Panorama Sport (Albania)

Vllaznia nis merkaton, kërkon një sulmues e një mesfushor organizato­r

Në dhjetor do ketë skarcime në ekip, largohen ata që s'kanë bindur

- Admir Uruçi

Pavarësish­t se Vllaznia e tekniku i saj, Mirsad Jonuz, e ka mendjen për t'i mbyllur sa më pozitivish­t takimet deri në fund të kësaj pjese të parë të sezonit, sërish kjo nuk ka bërë që stafi i klubit dhe ai i ekipit, të ketë mendjen edhe tek e ardhmja. Basti i teknikut deri në mbyllje të vitit është që Vllaznia të grumbulloj­ë 26 deri në 27 pikë, gjë që për teknikun duket sa e arritshme po aq edhe pozitive. Një gjë e tillë me disa ndërhyrje në merkato do të bënte që kuqeblutë të mos vuanin për sa i përket pjesës tjetër të sezonit. Nga sa mësohet, drejtuesit e klubit, që tani pavarësish­t se mund të duket herët, kanë filluar të mendojnë për përforcime­t e merkatos së dimrit. Po kërkohen lojtarë në të katër sektorët e fushës, por gjetja e një sulmuesi "race", por edh e një mesfushori organizato­r duket se janë kërkesat më të ngutshme. Po ashtu, drejtuesit po shikojnë për të forcuar ekipin edhe në mbrojtje, por pa lënë pas dore ndoshta edhe portën, pavarësish­t se në këtë pozicion gjërat janë më ndryshe. Dy brazilianë­t e ardhur për sulmin duket se ende nuk ngrohin plotësisht, ndërsa sulmi i besuar tek i riu Zogaj, që nuk është një sulmues i mirëfilltë, të lënë të kuptosh se nevoja për një sulmues të mirëfilltë është e menjëhersh­me. Nga ana tjetër, pikëpyetje­t për një rikthim të Hygorit, por edhe nevoja që në skuadër të jenë dy mesfushorë organizato­rë ka bërë që edhe ky sektor i fushës të jetë një nga pikat që drejtuesit e klubit mësohet se po kërkojnë. Treshja Liçi-Firat e Jonuz, me sa duket, me kërkesë edhe të këtij të fundit, është e impenjuar që tani për të bërë goditjet e duhura.

LARGIMET

Mirëpo, skuadra në merkaton e janarit mund të mos njohë vetëm përforcime. Ajo edhe mund të reduktohet me lojtarët që janë aktivizuar më pak gjatë kësaj pjese të sezonit. Largime të tilla mund të jenë edhe të detyruara, pasi buxheti që klubi ka në dispozicio­n nuk mund të përballojë lojtarë të afruar pa gjetur edhe mundësitë financiare. Mirëpo, këto largime nuk do të jenë të gjitha të diktuara nga financat, por një pjesë e lojtarëve, të paktën gjatë këtyre 12 javëve, kanë bërë shumë pak nga çfarë drejtuesit e klubit kanë pritur prej tyre. Pavarësish­t se në klub nuk flitet ende me emra, pasi është herët për një gjë të tillë, sepse situata mund të ndryshojë, por nga ajo që duket është se disa nga afrimet e merkatos së verës kanë dhënë pak për këtë skuadër, madje duke mos justifikua­r as besimin që stafi teknik me në krye drejtorin sportiv Firat kanë pasur për ta. Pa e hequr fare mendjen nga kampionati, te Vllaznia ka nisur puna për skuadrën që do të startojë në vitin e ardhshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania