Panorama Sport (Albania)

Kampioni në kushte mjerane, Klevis Çelaj: S'kam parà as për ushqimet

- Cilat janë synimet e Klevisit? Enriko Gabaj

Boksieri Klevis Çelaj u shpall kampion në kategorinë "Elite" për të rritur për peshën 52 kg në kampionati­n kombëtar të mbajtur në pallatin e sportit "Farie Hoti" në kryeqytet në datën 7 nëntor. Kampioni nga qyteti i Vlorës stërvitet në kushte aspak të ngjashme me ato të kundërshta­rëve të tij, ku pajisjet e tij stërvitëse janë vetëm: Një thes boksi, dorashkat dhe litari, pavarësish­t se vetë ky sportist stërvitet në natyrë. Në një intervistë për "Panorama Sport", Klevisi flet për pasionin e tij rreth sportit të boksit, kushtet në të cilat stërvitet, vështirësi­të dhe sakrificën e bërë deri më tani. Klevis, ju arritët disa ditë më parë të shpalleshi­t kampion. Si ndiheni pas këtij suksesi?

Mora pjesë në kampionati­n kombëtar të boksit i cili u zhvillua në qytetin e Tiranës, në pallatin e sportit "Farie Hoti". Aty konkurrova në kategorinë "Elite" për të rritur, ku fitova për peshën 52 kilogramë. Jam mjaft i kënaqur në aspektin personal për rezultatin e marrë. Ishte përgjigje për të gjithë mundin e sakrificën e deritanish­me. Por parë nga këndvështr­imi i vlerësimit të një boksieri, ndihem mjaft i zhgënjyer pasi kurrë nuk kam pasur mbështetje­n e duhur. Prej sa kohësh merreni me boks?

Boksi është pasioni im që fëmijë. Idhujt e mi luanin në ring diku jashtë shtetit, më mahniste mënyra se si ndesheshin. Unë kam më shumë se 8 vite që stërvitem, por gjithmonë në kushte paksa ndryshe, në natyrë e në shtëpi. Jam stërvitur gjatë gjithë vitit, çdo ditë, pasi nuk e lë dot pas dore atë që kam pasionin tim më të madh. Cilat janë vështirësi­të e tua për sa i përket taktikës së stërvitjes dhe si arrini t'i siguroni pajisjet e nevojshme?

Unë stërvitem në kushte shtëpie, kam vetëm thesin e boksit "mikun tim më të mirë", të cilin ma ka falur në miku im që ka një dyqan pajisjesh sportive dhe unë e kam montuar vetë. Dorashkat i kam blerë me të ardhurat e mia, kur punoj. Blej nga ato të lirat, jo profesiona­le pasi nuk i përballoj dot. Dorashkat e fundit m'i bënë dhuratë pasi nuk kisha. Sa strikte është dieta e një boksieri dhe a arrin ta respektoni siç duhet?

Unë e di programin që duhet të ndjek, e kam gati, por realisht është tepër e vështirë t'i përmbahem. Dieta kërkon ushqime të zgjedhura, fruta e perime, e jo ushqime të cilat mund të çojnë në shtimin e peshës. Unë nuk kam të ardhura t'i siguroj ushqimet e duhura, e i vetmi aset i dietës që unë respektoj është një kokërr mollë jeshile, pasi nuk kam mundësi për më shumë. E keni menduar të zhvendosen­i në një qytet tjetër të Shqipërisë ku sporti i boksit ka më shumë rëndësi, apo dhe jashtë shtetit?

E mendoj gjithmonë. Kryeqyteti do të ishte një zgjidhje për mua, vendi në të cilin mund të shprehja sa më mirë aftësitë e mia. Për sa i përket të emigruarit jashtë shtetit, është e pamundur, nuk kam mbështetje, por do të bëja çmos për të shkelur në një ring në Europë.

Synoj të marr pjesë në evente të tjera të boksit, e të marr rezultate pozitive. Do vazhdoj të stërvitem deri sa të lançohet një datë për t'u ndeshur. Shpresoj që një moment të kem kushte të barabarta me kundërshta­rët e mi.

 ??  ?? Kampioni i peshës 52 kilogramë
Kampioni i peshës 52 kilogramë
 ??  ?? Ambientet ku stërvitet boksieri vlonjat
Ambientet ku stërvitet boksieri vlonjat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania