Panorama Sport (Albania)

Bushi: Shkodra ogur i mirë, i kemi marrë masat për përballjen me Anglinë

Kallaku: S'i kam frikë, barazimi pozitiv për ne

- Senad Nikshiqi

Kombëtarja U-21 do të sfidojë sot në orën 19:00 në "Loro Boriçi" 21-vjeçarët anglezë. Për trajnerin Bushi, vështirësi­a është prezente, por në konferencë ai ka garantuar se kuqezinjtë i kanë marrë masat. Në letër jemi vetëm 3 pikë larg Anglisë, por diferencat janë të mëdha... Patjetër që Anglia është ekip i fortë dhe i ka të gjitha fitore. E dimë forcën e Anglisë dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Duhet të shmangim çdo dyluftim, sepse fizikisht ata janë shumë të fortë dhe të shpejtë. Ne i kemi marrë të gjitha masat për ta përballuar siç duhet. Kam shumë besim tek ekipi. Mund të rezultojë me fat stadiumi "Loro Boriçi"? Ne kemi luajtur vetëm një herë dhe kemi fituar 3-2 ndaj maltezëve. Shpresojmë të jetë ogur i mirë. Gjithsesi, kemi punuar shumë edhe nga ana psikologji­ke, sepse është një ndeshje që do shumë durim. Duhet durim dhe sakrificë, duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe ekipi që kemi përballë ka shumë objektiva, qoftë për kualifikim­in, por edhe për të fituar Kampionati­n Europian. Do të luajmë shumë fort, por rezultatin nuk e kemi ne në dorë, sepse në dorën tonë është të luftojmë, të sakrifikoj­në për veten, për ekipin dhe për Shqipërinë. Fitorja me Kosovën është një motiv më shumë? Patjetër që fitorja me Kosovën na ka dhënë një moral të lartë, sepse kishim kohë pa fituar dhe na motivon dhe, pse jo, të pretendojm­ë për një rezultat pozitiv me Anglinë. Duhet të jemi me këmbë në tokë, të dimë se kush është Anglia dhe kush jemi ne dhe ta përballojm­ë siç duhet. Si është gjendja e ekipit tuaj? Kemi pasur shumë mungesa, sepse 3 lojtarë janë tek U-19, kemi lojtarë me kartonë të verdhë apo të dëmtuar. Kemi marrë shumë lojtarë të rinj dhe më të vegjël që t'i kemi për sezonin e ardhshëm, por besoj se edhe ata do të paraqiten mirë dhe ne kërkojmë të bëjmë lojë të bukur, sepse rezultati nuk është në dorën tonë. Shpresoj t'i kënaqim tifozët. Do ta tentoni të paktën barazimin? Kemi menduar strategjin­ë tonë që jo t'i dalim përballë Anglisë aty ku ata janë më të fortë, karakteris­tikë e tyre janë shpejtësia dhe fuqia, ndërsa ne do të mundohemi ta luajmë topin poshtë, me pasime të shpejta dhe të jemi sa më të qartë në sulm. Ato sulme që do të bëjmë mbase do të jenë të pakta, por duhet të jenë të sakta dhe pastaj shpresojmë në Zot që po i bëmë mundin, mund të marrim një rezultat pozitiv, pse jo. Kapiteni Sherif kallaku është shprehur me optimizëm dhe fare pa frikë. "Futbolli i sotëm ka treguar që ekipet me emër më të vogël mund t'i përballojn­ë ato me emër më të madh dhe të marrin një rezultat pozitiv. Shpresojmë ta bëjmë edhe ne. Yjet e Anglisë? Përderisa unë futem në fushë me ata, jam i barabartë dhe nuk më tremb askush. Janë tri rezultate dhe nuk kemi presionin e pikëve, siç e ka Anglia. Edhe një barazim do të ishte pozitiv për ne", ka thënë kapiteni i Shpresave.

 ??  ?? Alban Bushi dhe kapiteni Kallaku në konferencë
Alban Bushi dhe kapiteni Kallaku në konferencë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania