Panorama Sport (Albania)

Mesi: Ja i vetmi lojtar që i jam përulur për një bluzë

Ylli i Barçës tregon prapaskenë­n me Zidanin

-

Jo vetëm tifozët, kolegë e rivalë, por Lionel Mesi ka pasur edhe arbitra të cilët i janë lutur për të pasur një fanellë të tijën, pas një prej ndeshjeve të tij të shumta në karrierë. Por me sa duket, edhe vetë “Pleshtit” argjentina­s i ka ndodhur që t’i përulet dikujt në karrierë, për të pasur bluzën e tij, një idhulli që e ka pasur në fushë si rival, por që sot e ka edhe kundërshta­rin më të fortë, ndonëse nga stoli i Realit të Madridit. “Asnjëherë në karrierën time nuk mbaj mend që të pres dikë në fushë apo në tunel për të ndërruar fanellën, me përjashtim të një lojtari të vetëm. S’e mbaj mend se kur, por një herë luajta kundër Zidanit dhe i kërkova bluzën. Vetëm atij nuk i rezistova... Në përgjithës­i, ne argjentina­sit nuk e kemi në gjen që ta ndërrojmë fanellën me një kundërshta­r, jemi indiferent­ë për këtë, nëse nuk vjen ai që të na e kërkojë me ngulm. Ndoshta edhe kur diçka e tillë u bë si modë, neve nuk e kemi përvetësua­r diçka të tillë dhe vazhdojmë me këtë traditë. Gjithsesi, vetëm Zidanit nuk mund t’i rezistoj”, u shpreh Lionel Mesi për “TyC Sports”. Dhe pikërisht përballë Realit të Madridit të stërvitur nga Zinedin Zidan, Lionel Mesi nuk ka luajtur ende, duke kujtuar që “El Clasico” u shty për në datën 18 dhjetor. Ndërkohë, për sa u përket shifrave sezonale, ylli 32vjeçar i Barcelonës numëron 9 gola dhe 5 asiste në 11 ndeshje, ndërsa kontrata e tij me katalanasi­t, e cila i garanton deri në 50 milionë euro në sezon (mes bonuseve për Ligën e Kampioneve, kampionati­t etj) skadon më 30 qershor 2021.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania