Panorama Sport (Albania)

Kosova flirton me Europianin, por e përmbys Çekia

Kosovarët s'e mbajnë presionin, sytë nga Liga e Kombeve

- ILIR CARA

Pas humbjes me përm bysje mbrëmë në Çeki, ëndrra europiane e Kosovës përkohësis­ht është futur në letargji dhe shpresa tani mbetet vetëm përmes Ligës së Kombeve, ku i pret dueli me Maqedoninë e Veriut. Edhe pse Kosova kaloi në epërsi, nuk arriti ta mbante rezultatin apo thjesht edhe një barazim për të shpresuar deri te ndeshja e fundit me Anglinë, në fund "Dardanët" e trajnerit Bernard Shaland u pajtuan me humbjen minimale me rezultati 2-1 ndaj Çekisë. Me këtë humbje Kosova eliminohet nga gara për kualifikim­in në Kampionati­n Europian përmes grupit, por sido që të mbyllet sfida me Anglinë, e kanë të sigurt vendin e tretë në Grupin A me 11 pikë. Pjesa e parë u dominua totalisht nga çekët, të cilët për 35 minuta e mbyllën Kosovën në 25 metrat e fundit të gjysmëfush­ës së saj. Kosova nuk e nisi mirë takimin, pasi çekët rrezikuan që në minutën e 6-të me Kërmençik pas gjuajtjes me kokë, por portieri Arijanet Muriç me një "fluturim" e evitoi golin. Në minutën e 18-të, Coufal depërton nga e djathta e sulmit, futet në zonë dhe gjuan me të majtën, por jashtë kuadratit të portës së Kosovës. Çekët patën raste edhe në minutat 24 dhe 25 me Jankto dhe Souçek, por Muriç në të dyja rastet ishte në pozicion. Pas këtyre rasteve ndeshja në

fundin e pjesës ishte më e qetë, ku në minutën e 36-të vjen rreziku i parë i Kosovës në portën çeke, por Atdhe Nuhiu nuk arrin dot që të plotësojë boshllëkun e lënë nga dëmtimi i Vedat Muriqit. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-0, ku Kosova qe e zbehtë në lojën e saj. Pjesa e dytë nisi krejt më ndryshe, ku që fillim trajneri Shaland bëri një zëvendësim, Anel Rashkaj ia la vendin Besar Halimit. Në minutën e 48-të Amir Rrahmani gjuan bukur nga jashtë zone, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën. Por, në minutën e 50-të, me goditjen e dytë në portë, Kosova e shikon

veten në avantazh. Një pasim i mirë nga Halimi te Hadërgjona­j në krah, ku ky i fundit harkon bukur në zonë e Atdhe Nuhiu "zhytet" bukur dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë, 0-1 për Kosovën. Festë e madhe në tribuna, aty ku gjendeshin "Dardanët", ku me ta u bashkuan edhe lojtarët. Në minutën e 67të, Tomas Souçek shënon, por paraprakis­ht e kishte dëmtuar portierin Muriç. Kështu që, goli anulohet nga gjyqtari Xhanluka Roki. Por çekët menjëherë, pas tri minutash, e gjejnë golin e barazimit me një goditje nga jashtë zonës. Topi i gjuajtur nga Aleks Kral përfundoi në rrjetë.

Pas golit çekët zhvendosen përpara, por portieri Muriç vazhdon të rezistojë. Minuta e 79-të ishte fatale për "Dardanët", pas një rrëmuje në zonë, Kral gjuan, topi devijon pak nga Celustka dhe përfundon në rrjetë, 2-1 për Çekinë, e cila prek kualifikim­in. Në minuat e fundit kosovarët u munduan të reagonin, por edhe zëvendësim­et e kryera nuk arritën të bënin ndryshimin dhe gjithçka mbyllet me fitoren 2-1 të vendësve. Tani Kosovës i mbetet që përmes "play-off"-it të Ligës së Kombeve, ku do të përballen me Maqedoninë e Veriut, të sigurojë kualifikim­in.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Momenti i shënimit të golit të Atdhe Nuhiut
Momenti i shënimit të golit të Atdhe Nuhiut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania