Panorama Sport (Albania)

Milito: Interi për titull, ëndërroj Mesin në Milano

"S’humbën me ikjen e Ikardit, ëndërroj Mesin..."

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

“Princi" i Interit e sheh skuadrën e zemrës të denjë dhe të aftë të luftojë këtë vit për titullin kampion. Në një intervistë për "Gazzetta Dello Sport", argjentina­si i famshëm me numrin 22 analizon sezonin, ecurinë dhe pritshmëri­të për të ardhmen. Diego Milito telefonoi Havier Zanetin dhe i tregon për një djalosh të fortë që po rritej në Argjentinë. "Është e vërtetë. I telefonova Pupit dhe i tregova për një lojtar, ishte Lautaro. Ai e njihte dhe folëm disa herë me njëri-tjetrin. I thashë me bindje që të mbështetes­hin tek ai dhe kam pasur të drejtë".

OK, por nuk jeni surprizuar nga rendimenti i tij i menjëhersh­ëm?

Për të thënë të drejtën, jo. Pse duhet të jem? Unë isha i bindur që atëherë se ai do t'i tregonte vlerat e tij. Dhe po ju them që ka ende shumë mundësi për t'u përmirësua­r. Limitet mund t'i vendosë vetëm ai. Dëgjova atë që tha Konte për të dhe ka të drejtë kur mendon se Lautaro e ka vetë në dorë për t'u bërë një kampion i madh.

Ju folët për disa aspekte ku duhet të përmirësoh­et. Cilat janë?

Mbi të gjitha, temperamen­ti. Një sulmues duhet të marrë sa më pak kartonë të verdhë. Kujtoj që vjet humbi disa ndeshje nga kartonët. Një skuadër e madhe si Interi duhet të bëjë kujdes me këto detaje. Por Lautaro ka kohën e duhur për ta kuptuar dhe është pjesë e procesit të rritjes së tij.

Si mund të shpjegohen vështirësi­të që pati ai në vitin e parë?

Nuk e di nëse ka pasur probleme me trajnerin që ishte, por nuk besoj. Me shumë mundësi, thjesht ka dashur pak kohë për t'u përshtatur në një kampionat të ri.

Na tregoni pak: Si është raporti juaj?

Flasim shpesh me njëritjetr­in, edhe pse jo përditë. Kemi një raport të mirë me njëri-tjetrin, sepse unë e njoh që kur ishte fëmijë. Ai ka debutuar duke më zëvendësua­r mua. Shihja tek ai një lojtar të niveleve të larta dhe nuk gabova.

Mendoni se do t'i arrijë sukseset që arritët ju?

Urimi më i madh që mund t'i bëj është që një ditë t'i provojë emocionet që kam provuar unë dhe të bëjë historinë

me Interin. Unë jam shumë krenar që bëj pjesë në historinë e kësaj skuadre dhe ai ka gjithçka për ta bërë.

Nëse Mesi nuk e merr me vete te Barcelona...

Raporti që ka me Mesin është natyral. Kuptohet me sy mbyllur që merren vesh mirë me njëri-tjetrin dhe kjo ndodh me lojtarët e mëdhenj. Nuk e di sa i vërtetë është interesimi i Barcelonës për të, por di që Lautaro është shumë i lumtur tek Interi.

Mendoni se zikaltrit mund të luftojnë këtë vit për titullin?

Po. Mendoj se do të jetë një

sfidë e bukur me Juventusin deri në fund. Interi është gati që të luftojë ndaj bardhezinj­ve. Është e vërtetë se ata kanë më shumë eksperienc­ë dhe vendosmëri, por entuziazmi i Interit është një pikë e fortë. Është në rrugën e duhur.

Në një sezon ka disa ndeshje ku e kupton që mund të bësh ndryshimin. A e ka kuptuar Interi që është për titull?

Për sezonin e tripletës flitej shumë për ndeshjen e fituar në Kiev. Por unë mendoj se ishte ndeshja në Londër me Çelsin ku e kuptuam realisht forcën tonë. Ata

ishin më të fortët pas Barcelonës. Interi kishte probleme në Champions dhe nuk kalonte dot fazën e 1/8-ave. Kur mundëm londinezët, e kuptuam që mund ta fitonim atë Champions. Në Barcelonë kuptuam se mund të luanim si të barabartë me të gjithë dhe pa frikë. Në Champions nxjerr edhe mësime, ashtu si Interi në Dortmund. Duhet t'i vrasë ndeshjet dhe t'i shfrytëzoj­ë rastet.

Ju e kujtoni Antonio Konten në një tjetër pankinë. Çfarë efekti ju jep kur e shihni tek Interi?

E shkuara nuk na intereson

shumë ne interistëv­e. Konte është një trajner i madh dhe nuk kam dyshime për këtë. Është në lartësinë e historisë së Interit dhe ne jemi të lumtur kur skuadra jonë zbret në fushë dhe fiton ndeshjet.

Një sulmues për sulmuesin. Çfarë mendoni për Lukakun?

Më ka lënë një përshtypje të mirë dhe numrat flasin për të. Është një sulmues i madh. Është ai dhe Sançez. Interi në sulm është i vendosur mirë.

E pashë kur u fut kundër Dortmundit. Kuptohet që ky lojtar ka diçka ndryshe. Më befasoi me kualitetin. Nuk duhet të harrojmë që është shumë i ri dhe ka ende për të mësuar me Konten.

Por harruat Espoziton... Çfarë ndodh në "chat"-in e tripletës gjatë ndeshjeve?

Më shumë sesa gjatë ndeshjeve, pas tyre. Kur fiton Interi, nisim të shkruajmë me njëri-tjetrin dhe ka mesazhe lumturie. Edhe Murinjo është aty. E dëgjoj shpesh kur i komenton ndeshjet në botë.

Flasim pak për Ikardin. Mendoni se historia e tij përfundoi keq?

Unë mendoj se përfundoi shumë mirë. Pavarësish­t gjykimeve që mund të jepen nga jashtë, largimi i tij ishte një "biznes" i mirë për të gjithë. Për Mauron që shkoi në Paris dhe po bën mirë, por edhe për Interin që e zëvendësoi në mënyrë korrekte.

Handanoviç ishte shoku juaj, ndërsa tani kapiten...

Janë ende edhe Ranokia dhe D'Ambrozio nga Interi

im. Samir është i jashtëzako­nshëm si njeri dhe si portier. Jam i lumtur që është protagonis­t në këtë skuadër.

Çfarë ju ka surprizuar më shumë nga ky Inter?

Sensi. Nuk e ndjeu fare kalimin nga një skuadër si Sasuolo tek Interi. Është duke bërë shumë mirë, po ashtu si Barela.

Flitet për një Ibrahimovi­ç që do të rikthehet në Itali. Çfarë mendoni?

Vazhdon të jetë ende një kampion. E kam ndjekur në Amerikë dhe ai e ndien futbollin. Sigurisht që mund të marrë akoma emocione në Serinë A dhe do të jetë një e mirë për kampionati­n italian, nëse rikthehet.

Italia po shijon edhe Ronaldon. Do ta shohim Mesin në këto anë?

Të luajë në Itali është ëndrra ime. Uroj që të bëhet realitet. Për mendimin tim është lojtari më i madh i të gjitha kohërave.

Më i madh sesa Maradona? Bëni kujdes me përgjigjen që do të jepni.

Diegon e kam parë kur isha fëmijë, por unë flas për Mesin, duke qenë se kam pasur fatin të luaj përkrah tij. E kam parë nga afër se çfarë është i aftë të bëjë.

A do t'i bëni dhuratë Interit një tjetër goditje si Lautaro?

E vështirë, por shënojeni këtë emër: Mati Zaraço. Është grumbullua­r nga kombëtarja argjentina­se U-23, por ndoshta edhe nga e madhja shumë shpejt. Është një lojtar i shkëlqyer.

 ??  ?? Diego Milito duke festuar fitoren 1-3 ndaj Juventusit
Diego Milito duke festuar fitoren 1-3 ndaj Juventusit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania