Panorama Sport (Albania)

Shqipëria, Shqipëria, një një dhimbje dhimbje dhimbje koke koke koke

Andorra me gola historikë, Martinez na “zgjon” në Elbasan

- OLSI TUJANI

Shfryn Shfryn Reja: Reja: Ishiim Ishiim të të ngathët, ngathët, gollii gollii ii ii parë parë ii ii papranuesh­ëm papranuesh­ëm PIKANTET/ PIKANTET/ PIKANTET/ Manaj Manaj Manaj “xiixa” “xixa” me me Ismajliin, Ismajliin, tiifozët ndjekiin dy ndeshje Dha Dha dy dy asiiste, Roshii në lot: Nuk Nuk ndiikoii ndiikoii Franca

Të gjithë mendjen te Franca, deri edhe në ëndrra me kampionë apo me stadiumin e ri të bërë realitet si kurrë më parë, por Andorra vjen dhe na merr atë që do. Ai që nuk duhet për ne. Një barazim historik në “Elbasan Arena” me Shqipërinë që nuk ngjitet kurrë në nivelin superior në fushën e lojës. Shqipëria del huq. Dihej që ishte ndeshje jo shumë motivuese, përballë një ekipi si Andorra, por në fakt ishte test për kuqezinjtë që për fat të keq nuk u kalua. Shqipëria tregoi mungesë ekuilibri, mungesë kthjelltës­ie në mënyrën si sulmoi dhe mbi të gjitha mungesë pjekurie. Ishte shansi për të vërtetuar që realisht kemi rritje, që nuk rrëshqasim me të “voglat”, por në fakt nuk ndodhi kështu. Me këtë paraqitje, kuqezinjtë treguan edhe një herë se e kanë të vështirë dhe gati-gati të papërtypsh­ëm eksperimen­timin. Shqipëria humb edhe një shans për të bërë historinë dhe thyer rekordin e pikëve, teksa 15 të tilla mund t’i siguronte që dje si asnjëherë në një edicion kualifikue­s. Në fakt, ndodh e kundërta. Është Andorra e cila shënon dy herë në Elbasan, duke thyer thatësirën prej nëntë vitesh të golit jashtë fushe në ndeshje zyrtare që nga viti 2010. Në histori, Andorra ka shënuar vetëm 3 herë dy gola; dy prej të cilave Shqipërisë.

SKEMAT - Edi Reja surprizon me emrat, por jo me skemën. Kuqezinjtë zbresin me 3-5-2shin tradiciona­l, teksa Ismajli, Gjimshiti dhe Veseli qëndrojnë përpara Berishës. Në mesfushë, kapiteni Memushaj jep sigurinë e nevojshme ndërsa Ndoj dhe Ramadani duhet të plotësojnë trion. Nga krahët, “raketa” Roshi dhe Trashi, dy anësorë dukshëm me detyra sulmuese për të furnizuar Balaj e Manaj në sulm. Nga ana tjetër, trajneri i Andorrës kundërpërg­jigjet me 4-4-2 tradiciona­l me detyra fanatike në mbrojtje dhe forca të shumta në mbrojtje.

GOLAT – Pjesa e parë nis siç duhet. Ka një gol të minutës së tretë nga Ndoji, por sinjalizoh­et më parë një top i dalë jashtë vijës dhe anulohet. Tre të tjerë kalojnë dhe këtë herë ka festë për kuqezinjtë. I përhershmi Roshi në të djathtë, në fundore kroson për Balajn duke e gjetur në shtyllën e dytë i cili shënon nga fare pranë portës me kokë për 1-0. Gëzim i ligjshëm. Shqipëria shtron tapetin për triumfin, por rrugës pëson rrudha dhe pengesa. Në të

18-ën Andorra shfrytëzon një kundërsulm për të heshtur “Elbasan Arena”-n. Martinez për Servos në të majtë i cili ia kthen sërish sferën në qendër për të shënuar në portën e Berishës, pasi fiton një duel me Trashin. 1-1 dhe Andorra e di ç’duhet bërë: Ngadalësim i

lojës dhe mbrojtje solide me shumë forca.

QARKULLIM SHTERPË – Shqipëria provon që të qarkullojë lojën, të vertikaliz­ojë shpesh dhe të tentojë me Manajn e Memushajn. Mirëpo, deri në fund të këtij fraksioni ka vetëm një gjuajtje jashtë të Ismajlit

dhe një nga Trashi pa adresë. Qarkullim shterpë për 1-1.

SURPRIZË – Elseid Hysaj nis fraksionin e dytë në fushë duke zënë vendin e Trashit. Mirëpo mjafton një aksion për modestët e Andorrës, me dalje nga e majta e mbrojtjes sonë

dhe në qendër Martinez gjendet fare i lirë, ndalon, kontrollon dhe gjuan fluturimth­i për të përmbysur takimin. Shqipëria surprizohe­t dhe bie heshtja. Në minutën e 52-të, Roshi pason nga fundorja dhe Manaj driblon e gjuan, por mbi tra. Skema përsëritet dhe këtë herë me saktësi. Tri minuta më vonë, sërish i njëjti kombinim ku pas asistit të Roshit, Manaj rrotullohe­t bukur dhe gjuan për të barazuar shifrat në 2-2. Të ngulitura deri në fund...

OFENSIVA - Më tej, Reja hedh Baren në vend të Ndojit për të shtuar forcën dhe saktësinë në aksionet sulmuese. Në

këtë moment, skema shndërrohe­t në 4-4-2 dhe me futjen e debutuesit Seferi më vonë në 4-33. Në të 68-ën minutë, sërish një gol i pavlefshëm për Shqipërinë, pasi Roshi harkon me një top që më parë del nga vija fundore. Deri në fund, Shqipëria ka vetëm tentativa të dështuara, pa qartësi dhe rrjedhshmë­rinë e duhur në finalizim e në fund fare edhe pa fat. Andorra bëhet blind në prapavijë dhe ia del që të marrë një barazim 2-2, duke koleksionu­ar 4 pikë dhe vendin e parafundit. Shqipëria me 13, tanimë ka më pak shanse edhe për vendin e tretë në Grupin H.

 ??  ??
 ?? Fotot: F. Hazisllari ?? Çast nga ndeshja e djeshme Shqipëri - Andorrë 2-2
Fotot: F. Hazisllari Çast nga ndeshja e djeshme Shqipëri - Andorrë 2-2

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania