Panorama Sport (Albania)

“Presion” Dukës nga Italia

Rejës iu sos durimi duke pritur Dukën, por situata ndryshoi në mbrëmje

- OLSI TUJANI

Opinionin sportiv në Shqipëri e tra zoi dje lajmi i prestigjio­zes "Gazzetta Dello Sport", që njoftoi se Reja nuk do të rinovonte me Federatën Shqiptare të Futbollit. Trajneri dhe federata jonë për orë të tëra e lanë pezull, duke mos e konfirmuar, por as nuk e mohuan. Deri sa në mbrëmje, "Top Channel" raportoi se marrëveshj­a ishte arritur. Po pse në Itali u përhap me aq shpejtësi lajmi se Reja nuk do të ishte më trajner i Shqipërisë? Ka të ngjarë që nga enturazhi i Edi Rejës, të lodhur nga pritja për Dukën dhe të revoltuar që nuk po nisnin negociatat, kanë menduar se gjithçka u mbyll. Ose ndoshta kanë dashur t'i çojnë një mesazh kreut të federatës se nuk do ta prisnin pafundësis­ht. Aq më tepër kur bëhej fjalë për një ofertë që e mban teknikun 74-vjeçar për katër vite të lidhur me Shqipërinë. Bast i fortë ky edhe për vetë

Dukën, pasi e pranoi se dy ndeshjet e fundit e kishin lëkundur së tepërmi për rinovimin e kontratës me trajnerin. E megjithatë, fakt është që Duka nuk "lejoi" që opinioni të gdhihej me idenë se Reja i kishte thënë lamtumirë përfundimi­sht Shqipërisë. Ai e takoi dje trajnerin dhe duket se gjetën gjuhën e përbashkët. Por frenoi ta quante zyrtarisht të mbyllur akordin. E drejtë të jetë edhe kështu përderisa palët nuk kanë firmosur kontratën. Gjithsesi, "presioni" nga Italia e bëri një efekt...

"BOMBA" NGA ITALIA

Në Itali janë të bindur: Edi Reja nuk rinovon me Shqipërinë. E kur e thotë këtë një nga gazetat më prestigjio­ze në Itali, atëherë nuk mund të jetë vetëm një shashkë. Gazetari i dërguar në Tiranë për të bërë një artikull rreth stadiumit të ri kombëtar në vendin tonë, e mbyll shkrimin me pak rreshta, dedikuar të ardhmes së italianit në raport me stolin e Kombëtares. "Përvoja e trajnerit Reja në krye të Shqipërisë është gati që të mbyllet. Kontrata e tij ka skaduar në ndeshjen e fundit kualifikue­se kundër Francës. Trajneri do të takohet me presidenti­n e Federatës së Futbollit, por "divorci" duket i pashmangsh­ëm", ka shkruar "Gazzeta Dello Sport". Teksa pas ndeshjes me Moldavinë, fitores me katër gola dhe sigurisë që tregoi ekipi edhe në lojë, gjithashtu në përballjen me Turqinë të humbur nga një episod, e bënë kreun e FSHFsë që të deklaronte se rinovimi ishte thjesht formalitet. Mirëpo, me sa duket, atmosfera në dy ndeshjet e fundit ka ndryshuar shumëçka. Mbetet për t'u parë nëse lidhja mes palëve do të jetë aq e fortë sa për të thyer edhe këto dyshime të ngritura...

 ??  ?? Faksimile e shkrimit në ''Gazzetta Dello Sport'' ku shkruhet për largimin e italianit nga Kombëtarja
Faksimile e shkrimit në ''Gazzetta Dello Sport'' ku shkruhet për largimin e italianit nga Kombëtarja
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania