa punuar fort nuk do të arrija asgjë në jetë. Kur mbusha 15 vjeç, e kuptoi qartë se doja të bëhesha futbollist dhe më ndihmoi të përmirësoh­esha. Kam qenë me fat. Në Itali disa gjëra i mësojnë që në fëmijëri, por në vende të tjera nuk është e njëjta shkollë portierësh. Por unë kisha babain tim që është një mjeshtër..

Cilat janë këshillat që ai ju përsërit më shpesh?

Më njeh mirë dhe e di që

unë kam ambicie për t'u përmirësua­r vazhdimish­t. Ai më thotë sistematik­isht se duhet të përqendroh­em te çdo gjë që bëj dhe të argëtohem me atë që bëj. Pjesa tjetër pastaj vjen vetë.

Ju jeni rritur në Athinë, por ndiheni thellësish­t shqiptar...

Për këtë falënderoj familjen time, për edukimin që kam marrë kur isha i vogël. Nuk duhet të harrosh kurrë origjinën tënde. Për prindërit e mi Shqipëria do të thotë shumë, ndonëse janë larguar prej saj shumë vite më parë. E dua dhe e respektoj shumë Greqinë, por ndihem shqiptar dhe jam krenar që jam nga ky vend.

A ju duhet të korrigjoni gabimin që bëtë në Stamboll?

Po, sigurisht. Gabime bëjnë edhe portierët e mëdhenj. Ndodh. Por unë mendoj për ndeshjen e radhës dhe dua të bëj më të mirën që të

ndihmoj Shqipërinë të fitojë sa më shumë ndeshje.

Kujt i druheni më shumë te sulmuesit e Francës?

Nuk kanë vetëm Grizmanin dhe Mbapenë. Janë një grup i shkëlqyer me një potencial të jashtëzako­nshëm, ku fare mirë mund të kishin edhe tri skuadra cilësore. Për ne është e rëndësishm­e të luajmë si grup dhe të reagojmë mirë ndaj situatave që do të krijohen, me shpresën që të mund t'u marrim ndonjë pikë. Nuk do të jetë e lehtë, por ne do të bëjmë gjithçka edhe për të fituar. Duhet të krijojmë mentalitet­in fitues. Kemi shumë nevojë për ta bërë një gjë të tillë, por jemi në rrugën e duhur për t'ia dalë mbanë. Gjithsesi, me Francën nuk të mungon kurrë motivimi.

Çfarë ju thotë Reja?

Trajneri na jep shumë besim, na bën të ndihemi të qetë dhe na heq gjithë presionin. Jemi të qetë dhe të gatshëm të

japim maksimumin. Për mua dhe për të gjithë shokët e mi është e rëndësishm­e qetësia që na jep. Kemi luajtur shumë ndeshje në kampionat dhe në Shqipëri presin shumë nga ne. Rejan e njoh që nga Lacio, sepse kur ishte ai trajner, unë isha portier i tretë.

Si ju duket tani?

Gjithnjë e më i ri.

Flisni për Lacion me Rejën?

Po, shpesh bëjmë shaka. Ka bërë një punë të madhe te Lacio dhe i mungon paksa Italia, por po ambientohe­t edhe te ne dhe Shqipëria i pëlqen.

Mëkat që nuk ia dolët për në Europian...

Për fat të keq, por ne duhet të vazhdojmë të luajmë mirë dhe të marrim maksimumin në çdo ndeshje. Duam të ndërtojmë diçka speciale dhe të jemi gati për kualifikue­set e Botërorit të ardhshëm.

Cili është objektivi i Ko

mbëtares?

Për ne janë të rëndësishm­e këto dy ndeshje, por duam të arrijmë një tjetër rekord, të kualifikoh­emi në Botërorin 2022. Do të jetë një mision i vështirë, por me këtë grup edhe mund t'ia dalim. Do të ishte arritja më e madhe në karrierë për mua.

Ëndrra me Lacion mbetet Champions-i?

Po, por nuk do ta quaja një ëndërr. Ne kemi potencial për të arritur në katër vendet e para. Duhet të besojmë dhe t'i marrim ndeshjet me radhë.

Të dielën i pritët një penallti Babakarit. Pati polemika dhe Leçe pretendont­e që të përsëritej penalltia...

Së pari, duhet të them se për mua ajo nuk ishte penallti. E drejtë apo jo, mënyra si e prita, nuk më takon mua ta them. Ishte e rëndësishm­e fitorja dhe tani jemi të tretët. Duhet të tregohemi të fortë dhe të mos dorëzohemi. Me

këtë seri fitoresh rikuperuam ato pikë që lamë pas në fillim të sezonit.

Po bëheni specialist­ë penalltish... Ju kujtojmë edhe gjysmëfina­let e Superkupës me Milanin...

Dalëngadal­ë... Nuk e konsideroj veten një pritës penalltish. Shpresoj të bëhem i tillë, por duhet të përmirësoh­em. Rregullat e reja na e kanë vështirësu­ar akoma më shumë punën, por me Grixhonin ne punojmë shumë dhe studiojmë gjuajtësit kundërshta­rë para çdo ndeshjeje. Megjithatë, unë e vendos në momentin e fundit se nga cila anë do të hidhem. Në disa raste ia dal, në disa të tjera jo...

Të dielën kundër Leçes thatë se nuk ju interesoni­n tetë pritjet e bëra, por ishit i mërzitur për dy golat e pësuar...

Po, e vërtetë, sepse unë dua ta mbaj portën të paprekur. Kjo i jep më shumë siguri skuadrës. Është mëkat të pësosh dy gola kur Lacio luan kaq mirë. Duhet të dimë të mbrohemi më mirë që të tjerët ta kenë gjithnjë e më të vështirë t'i shënojnë Lacios. Nëse krijojmë këtë imazh në mbrojtje, atëherë do të mund të arrijmë edhe Champions-in.

Zhgënjimi i parë te Lacio, cili ishte?

Që kur luaj me këtë ekip kam pësuar tri zhgënjime të mëdha. I pari ishte kur humba 2-0 finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit, e dyta ishte kur na mundi Salcburgu në Ligën e Europës, por mbi të gjitha më e hidhura ishte kur na mundi Interi në 20 maj në "Olimpico" dhe mbetëm jashtë Champions-it. Vija pas një jave të tmerrshme prej një dëmtimi në shpinë dhe teorikisht nuk duhet të luaja, por me disa injeksione ia dola të zbrisja në fushë. Ajo humbje ishte ndjesia më e

keqe në karrierë.

Po momenti më i bukur?

Kur i prita penalltinë Dibalës në "Allianz Stadium". Ishte minuta e fundit. Nuk fitonim në Torino prej 15 vitesh.

Shpesh ju vijnë edhe kritika. Roma është një vend i ndërlikuar...

Nuk i dëgjoj kritikat, nuk i shikoj fare. Ka gjithnjë paragjykim­e, edhe kur nuk më njihnin fare. Kur nisa karrierën më thoshin po ecën se është i biri i Strakoshës. Kur erdha te Lacio thoshin se po luaja prej Tares... Nuk më intereson, më mirë madje kur më kritikojnë mua, sepse i heqin presionin skuadrës.

Inzagi ka sloganin "Nuk mbaj mend ndonjë pritje të Strakoshës" si për të thënë se u ka lënë pak hapësirë Lacio rivalëve. Ju shqetëson kjo?

Miqtë e mi më të afërt dhe familja më tallin për atë fjali. Trajneri ka mënyrën e tij për t'u shprehur, e rëndësishm­e është që Lacio të fitojë. Nëse Inzagi mban mend apo jo, ky është problemi im i fundit... (qesh). Me trajnerin kam një lidhje speciale, kemi fituar bashkë edhe një titull me të rinjtë e Lacios.

Përveç babait tuaj, cili është portieri më i fortë, sipas jush?

Për mua do të mbetet gjithë jetën më i forti Bufon. Sa mirë që u kthye te Juvja, sepse nuk e shikoja dot me një fanellë tjetër. Mezi po pres ta takoj në Riad në finalen e Superkupës. E njoh dhe jam krenar për kompliment­et që më bën. Është një njeri i mirë dhe me një bujari që shumë pak lojtarë e kanë. Ka fituar pothuajse gjithçka. E quaj një monument që lëviz. Ndërkohë, arrin të bëjë ende diferencën mes shtyllave.

Cili është sot portieri më i mirë në Itali?

Samir Handanoviç.

Për ta mbyllur, më jepni një vlerësim për Grixhonin, Perucin dhe Taren?

Me trajnerin Grixhoni punojmë shumë në stërvitje, por edhe argëtohem shumë. Kështu ai nxjerr më të mirën tonë. Për Perucin kam shumë për të thënë, por mbi të gjitha vlerësoj faktin që arrin të zgjidhë çdo gjë në skuadër shumë lehtë. Këtë e bën falë personalit­etit që ka. Igli me punën e tij ka ndihmuar që të shkëlqejnë shumë talente dhe i ka dhënë një ndihmë të madhe Lacios. Është një nga drejtorët më të zotë. Respekte për të. (Marrë nga "Corriere dello Sport")

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania