Panorama Sport (Albania)

Rikthehet Solomon, gati për Laçin

Boshatiset infermieri­a, Lerda pritet të modifikojë formacioni­n për kurbinasit

- ILIR CARA

Partizani i ka dhënë fund pushimit tred itor dhe dje të kuqtë nën drejtimin e stafit teknik kanë nisur punën për ndeshjen e radhës, ku në kryeqytet presin Laçin. Përgatitje­t për këtë takim kanë nisur me lajme të mira, pasi infermieri­a e kuqe është drejt boshatisje­s. Por pa dyshim lajmi më i mirë për trajnerin Lerda është rikthimi i sulmuesit Theofilus Solomon. Për shkak të një dëmtimi që pësoi para ndeshjes me Skënderbeu­n, nigeriani nuk ka qenë i gatshëm për ekipin në katër sfidat e fundit. Problemet muskulore të Solomonit konsideroh­en të kaluara, pasi dje sulmuesi është bashkuar me grupin duke u përgatitur normalisht. Në këto kushte, i bie që 23-vjeçari të jetë i gatshëm për Laçin dhe nëse në ditët në vijim kondicioni i tij fizik vjen në rritje, pritet që Solomon të jetë titullar në këtë takim. Në 12 javë kampionat, Solomon ka qenë prezent në fushë vetëm në gjysmën e ndeshjeve, ku në dy raste ka qenë i pezulluar nga kartonët e

kuq, ndërsa në katër takimet e fundit nigeriani mungoi për shkak dëmtimi. Me rikthimin e 23-vjeçarit Partizani pritet të jetë më agresiv në fazën sulmuese, për vetë cilësitë që zotëron lojtari, i cili në aq ndeshje sa ka luajtur, është konsiderua­r si problem për mbrojtësit kundërshta­rë.

Përveç nigerianit, java ka nisur mbarë edhe për lojtarët e tjerë që kanë pasur probleme në javën e shkuar, të cilët gjithashtu si Solomon janë përgatitur dje së bashku me grupin. Theofilus Solomon, Jozef Ekuban, Kristi Kote dhe Esin Hkaj kanë qenë mungesat që trajneri Lerda ka pasur për dy sfidat e fundit, por shpresohet që të gjithë të jenë gati për javën tjetër në mënyrë që trajneri Lerda t'i bëjë llogaritë edhe me këta futbollist­ë. Me Solomon në gatishmëri, i bie që trajneri Lerda ta ndryshojë sërish formacioni­n, kryesisht në fazën sulmuese. Me rikthimin, do të thotë që nigeriani balotazhin do ta ketë me Jurgen Bardhin, i cili ka qenë pika referuese e "demave" në fazën ofensive në këto katër javët e fundit, ku ekipi ka marrë dy fitore ndaj Skënderbeu­t dhe Luftëtarit, si dhe dy barazime ndaj Kukësit dhe Flamurtari­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania