Panorama Sport (Albania)

Milan, ja plani 60 mln € për Ibrën

“Çelësi” janë kontratat dhe Champions-i, 38-vjeçari kuqezi për 18 muaj

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Me postimin ku i jepte lamtumirë, në mënyrën e tij, Amerikës, Zlatan Ibrahimovi­ç faktoi se është gati për një hap të ri në karrierën e tij. Nga mesi i dhjetorit thuhet do të zbardhet e vërteta e suedezit, i cili me shumë gjasa do të kthehet në Serinë A. Sipas “Sportmedia­set”, 38-vjeçari ka 60 për qind mundësi të zbarkojë te Milani, teksa 40-përqindësh­in e mbetur e ndajnë Bolonja e Napoli.

SITUATA – Drejtuesit e Milanit, edhe pse propagando­jnë një politikë që parashikon të rinj të talentuar e me kosto të ulët, mund të mbyllin një sy për Ibrahimovi­çin. Me sa duket janë bindur, sulmuesi mund ta ndihmojë ekipin të ringrihet, madje të arrijë edhe një vend mes katër të parave. Përveç problemit menaxhues, është edhe ai i lidhur me rrogën. Mino Raiola do të kërkojë një kontratë 18-mujore nga e cila lojtari mund të përfitojë 8 milionë euro në total. Ideja kuqezi është afrimi i Ibrës për 6 muaj me mundësinë për të zgjatur bashkëpuni­min edhe për një tjetër sezon, gjithnjë nëse objektivat e klubit arrihen. Kjo hipotezë do t’i ndihmonte kuqezinjtë të mbroheshin nga mosha e bomberit nga Malmoe, i cili garanton përvojë e mbase gola, por jo rezistencë për ritmet e Serisë A.

PROBLEMET – Përveç faktit që Ibrahimovi­ç duhet të pranojë kushtet e Milanit, nevojitet të pranojë edhe zgjedhjet taktike, pasi roli i titullarit nuk mund t’i garantohet. Përpos këtij fakti është edhe raporti i Mino Raiolës me drejtuesit e “Djallit”. Menaxheri aktualisht mbron interesat e Donarumës, Romanjolit

dhe së shpejti mund të ketë ato të Susos, ndaj bashkëpuni­mi për Ibrën mund të kanalizohe­t më lehtësisht, aq më tepër që në fund të sezonit do të diskutohen edhe kontratat e treshes së sipërpërme­ndur. Çdo afrim Milani duhet ta financojë, ndaj edhe buxheti

përbën një pengesë. Boban e Maldini do të tentojnë grumbullim­in e 60 milionë eurove me shitjet e Frenk Kesit, Fabio Borinit dhe Rikardo Rodrigezit në mënyrë që të “mbulojnë” shpenzimet për Ibrën, por edhe për ndonjë mbrojtës gjatë merkatos së dimrit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania