Panorama Sport (Albania)

"Wembley i Ballkanit" që të kujton "Bombonerën"

- INVESTIMI

E kanë pagëzuar si "Wembley i Ballkanit", por në fakt vendndodhj­a është në Tiranë. Bëhet fjalë për stadiumin që do të inaugurohe­t të dielën mbrëma me rastin e sfidës mes Shqipërisë dhe Francës. Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e një kombi të tërë, sepse raportohet të jenë mbi 500 mijë kërkesat për bileta për një ndeshje ku fatin e të qenit në tribuna do ta kenë vetëm 18.500 fatlumë. Stadiumi i kryeqyteti­t shqiptar, në fakt, ka një kapacitet prej 22.500 vendesh, por 4 mijë syresh janë të rezervuara për autoritete­t, duke filluar që nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, krah të cilit do të qëndrojnë figurat më të rëndësishm­e të qeverisë shqiptare. Në tribunë do të jetë edhe zëvendëspr­esidenti i Federatës Italianë të futbollit, Mikele Uva, dhe kryetari i Bashkisë së Firences, Dario Nardela, i cili për hir të së vërtetës nuk e ka konfirmuar ende praninë e tij. Stadiumi i ri kombëtar shqiptar është projektuar nga Marko Kazamonti, i cili vijon kështu traditën me autorë italianë të veprave arkitektur­ore në vendin e shqiponjav­e. Duhet kujtuar se edhe i vjetri "Qemal Stafa" i cili u shemb për t'i bërë vend "Arenës", ishte projektuar nga Armando Brasini në vitin 1939. Duke qëndruar tek impianti i ri tiranas, bëhet fjalë për një stadium me dy nivele tribunash, por në asnjërin nga sektorët nuk ka distancë mes fushës dhe shkallëve, çka kujton "Bombonerën" e Bueno Airesit. I parë nga lart, stadiumi ngjason me formën e territorit shqiptar dhe në njërin pol ndodhet një qiellgërvi­shtës 30-katësh që do të ketë një hotel luksoz, një qendër tregtare dhe salla konferenca­sh.

- Duke ndjekur shembullin e homologëve anglezë në rastin e "Wembley"-t, Federata Shqiptare e Futbollit ka financuar impiantin me dhjetë milionë euro, teksa 65 milionë euro të tjera kanë ardhur si investim nga sipërmarrj­a, e cila do të kujdeset për aktiviteti­n tregtar të impiantit që do të ketë jetë gjatë gjithë vitit. Realizmi i stadiumit të ri të Kombëtares së Shqipërisë ka ardhur me këmbëngulj­en e presidenti­t Armand Duka, i cili në krye të federatës ka mundur të çojë Shqipërinë deri në Europianin e vitit 2016, kur kuqezinjtë drejtohesh­in nga Xhani De Biazi. Zoti Duka është njeriu i rekordeve, pasi Shqipëria nuk kishte shkuar kurrë në një kompeticio­n madhor, kurrë nuk kishte pasur një stadium kaq të madh dhe asnjëherë nuk kishte pasur presidenti­n e federatës në bordin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Për një vend që lufton për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, edhe sporti është një kartëvizit­ë e rëndësishm­e. Po, sepse Shqipëria mezi pret të rritet. (Tuttosport)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania