Panorama Sport (Albania)

Legjenda “Zlatan Ibrahimovi­ç”, ja 10 frazat epike të suedezit

-

Përveç golave dhe paraqitjev­e në fushë, Zlatan Ibrahimovi­ç shpesh ka bërë bujë edhe me deklaratat e tij të cilat kanë qenë po aq mbresëlënë­se sa bëmat e tij në fushën e blertë. Kemi shkëputur dhjetë prej tyre, pavarësish­t se suedezi ka habitur edhe në shumë raste të tjera.

FËMIJËRIA – Duke folur për vitet e kaluara në lagjen famëkeqe të Rosengardi­t në Malmo (Suedi), Ibra ka thënë: “Mund të largoni djaloshin nga geto, por jo geton nga djaloshi”.

PA PROVA – Në vitin 2000 Arsen Venger e fton tek Arsenali për të bërë disa stërvitje prove. Përgjigjja e suedezit në 4 fjalë: “Ibra nuk bën provime”.

BOTËRORI – Vetëm 20-vjeçar në Botërorin e 2002-shit. Ibra luan fare pak, e më vonë deklaron: “Gjatë Kupës së Botës në Japoni e Kore u shpalla tri herë “Lojtari më i mirë i ndeshjes” edhe pse nuk luajta asnjë ndeshje”.

GUARDIOLA – Nuk janë mister problemet me Pep Guardiolën në sezonin e vetëm që Ibrahimovi­ç kaloi në Barcelonë. Kur tekniku e aktivizoi për pesë minuta ndaj Vijarealit, Ibra shpërtheu në dhomat e zhveshjes duke i thënë: “Nuk ke b..e. Pirdhu”.

DHURATA – Në një intervistë gazetari e pyet Zlatanin se çfarë do t’i dhuronte bashkëshor­tes për festat e fundvitit. “Dhuratë? S’i duhen sepse ajo më ka mua”.

SHPEJTËSIA – I apasionuar pas makinave, Ibra nuk e ka mohuar kurrë fiksimin për shpejtësin­ë. Në një rast ka pranuar: “Nuk e duroj dot qetësinë, kam nevojë për aksion. Edhe makinën e drejtoj si i çmendur. Kam shmangur kalecët me Porshin tim me 325 kmh”. KOMBËTARJA – Përfaqësue­sja e Suedisë kualifikoh­et në Botërorin brazilian të vitit 2014, por Ibrahimovi­ç as që ftohet. Sulmuesi e mori me sportivite­t duke deklaruar: “Botërori pa mua nuk ka kuptim. Nuk do të ketë asgjë për të parë dhe nuk duhet pritur”.

PARISI – Në maj të 2016-ës u largua nga PSG. Në konferencë­n e largimit Ibra tha: “Erdha si mbret në Paris e po largohem si legjendë”. SHIJE SEKSUALE – 2009-’10 ishte një sezon problemati­k për Ibrën në Barcelonë. I fotografua­r në një pozicion të pazakonte duke folur me Piken, disa ditë më pas një gazetar e pyet mbi shijet seksuale. “Po më pyet nëse jam homoseksua­l? Eja në shtëpinë time dhe ta tregoj unë. Mos harro të marrësh motrën tënde me vete”.

“JAM IBRA” – Pasi refuzoi Arsenalin në mënyrë epike, Ibrahimovi­ç u sigurua që edhe zbarkimi tek Ajaksi të ishte i tillë. Në prezantimi­n e tij me shokët, suedezi mësohet të ketë thënë: “Unë jam Ibra, ju kush k... jeni”. Kjo mbetet fjalia që e përfaqëson më së miri, sepse ai është Zlatan Ibrahimovi­ç dhe thotë çfarë i do qejfi. Pa filtra!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania