Panorama Sport (Albania)

Besa, Klejdi Ndraxhi: Duhet të reagojmë patjetër

Mesfushori shijakas shpreh bindjen se situata do ndryshojë

-

Besa e këtij sezoni ka pasur shumë oshilacion­e dhe, siç e kanë pohuar të gjithë në kampin verdhezi, rezultatet e 8 javëve nuk i përgjigjen lojës së skuadrës në fushë. Në këtë linjë është edhe mesfushori shijakas, Klejdi Ndraxhi, i cili thekson se kavajasit nuk duhen gjykuar nga pikët. "Kushdo ka të drejtë të na kritikojë për pozicionin që kemi në renditje, sepse jemi shumë larg asaj që kishim menduar. Pajtohem me kritikat e drejtuesve. Sigurisht që as ne lojtarët nuk e kishim menduar kurrë se do të kishim 8 pikë në 8 ndeshje. Është e drejtë që loja e bukur nuk mjafton dhe se rëndësi kanë pikët, por loja është garanci.

Për mendimin tim, Besa nuk ka pikët që ka merituar, sepse grupi i saj është në masën më të madhe i përbërë nga lojtarë të rinj, 18-19vjeçarë. Dua të them se nuk kemi përvojën e duhur për të administru­ar mirë rezultatin. Nga emocionet dhe dëshira për të bërë atë që s'munden, të rinjtë gabojnë. Do të përjashtoj­a ndeshjet me Shënkollin dhe Pogradecin, sepse në 6 të tjerat kemi qenë ne që kemi udhëhequr. Thjesht është dashur të menaxhojmë lojën dhe rezultatin, por jemi ndëshkuar në fund. Kemi shpërdorua­r pa fund, kjo është thënë shpesh", thotë Ndraxhi. "Motori" i mesfushës verdhezi ka bindjen se gjërat shpejt do të ndryshojnë. "Mosha e re e lojtarëve ka disavantaz­he, por ka edhe avantazhe. Ne kemi freskinë fizike dhe dëshirën për lojë, kështu që ndryshimi do të vijë. I kemi parametrat e kërkuar. Personalis­ht, dua të jemi më luftarakë në momente të caktuara loje, por edhe pragmatist­ë. Duhet të jemi të ndërgjegjs­hëm se një gabim i vogël e çon dëm fatin e ndeshjes. Besa ka mundësi reale të ngjitet në renditje dhe me përqendrim dhe përgjegjës­i, do t'ia dalim". Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania