Panorama Sport (Albania)

Debutim me humbje, Shqipëria mposhtet thellë në Lituani

Diferenca të mëdha, të dielën sfidojmë Serbinë në Durrës

- ARTIN LLESHAJ

Kombëtarja shqiptare e basketboll­it të fem rave i ka nisur me humbje eliminator­et e Kampionati­t Europian 2021. Vajzat kuqezi të trajneres Mirza Alibegaj u mposhtën në transfertë pasditen e djeshme nga Lituania me rezultatin e thellë 10843. Ashtu sikurse pritej, në parket u dalluan qartë diferencat e mëdha ndërmjet dy skuadrave. Vendëset marrin epërsinë që në fillim të ndeshjes dhe e thellojnë gradualish­t deri në fund, duke i fituar bindshëm të gjitha periodat. Ornela Lalaj me 16 pikë, 5 ribaunde dhe 4 asiste ishte lojtarja më e mirë për Shqipërinë në këtë takim. Kujtojmë që lituanezet na mundën edhe në eliminator­et e një edicioni më parë 146-58 në Lituani dhe 61-119 në Tiranë.

NDESHJA - Lituani e nis duke shënuar 5 pikët e para, ndërsa Shqipëria përgjigjet me Ornela Lalajn që shënon dy kosha për 2, duke ngushtuar në 5-4. Vetëm në gjashtë minutat e para ka disi rivalitet, pasi më tej vendaset fillojnë të dominojnë dhe perioda e parë fitohet nga Lituania 21-11. Në 10-minutëshin e dytë vijohet me të njëjtin ritëm të fundit të periodës së parë, ku vendëset nuk ndalen dhe shënojnë në mënyrë konstante. Ky fraksion loje mbyllet 24-8 për Lituaninë që udhëheq 45-19 në përfundim të pjesës së parë. Në pjesën e dytë nuk ndryshon asgjë, ku vendëset i fitojnë dy fraksionet e mbetura 32-15 dhe 31-9, duke e vulosur të gjithë ndeshjen me suksesin treshifror 108-43. Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e dytë eliminator­e më 17 nëntor ndaj Serbisë, takim që do të luhet në sallën "Dhimtraq Goga" në Xhafzotaj të Durrësit. Po dje, në ndeshjet e Grupit E, kombëtarja serbe mundi Turqinë në shifrat 59-56.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania