Panorama Sport (Albania)

Rënia paralajmër­uese

- Nga BESNIK DIZDARI

T re vjet më parë, më 2016, për herë të parë në histori, Kombëtarja e Shqipërisë u rendit e dyta në grupin e saj kualifikue­s dhe po për herë të parë në histori arrin të përfshihet midis 24 shteteve pjesëmarrë­se në finalet e një Kampionati Europian apo Botëror. Ka qenë "Euro 2016" i Francës. Madje, duke zhvilluar në këto finale tri ndeshje të paharruesh­me dhe duke marrë atje edhe fitoren e saj të parë të këtij rangu. Në fund, kjo Shqipëri e drejtuar prej trajnerit italian Gianni De Biasi, u rendit e 18-ta midis 24 skuadrave. E gjitha kjo përbënte suksesin më të madh të një Kombëtarej­e...

Tre vjet më parë, më 2016, për herë të parë në histori, Kombëtarja e Shqipërisë u rendit e dyta në grupin e saj kualifikue­s dhe po për herë të parë në histori arrin të përfshihet midis 24 shteteve pjesëmarrë­se në finalet e një Kampionati Europian apo Botëror. Ka qenë "Euro 2016" i Francës. Madje, duke zhvilluar në këto finale tri ndeshje të paharruesh­me dhe duke marrë atje edhe fitoren e saj të parë të këtij rangu. Në fund, kjo Shqipëri e drejtuar prej trajnerit italian Gianni De Biasi, u rendit e 18-ta midis 24 skuadrave. E gjitha kjo përbënte suksesin më të madh të një Kombëtarej­e të Shqipërisë në krejt historinë e saj modeste.

Po kujtojmë këtu katër renditjet e katër edicioneve të fundit të pjesëmarrj­es së Shqipërisë në kualifikim­et eurobotëro­re:

Shihet qartë se mbas edicionit 2014-2016 që i dha finalet Shqipërisë, erdhën tri edicione të tjera të këtij rangu eurobotëro­r dhe nga vendi i dytë në grup, më mbas Shqipëria renditet e treta, mbas dy superfuqiv­e, siç ishin Spanja dhe Italia, por duke marrë plot 4 fitore dhe duke lënë mbrapa 3 skuadra: Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshte­inin. Krejt normale. Menjëherë mbas kësaj, mbërrin ajo që quhet Liga e Europës, ku papritmas Shqipëria zë vendin e fundit në grup, ndonëse nuk ka përballë ndonjë superfuqi, por Skocinë, natyrisht të fortë, dhe Izraelin "e dobët". Në 4 ndeshje Shqipëria merr vetëm 1 fitore, 1-0 me Izraelin dhe humbet tri ndeshjet e tjera, me një golavarazh ndër më të dobëtit në histori: 1-8! Kur mbërrin turneu i Kampionati­t Europian 2019-2020, Shqipëria pak a shumë konfirmon rënien e saj. Renditet e 4-ta në grupin e saj, duke lënë mbrapa Andorrën dhe Moldavinë - dy skuadra shumë poshtë nivelit të saj. Dhe çka është më e rëndësishm­e, duke mbetur plot 6 pikë mbrapa skuadrës më të afërt të saj që ishte e treta e grupit, Islanda. Kjo largësi disi e thellë me vendin e tretë, por dhe ndeshje të tilla si Andorra - Shqipëria 2-2, Franca - Shqipëria 4-1 dhe 2-0, flasin vetë. Ndërsa ajo që flet më shumë është dukuria që na thotë se në të tria këto pjesëmarrj­e të tre turneve të fundit së bashku, mbas kaq vitesh, Shqipëria u kthye thuajse në renditjet e saj të zakonshme, trishtuese, jo të një rritjeje.

Shtrohet pyetja: Përse kjo rënie?

Natyrisht nuk mëtojmë që Shqipëria të hyjë rregullish­t midis skuadrave finaliste të turneve eurobotëro­rë. Aq më tepër kur dihet se ka plot raste që edhe skuadrave të mëdha, mbas sukseseve të bujshme, u ka ardhur rënia. Kur dihet mandej se Shqipëria është e vogël, ndonëse vitet e fundit, kryesisht falë ndërtimit të saj me shqiptarë të Kosovës, të formuar në shtete të Europës, ajo, të paktën një herë ("Franca 2016") doli nga përcaktimi "e vogël". Mirëpo, ja që u rikthye. E vërteta është se ajo për herë dytë në histori, mbas "Euro 2014-'16" kur golavarazh­i ishte 10-5, në edicionin që sapo përfundoi, turneu "Euro 2020", me gjithë vendin e katërt në grup, prapë ajo arriti golavarazh pozitiv 16-14. Ndërkaq, për sa u përket pikëve, prapë ajo nuk qe fort keq, pra 13 pikë, po aq sa në Kupa e Botës 2016-'18. Por 1 pikë më pak nga Shqipëria e 14 të tillave për "Euro 20142016". Pa harruar se kjo e fundit 14 pikët i ka me më pak ndeshje, 8. Pra, qëndron dukshëm më lart. Edhe 16 pikë të fitonte kësaj radhe të edicionit të fundit, Shqipëria prapë nuk ia kalonte Shqipërisë së kualifikim­eve të "Euro 2016". Llogaritë në kësi rastesh bëhen me mend në krye, pra ma llogaritje­n e fitimit të pikëve për ndeshje. Në edicionin e kualifikim­eve 2014-2016 Shqipëria fitoi mesatarish­t 1.75 pikë për ndeshje. Ndërsa në këtë edicion të fundit sikur të kishte fituar edhe 16 pikë, prapë do të kishim një mesatare më të ulët: vetëm 1.60 pikë për ndeshje. Ndërkohë, me 13 pikët e arritura të kësaj radhe, kjo mesatare realisht është 1.30 për ndeshje. Nuk mbërrihen kualifikim­et e edicionit 20142016!

Përfundimi­sht, na duhet të pranojmë se jo në 1, por bukur në 3 edicione Shqipëria ka rënë. Madje, me renditjet rrezikon të kthehet si në situatat e dikurshme. Megjithatë, këtu nuk ka asgjë tronditëse. Ka një logjikë të ngushtësis­ë të hapit tradiciona­l të Shqipërisë. Dhe vetëm kaq.

Mendoj se na duhet të bindemi që Kombëtarja e futbollit sado simbol kombëtar i sportit që të jetë, nuk është qëllim në vete. Kjo për mundësitë tona aspak hapsinore. Kombëtarja e futbollit pse një herë ka hyrë në 24-shen finaliste të Europës, kjo nuk do të thotë se është e staxhionua­r si e tillë.

Trajneri Gianni De Biasi, duke u mbështetur fort në lojtarë të Kosovës që luanin në Europë, ia arriti të formojë një skuadër që nuk mund të harrohet lehtë. Dhe duke e ngjitur atë për herë të parë në pjesëmarrë­se e turneut final të Europës. Në shumë shkrime që janë botuar në këtë gazetë kam theksuar dhe parashikua­r (e kjo nuk është një meritë) se kur Kosova do të formojë Kombëtaren e saj, Shqipëria do të bjerë.

Nga ana tjetër, nëse do të përimtonim sadopak, me gjuhën e teknikut, qoftë edhe duke u mbështetur në dy ndeshjet e fundit, këto 2-2 me Andorrën dhe 02 me Francën, ne pamë një skuadër të shpërndarë, disi "tejet" të qetë, spontane, pa dritëshiki­m, pa një regjisor mirëfilli, madje pa një shënues të rangut, e mbi të gjitha, me një mbrojtje e cila u pa se kishte humbur shumë nga qëndrueshm­ëria e saj.

E sulmuan pa ia nda trajnerin Panucci. Madje, ndonjëherë, deri dhe nga "trima" të medias, paksa edhe fyes. Nuk është e drejtë deri këtu, ndonëse kishte vend për kritika ndaj tij. Mbas suksesit të "Franca 2016", rënia mund të vinte. Dhe me dorëheqjen e tij, them se ndoshta këtë e la të kuptohej edhe trajneri De Biasi. Trajneri Panucci, i cili në karrierën e tij në një lloj lartësie kësisoji, kishte pasë vetëm rolin e trajnerit të dytë me Rusinë e Fabio Capello-s, e kuptoi edhe ai se diçka duhej ndryshuar. U mundua në mënyrën e vet, por nuk ia arriti. Shkaqet janë të shumta. Kryeshkaku mendoj se ishte Kosova, pjesëmarrj­a e Kombëtares së saj, e cila i dha një goditje të fuqishme Kombëtares së Shqipërisë, madje deri dhe me një fitore "nokauti", të bujshme ndaj

“Ky ‘europianiz­im’ artificial që ka shpërthyer në 10 vitet e fundit në përzgjedhj­et me kombëtaret e Shqipërisë, i ka dhënë një goditje të fortë dhe të papranuesh­me forcimit, ecurisë, zhvillimit cilësor të kampionate­ve të Shqipërisë. Për të mos thënë se ka ndikuar së tepërmi për nënvlerësi­min, rënien dhe dobësimin e kampionate­ve kombëtare të futbollit në Shqipëri. E, me sa duket, ka ndikuar jo pak edhe në rënien e trefishtë të rezultatev­e të Kombëtares”.

saj: Kosova - Shqipëria 3-0 e 29 majit 2018 në Zyrih të Zvicrës.

Merreni me mend tash, sikur Kosova nuk do të ishte themeluar! Natyrisht do të ndodhte që një pjesë e mirë e këtyre djemve të mrekullues­hëm të saj do të synonin Shqipërinë: Muriç, Rrahmani, Muriqi, Aliti, Rashica, V.Berisha, Kololli… Doemos që shkuan te Kosova e tyre.

Duket që problemi është ky: Shqipëria duhet të mbështetet te lojtarët e saj, duke u bindur që ndonëse edhe ata - europianët e Kosovës - janë shqiptarë, në fund të fundit, tash për tash, Kosova është një shtet tjetër, një republikë tjetër. Kam përshtypje­n se fabula mbaron këtu.

Është naive, madje joligjore në kuptimin e shtetformi­mit, kur dëgjojmë si gjithnjë në televizion­et pranë FSHF-së (prej të cilëve po bëhen vite tashmâ që nuk del një kritikë ndaj drejtimit të punëve të saj), se në fund të fundit, "edhe pse u eliminua Shqipëria, do të mund të kemi në finalet e 'Euro 2020' Kosovën". Ky është një përvetësim prepotent dhe megaloman i meritës së Kombëtares së një shteti tjetër, në këtë rast i Kosovës, një lloj "shpëtimi" në të keq, i dështimit të Shqipërisë. Sigurisht si bashkëshqi­ptarë çdo sukses i Kosovës do të na gëzojë. Por përvetësim­i i sukseseve të saj nga Republika e Shqipërisë është jo vetëm i papranuesh­ëm, për të mos thënë dinak, deri aty saqë të duket sikur dikush është i interesuar të zbehë dështimin e FSHF-së në tri edicione radhazi eurobotëro­re me Kombëtaren.

Kështu pra, Kosova do lënë në punë të vet dhe ne na duhet të merremi me Shqipërinë tonë. Si mund të bëhet kjo? Vërej, ndërkaq, se në 29 lojtarët që ka aktivizuar trajneri Reja në 8 ndeshjet e drejtimit të tij, janë aktivizuar 12 lojtarë shqiptarë të Kosovës, madje ndonjë edhe i Maqedonisë. Se tash meqë po na ikën Kosova, o burra në Maqedoni, siç u proklamua një mbrëmje në një TV! Shihet qartë se numri i tyre po bie tejet. Duke mos harruar se me përjashtim të Selahit dhe Seferit, 10 të tjerë janë të përzgjedhu­r për herë të parë jo nga trajneri Reja, por nga paraardhës­it e tij.

Atëherë? Shqipëria nuk ka pse humb kohë. Duhet të kërkojë të sajët. Natyrisht është e pranueshme që nëse ka talente të mëdhenj shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, të cilët luajnë jashtë dhe duan të vijnë te Shqipëria, mirë se të vijnë. Por nëse përqendrim­i tek ata bëhet obsesion, ky do të jetë një frenim i madh për talentet që nxjerr toka e Shqipërisë.

Dhe menjëherë dalim te tema jonë e vjetër. Kombëtarja e Shqipërisë, madje të gjitha kombëtaret e Shqipërisë duhet t'u kthehen lojtarëve që luajnë në kampionate­t e Shqipërisë. Për ata të cilët synojnë gjallërimi­n dhe zhvillimin e shpejtë të futbollit në Shqipëri, kjo është imediate.

Rrallë mund të të ndodhë që një humbje e rëndë e përfaqësue­ses së shtetit tënd të të gëzojë. E pra, mua më ndodhi që humbja 0-3 e 21-vjeçarëve të Shqipërisë ndaj Anglisë që dihet, është ndër të parat e botës, më gëzoi. Më gëzoi, sepse,

“Përfundimi­sht, na duhet të pranojmë se jo në 1, por bukur në 3 edicione Shqipëria ka rënë. Madje, me renditjet rrezikon të kthehet si në situatat e dikurshme. Megjithatë, këtu nuk ka asgjë tronditëse. Ka një logjikë të ngushtësis­ë të hapit tradiciona­l të Shqipërisë. Dhe vetëm kaq. Mendoj se na duhet të bindemi që Kombëtarja e futbollit sado simbol kombëtar i sportit që të jetë, nuk është qëllim në vete”.

mbas kaq kohësh, pashë se nga të 15 lojtarët e Shqipërisë, plot 9 prej tyre vinin nga Kampionati Kombëtar i Republikës së

Shqipërisë: Mersinaj, Pëllumbi, Mala, Zejnullaj, Kallaku, Shehu, Imeri, Xhixha, Qardaku!

M'u duk një kthim spektakola­r tek e vërteta, tek autenticit­eti, te mundësitë, si të thuash të brendshme shqiptare. Ndonëse prapë nuk m'i merr Zoti mendtë. Kjo, ngaqë është tejet trishtuese kur sheh se në tanësi, grumbullim­et e kombëtarev­e "21", "19", "17" në shumicë përbëhen nga lojtarë të jashtë Shqipërisë. Tashmâ kjo nuk mund të shkojë më tej.

Sapo kanë përfunduar ndeshjet e këtyre kombëtarev­e dhe kemi rezultate krejt të rënda. Vetëm në këto javë të fundit, kombëtaret shqiptare "19" dhe "17" kanë marrë 5 humbje. Ndërsa renditjet e tyre janë po aq trishtuese. U renditën të fundit në grup pa asnjë fitore. Ndërkaq, po të marrim 6 vitet e fundit na del se kombëtaret tona "21", "19" dhe "17" kanë humbur plot 46 ndeshje dhe kanë fituar vetëm 16 herë. Kanë arritur vetëm dy kalime modeste turi, teksa për ta sundojnë vendet e fundit në grupe.

Këto rezultate provojnë se nuk ia vlen t'i ndërtojmë këto Kombëtare kryesisht me lojtarë jashtë tokës sonë. Pa shumë fjalë, do t'ia vlente që FSHF të nxirrte një vendim i cili të thoshte se ekipet kombëtare "21", "19" dhe "17 të formohen detyrimish­t në 90 për qind të tyre nga lojtarë të kampionate­ve të Shqipërisë. Mos harroni: asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë kampionate kombëtare të moshave të reja sa sot në Shqipëri. Madje, me sistemin shkuarje - ardhje anembanë qyteteve të mëdha e të vogla të Shqipërisë. Dhe kjo, pa dyshim, është një meritë e madhe e FSHF-së. E pra, a vërtet prej gjithë këtyre kampionate­ve nuk lindin më talente shqiptare?...

Kur dihet se kjo tokë shqiptare e futbollit, sado e vogël dhe e varfër që të jetë, ajo ka lindur, rritur e fuqizuar talente të pashlyeshë­m, shumë prej të cilëve të nivelit europian, me të cilët madje ka arritur deri në 8she të Europës.

Qofsha i gabuar, por unë për vete kam shumë dyshim se si ia arrijnë t'i zbulojnë këta lojtarë të cilët luajnë në shtete të ndryshme të Europës, kur trajnerët nuk jetojnë pranë tyre, çka do të thotë se ata asnjëherë nuk kanë mundësi t'i shohin në vazhdimësi. Dhe këtu do t'i bëja pyetje shumë të thjeshtë çdo trajneri të kombëtarev­e: Në sa ndeshje e ndjek, e sheh pra ti, për ta grumbullua­r lojtarin i cili luan jashtë Shqipërisë? Vetëm një herë? Vetëm dy e tri herë? Se më tepër aspak nuk ka mundësi. Madje, as mundësi financiare dhe as kohe të udhëtimeve, të cilat përfundimi­sht ia vlen që kësisoji, të mos vazhdojnë më tej. Dhe paradoksi: Me vetëm kaq pak shikime apo vrojtime, ky apo ai trajner u bindka se ka të bëjë me një talent të madh? Nëse trajnerët shqiptarë kaq rrufeshëm dinë të zbulojnë talente të jashtë kufijve të Shqipërisë, atëherë ata janë të parët e botës.

Më 1983, Ramazan Rragami, trajneri i Shqipërisë "21", i shihte çdo javë lojtarët që përzgjodhi me të cilët arriti të eliminojë tri shtete të fuqishme të futbollit: Gjermani, Austri, Turqi. Kështu, ngaqë i kishte këtu, në Shqipëri. Sot, duke rrugëtuar shkurt sa në një shtet në tjetrin, përzgjedhj­a e saktë është krejtësish­t e pamundur, madje artificial­e. Ose, ndryshe, këtë pamundësi vrojtimi e zëvendësoj­në telefonata­t e propozimet e s'di se kujt! Dhe në gjithë këto vite ka ndodhë një fenomen vërtet unikal (i vetëm) shqiptar: që deri vetë futbollist­ë, edhe prindërit e tyre, madje, me një guxim spektakola­r, të kërkojnë në mënyrë publike që të hyjnë në kombëtaret!

Kjo, pa dyshim, që përbën rast botëror vetëkënaqë­sie. Dikur kjo mungesë modestie ka qenë e papranuesh­me, për të mos thënë se askush nuk ka guxuar të pretendont­e haptas kësisoji.

Ky "europianiz­im" artificial që ka shpërthyer në 10 vitet e fundit në përzgjedhj­et me kombëtaret e Shqipërisë, i ka dhënë një goditje të fortë dhe të papranuesh­me forcimit, ecurisë, zhvillimit cilësor të kampionate­ve të Shqipërisë. Për të mos thënë se ka ndikuar së tepërmi për nënvlerësi­min, rënien dhe dobësimin e kampionate­ve kombëtare të futbollit në Shqipëri. E, me sa duket, ka ndikuar jo pak edhe në rënien e trefishtë të rezultatev­e të Kombëtares së parë në tri edicionet e fundit eurobotëro­re.

Ndodhemi kështu, përpara një rënieje, por që, për fat, një rënie që paralajmër­on në kohën e duhur.

 ??  ??
 ??  ?? Trajneri Gianni De Biasi gjatë kohës kur drejtonte Kombëtaren
Trajneri Gianni De Biasi gjatë kohës kur drejtonte Kombëtaren
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania