Panorama Sport (Albania)

Lushnja, Haremi s’e diskuton kreun

Kalendar “ferri” deri në fund të 2019-ës. Një provë force për skuadrën e Gjylës

- ALBAN ALUSHI

Periudhën e ndërpre rjes së kampionati­t lushnjarët po e shfrytëzoj­në duke u përgatitur për pjesën e mbetur të ndeshjeve të këtij viti kalendarik. Kryesuesit e Grupit B kanë një kalendar relativish­t të vështirë deri në fund të vitit 2019. Skuadra verdhejesh­ile do të luajë fillimisht dy transferta radhazi, me Ilirinë dhe më pas me Shënkollin, për të vazhduar me derbin me Apoloninë në stadiumin “Roza Haxhiu”, përballjen tradiciona­le me Besën dhe për ta mbyllur pjesën e parë të sezonit në shtëpi me Devollin. Pas 8 javësh kampionat të luajtura, skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Gjyla udhëheq grupin me 18 pikë, 2 më shumë se Pogradeci dhe 4 më shumë se Apolonia, por detyra e vështirë është që ta mbajë atë, duke përballuar edhe një kalendar “ferri” si ky që ka përpara.

HAREMI – Portieri i Lushnjës, Oltjan Haremi, në një prononcim për gazetën “Panorama Sport” thekson se skuadra verdhejesh­ile është e vendosur për të mbrojtur kreun deri në fund të kampionati­t. “Lushnja po stërvitet me qetësinë psikologji­ke që të sjell vendi i parë në grup. Jemi në krye dhe kjo është shumë e rëndësishm­e. Çdo ndeshje nga ne shihet si mundësi për të marrë pikët maksimale dhe të jemi gjithnjë të parët, duke u përmirësua­r aty ku duhet. Patjetër që kemi bërë edhe gabime dhe duhet të mësojmë nga ato gabime që janë vënë re. Deri tani

Lushnja ka treguar se është pretendent­ja kryesore për ngjitjen në Superiore dhe kështu do të jetë deri në fund. Kreu do të jetë i yni”, është shprehur Haremi. Portieri 27-vjeçar ka luajtur 8 ndeshje të plota, 720 minuta në total, ku ka pësuar 8 gola, 2 prej të cilëve me penallti. Haremi ka pritur një penallti dhe është ndëshkuar vetëm një herë me karton të verdhë. Paraqitja e tij në këtë kampionat ka qenë stabël dhe porta lushnjare duket se ka gjetur njeriun e duhur për ta mbrojtur me dinjitet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania