Panorama Sport (Albania)

Ronaldo, 3 shuplaka Sarrit: Jo mirë, por jam në superformë

Edhe Santos godet: Ju thashë që nuk ishte i dëmtuar...

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Që do të kishte qenë një mbrëmje e mad he për Ronaldon, kjo ishte kuptuar përpara ndeshjes. Kapiteni i Portugalis­ë kishte vendosur që të bënte një shëtitje të shkurtër në parkun që rrethon qendrën stërvitore të luzitanëve dhe nuk mund t’u shpëtonte kamerave e gazetarëve. Të shtyrë ndoshta edhe nga shqetësime­t e shfaqura nga Juventusi për formën e Ronaldos, të justifikua­ra me një dëmtim në gju, alieni portugez nuk ngurroi të thumbojë nga larg trajnerin bardhezi, Mauricio Sarri: “Është në formë kapiteni? Po ju jap një lajm për të gjitha faqet e para të botës: nuk jam vetëm në formë, por jam në një formë fantastike. Ndaj mos u shqetësoni për kapitenin”. Dhe me sa duket, Ronaldo kishte të drejtë, sepse 3 golat e shënuar ndaj Lituanisë, në të vërtetë u dukën më shumë si 3 shuplaka drejtuar trajnerit Sarri.

FLET SANTOS - Fernando Santos nuk ka dashur të flasë për perfeksion, përkundraz­i, nuk ka ndërmend që të lëshojë asnjë gram buzëqeshje, pa pasur sigurinë matematiko­re për t’u kualifikua­r në “Euro 2020”. “Nuk ka paraqitje perfekte, ka vetëm fitore, barazime dhe humbje. Po, bëmë një ndeshje të mirë, por bëmë detyrën dhe tani mund të mendojmë për

hapin e radhës. Ishte një sfidë që nuk mund ta gabonim, ndonëse finalen e madhe e kemi të dielën, me Luksemburg­un, - u shpreh trajneri i Portugalis­ë, i cili nuk zgjatet as për Ronaldon. – Tripleta e tij? Kristiano është një burrë i zgjuar, një lojtar fantastik. Ai nuk

më mahnit më, sepse siç e thashë edhe para ndeshjes, Ronaldo ishte në formë fantastike dhe e tregoi. Nuk kishte as dëmtim dhe asgjë tjetër. Thjesht e dija që do të bënte një ndeshje të madhe, e cila na afron me kualifikim­in tonë për në Europian”, përfundoi Santos.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania