Panorama Sport (Albania)

Presidenti Xheferri: Peja ka nivel më të lartë, të fokusohemi te kampionati

- Senad Nikshiqi

Vllaznia në basketboll për meshkuj humbi edhe ndeshjen e dytë të Balkan League, kësaj radhe në transfertë, me ekipin kosovar të Pejës. Vendësit fituan 78-67 ndaj kuqebluve, të cilët gabuan kryesisht në lojën mbrojtëse. Pas kësaj humbjeje presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, shpreson që skuadra e tij të arrijë te fitoret në përballjet e ardhshme në Balkan League, ndërsa fokusi i Vllaznisë, thotë Xhaferri, është kampionati kombëtar.

PRESIDENTI ALBAN XHAFERRI

"Loja u zhvillua e bukur. Unë mendoj se ne gabuam në dy pjesët e para të lojës. Megjithatë, duhet theksuar se skuadrat kosovare kanë një nivel të lartë në basketboll. Vllaznia u mundua të zhvillojë një lojë të mirë dhe u përpoq deri në fund, por nuk ia arritëm dhe shpresojmë që të bëjmë ndeshje më të bukura në vazhdimësi. Loja ka tensionet e veta dhe vendimet e trajnerit duhen respektuar nga gjithsecil­i prej lojtarëve, sepse është trajneri që bën skemat e lojës. Nuk mund të them se kishte ndonjë problem, por sidoqoftë trajneri duhet respektuar. Liga Ballkanike dihet që është e vështirë dhe ajo që na mbetet është që të bëjmë një prezantim sa më dinjitoz. Ndeshjen e parë e humbëm në sekondën e fundit, ndërsa këtë radhë ishim jashtë fushe ndaj një ekipi shumë të mirë. Besoj se në përballjen e tretë do të fitojmë. Kampionati është fokusi ynë kryesor dhe aty kemi pretendime­t tona. Ndeshja e radhës me Partizanin do të jetë pas dy javësh dhe skuadra ka kohën e nevojshme të përgatitet sa më mirë, që të ketë një rezultat pozitiv me Partizanin", tha presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri.

ZËVENDËSTR­AJNERI BËRDICA

Zëvendëstr­ajneri i Vllaznisë, Ervin Bërdica, shprehet se problemi që ka skuadra ku ai bën pjesë është loja e dobët në mbrojtje, gjë të cilën ekipi shkodran e ka shfaqur që në fillim të këtij sezoni dhe do të punohet për ta përmirësua­r këtë aspekt. "Ashtu si në të gjitha ndeshjet e tjera, shfaqëm të njëjtin problem, që është tabela e mbrojtjes. Po të shohim statistika­t e ndeshjes, ata kishin 16 topa në tabelën tonë dhe ne 8 topa në tabelën e tyre dhe kjo ndikoi në rezultat. Peja e udhëhoqi lojën gjatë gjithë kohës pa e vënë asnjëherë në dyshim dhe mendoj se duhet që të stërvitemi fort që këto gabime t'i rregullojm­ë ashtu siç duhet dhe nëse mbrojmë si duhet, atëherë do t'i kemi më të lehta ndeshjet si në Balkan League edhe në kampionat. Në kampionat ndaj Partizanit do të jetë e vështirë, por ne duhet të stërvitemi dhe të mendojmë si duhet për problemet që kemi shfaqur gjatë gjithë kampionati­t".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania