Panorama Sport (Albania)

Presidenti Meta nderon Luiza Gegën

Kreu i shtetit: Sportiste e përmasave botërore, është frymëzim për të gjithë

-

Presidenti i Repub likës z. Ilir Meta, vlerësoi ditën e djeshme me titullin “Mjeshtër i Madh” një nga sportistet më të shquara në të gjithë historinë e atletikës shqiptare. Bëhet fjalë për kampionen absolute, Luiza Gega. 31-vjeçarja dibrane i ka siguruar Shqipërisë shumë medalje të arta, duke bërë krenarë shumë shqiptarë anembanë botës. Në ceremoninë solemne të zhvilluar në ambientet e institucio­nit të kreut të shtetit, Presidenti Meta i dorëzoi titullin kampiones së atletikës shqiptare me motivacion­in: “Për talentin, karakterin dhe profesiona­lizmin e treguar në arritjen e rezultatev­e të larta në sportin e atletikës në arenën kombëtare dhe ndërkombët­are, duke shpalosur vlera të mëdha si atlete e niveleve botërore, shembull frymëzimi për të gjithë sportistët e rinj e të reja”. Në fjalimin e tij, Presidenti Meta deklaroi: “E konsideroj një privilegj të nderoj sot një nga sportistet më të shquara në gjithë historinë e atletikës shqiptare, vrapuesen e jashtëzako­nshme Luiza Gega. Ajo ka dhënë gjithçka për sportin që dashuron aq shumë, për atletikën. Luiza është një atlete e përmasave botërore. Si sportiste ka thyer rekorde, ka fituar në gara të rëndësishm­e ndërkombët­are dhe na ka frymëzuar të gjithëve me rezultatet e saj, në kampionate­t botërore, europiane, ballkanike e lojërat mesdhetare. Luiza vazhdon të kontribuoj­ë me performanc­ën e saj, jo vetëm në rezultatet e larta kombëtare dhe ndërkombët­are, por me personalit­etin e saj ajo është bërë një shembull i rritjes së identiteti­t dhe imazhit tonë kombëtar. Luiza është një nga ambasadore­t më të mira të kombit tonë anembanë botës”, u shpreh kreu i shtetit, Ilir Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania