Panorama Sport (Albania)

Interi fluturon, po ndihet efekti “Konte”

Sot është një pikë larg kreut, fiton ndeshjet edhe kur s’dominon

- Përgatiti: LEDIO NASE

Interi po rritet. Është efekti “Konte”, i cili ka nisur të shtyjë që nga fillimi i qershorit, porsa ishtrajner­i i kombëtares italiane firmosi kontratën trevjeçare me zikaltrit. Dhe tani, 80 ditë nga starti i sezonit, po konfirmohe­t. Po, sepse Interi i sotëm qëndron më lart se ai i stërvitur vitin e kaluar nga Luçiano Spaleti. Pas 12 javësh janë shifrat ato që shpërblejn­ë punën e Kontes, i cili të shtunën në mbrëmje nisi pushimet pas suksesit kundër Veronës duke u shprehur: “Shkojmë në pauzë me entuziazëm dhe moral të lartë. 31 pikët e regjistrua­ra nga ne janë arritje”. Dje u rikthye në Milano pas një udhëtimi të shkurtër në Arabinë Saudite ku dha leksione futbolli: të mërkurën stafi i tij vuri në provë lojtarët që nuk janë nisur me kombëtaret, ndërsa tani komandën do ta marrë sërish “komandanti”.

“NJË METËR” LARG SARRIT

Në krahun e Kontes janë statistika­t, disa prej të cilave më të dukshme, të tjera më të fshehura. Pikë më shumë dhe distancë nga vendi i parë, gola dhe fitore, goditje në portë pro dhe kundër, praktikish­t të gjithë zërat me Konten në stol janë në rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit 2018-’19 (ka zbritur zotërimi i topit, por zikaltrit komandojnë në Serinë A, duke mbajtur topin për 29 minuta e 21 sekonda çdo ndeshje). Pa harruar euforinë e tifozërisë së “San Siros”: një vit më parë në nëntor Interi kishte 62.652 spektatorë mesatarish­t, ndërsa këtë vit është rritur në 64.593. Pasojë kjo “natyrale” pas asaj që Lukaku, Lautaro, Barela dhe Brozoviç po tregojnë brenda fushe. Interi i Kontes ka ndërkohë 6 pikë më shumë se periudha e dytë e Spaletit. Distanca nga kreu i klasifikim­it ose më saktë

nga Juvja, është ulur, duke kaluar nga 9 pikë në 1. Sigurisht, trajneri dhe drejtuesit vazhdojnë të përsërisin se diferenca me bardhezinj­të është ende e madhe, por të qenët “një metër” larg Sarrit nuk është pak. Por, është një tjetër statistikë që fotografon mirë efektin “Konte”: me trajnerin puljez ka qenë e madhe rritja e ndeshjeve të fituara me vetëm një gol më shumë. Interi nuk dominon, por në fund del thuajse gjithmonë triumfues. Spaleti në nëntor 2018 ishte në kuotën 4, Konte ka arritur që tani në 7 suksese me avantazh minimal dhe vetëm kundër Leçes, Milanit dhe Sampdorias ka fituar më thellë. Pra, me modelin “Konte” rëndësi ka suksesi. Rritet shumë edhe saktësia e sulmit zikaltër: pak më shumë se gjysma e goditjeve përfundon në kuadrat (51,8%) ndërsa një vit më parë ishin në kuotën 38,5. Minimale rritja e pasimeve të sakta (85,8% kundër 85,6%), po ashtu siç është ulur pak numri i goditjeve të pësuara (147 me 150) dhe i atyre në kuadratin e Handanoviç­it (42 me 44). Golat e pësuar dhe ndeshjet me portën e paprekur janë përkeqësua­r (12 me 10 dhe 4 me 6 në krahasimin mes Kontes dhe Spaletit), por këtu përmirësim­i është i dukshëm. Mbrojtja nisi sezonin si një nga pikat e forcës: herët a vonë do të ndihet edhe atje efekti “Konte”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania