Panorama Sport (Albania)

Pep zemërarti, u shkruan letër 114 tifozëve specialë të Sitit

Bënë 6500 kilometra deri në Ukrainë, gati surpriza e madhe

-

Tensioni i shfaqur pas humbjes me Liverpulin dhe distanca nga të kuqtë, e cila është zgjeruar në 9 pikë tashmë, mund të shkaktojë edhe shpërqendr­ime të pranueshme, por Pep Guardiola tregon se mund të kalojë përtej këtij momenti të vështirë dhe të mos harrojë edhe sakrificat e tifozëve. Dhe ndoshta, për të çtensionua­r disi edhe mërzinë që mund të kenë prekur ultrasit e Mançester Sitit, trajneri spanjoll ka vendosur të bëjë një gjest shumë të bukur, në pritje të ndeshjes së radhës në Champions, për 114 tifozë specialë. Siç raporton media angleze, 49vjeçari ka vendosur t’ua dedikojë ditën e djeshme atyre që e ndoqën në debutimin e bërë në Europë, më 18 shtator. Siti e nisi aventurën e sivjetshme në Ligën e Kampioneve duke udhëtuar 6.500 kilometra larg qytetit të tyre, në Ukrainë, përballë Shahtjor Donetskut. Edhe pse distanca ishte shumë e largët, “Qytetarët” u ndoqën nga 114 tifozë specialë, të cilët mbështetën ekipin, por këtë sakrificë të tyre do ta shohin t’u shpërblehe­t me rastin e duelit të kthimit, në “Etihad Stadium”, më 26 nëntor. Pikësëpari, Pep Guardiola ka gjetur emrat dhe secilit prej tyre u ka dërguar një letër falënderim­i që mbante emrin dhe firmën e tij, por duke u saktësuar edhe një trajtim special për duelin me Shahtjorin. Për këta 114 tifozë 26 nëntori do të jetë një ditë shumë intensive, duke qenë se ata do të kenë mundësinë të kalojnë shumë kohë me idhujt e tyre, duke nisur nga qëndrimi në tunelin “VIP” të stadiumit ku do të mund të takojnë lojtarët, Guardiolën etj, por gjithashtu do ta shijojnë ndeshjen në tribunën më luksoze të stadiumit të Sitit, pasi dy muaj më parë nuk ngurruan, por sakrifikua­n dhe rezistuan mes të ftohtit ukrainas. Sa për saktësim, hyrja në zonën “VIP” të stadiumit të Sitit varion nga 600 paundët për person në tunelin “VIP” deri në 12.000 paundët e dhomave “VIP”, me pamje nga fusha, që mbajnë 10 persona.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania