Panorama Sport (Albania)

Fetel i përgjigjet Vershtapen­it: Koment i papjekur, e injoroj

-

Këtë fundjavë do të mbahet Çmimi i Madh i Brazilit që shënon edhe ndalesën e parafundit sezonale në Formulën 1. Ferrari mbërrin në Amerikën Latine pas një periudhe aspak të lehtë që është shoqëruar me akuza të rënda nga Maks Vershtapen. Piloti i Red Bullit është shprehur se "Kokëkuqja" ka përdorur një motor të parregullt. Në prag të garës së Brazilit ka ardhur edhe përgjigjja nga Sebastian Fetel: "Çdo njeri është i lirë të thotë atë që mendon, por ne kemi një mendim të ndryshëm. Në pesë vitet e fundit Mercedesi ka pasur një motor më të fortë dhe nëse tani gjërat janë kthyer në favorin tonë, shpresojmë që të vazhdohet kështu për pesë vitet e ardhshme", deklaroi Sebastian Fetel në prag të garës numër 100 me Ferrarin. Më pas piloti gjerman shton: "Nuk mendoj se ka nevojë të them shumë gjëra për këtë situatë. Komenti i bërë nga Vershtapen ka qenë i papjekur dhe nuk dua të bëj gjë tjetër përveçse ta injoroj. Ne duam të përgjigjem­i në pistë. Hamilton ka bërë një sezon të madh dhe ishte e pritshme që do ta fitonte kampionati­n", u shpreh Sebastian Fetel. SHARL LËKLERK

Për shkak të zëvendësim­it të motorit "power unit", parashikoh­et një fundjavë e vështirë për pilotin tjetër të Ferrarit, Sharl Lëklerk. 22-vjeçari u shpreh kështu në konferencë­n për shtyp: "Për ne do të jetë një garë normale dhe do të përqendroh­emi si gjithnjë në punën tonë. E dimë mirë se çfarë duhet të bëjmë dhe që nuk kemi asnjë lloj problemi. Absolutish­t që nuk do të ketë presion shtesë mbi ne, pasi nuk kemi përse të tregojmë diçka ndryshe nga herët e tjera. Jemi të vetëdijshë­m për atë që bëjmë dhe mund të them që jemi të kënaqur me atë që po shfaqim", tha Sharl Lëklerk duke i injoruar plotësisht akuzat e bëra nga Maks Vershtapen. Kujtojmë që gara e Çmimit të Madh të Brazilit starton të dielën në orën 18:10.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania