Panorama Sport (Albania)

Partizan shumëkombë­sh, Lerda ka aktivizuar 20 lojtarë

Pikante dhe statistika nga kampionët në fuqi pas 12 javëve të para në Superiore

-

-Partizan shumëkombë­sh. Janë jo pak, por 9 pasaporta te "demat". Dhe gjithçka nis me italianin Franko Lerda në stol, për të kaluar në fushë te futbollist­ët. Veç lojtarëve me pasaporta shqiptare, kosovare, e maqedonase ka edhe brazilianë, nigerianë, rumunë, venezuelia­në, xhamajkanë dhe ganezë. - Alban Hoxha dhe Egzon Belica janë "kampionët" e të kuqve.

Asnjë sekondë të humbur në 12 javë. Edhe pse të gjitha ndeshjet i kanë luajtur edhe Lorenc Trashi me Esat Malën, portieri dhe mbrojtësi numërojnë 1080 minuta në fushë.

- Janë 20 lojtarë që kanë marrë minuta te të kuqtë, ndërsa 10 të tjerë janë në pritje të shansit të tyre.

- Brajan Braun nuk i përballon dot ndeshjet deri në fund. Këtë e thonë shifrat, pasi 6 herë i është dashur të dalë nga fusha. - Jasir Asani dhe Jurgen Bardhi janë "mbretërit" e aktivizimi­t nga stoli, pasi 5 raste u është dashur ta nisin lojën si zëvendësue­s. - Jozef Ekuban "ngroh" stolin. Në 10 ndeshje i është dashur që të rrijë si spektator në pankinë, ndërsa në total ka luajtur vetëm 33 minuta. Brajan Braun, Esin Hakaj e Eneid Kodra e konkurrojn­ë denjësisht, pasi kanë 9 përballje.

- Partizani nuk e ka një "bomber" të mirëfilltë dhe Erald Çinari mbetet shënuesi më i mirë me 3 gola. Në total e kanë gjetur 15 herë rrjetën dhe golat shpërndahe­n mes 7 lojtarëve. - Janë 13 lojtarë që e kanë provuar të verdhin nga 20 që janë aktivizuar te Partizani në 12 javë. Nuk janë aspak "fair", pasi në total janë ndëshkuar me 24 kartonë të verdhë dhe 3 të kuq. Një pas dy të verdhëve i takon Romeros, ndërsa dy të tjerë i ka Solomon.

- Nëse ndeshjet do të luheshin vetëm 45 minuta, Partizani do të ishte i dyti në renditje. Pas 12 javësh, pjesët e para të ndeshjeve i kanë mbyllur me vetëm 4 fitore, pra 2 më pak, 7 barazime dhe 1 humbje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania