Panorama Sport (Albania)

Krasniqi: Si na ringjalli Ilir Daja

“Merita është e profesorit, ia dalim edhe kundër Teutës”

- LLAZI SARO

Skënderbeu kërkon vijimësinë në kampi onat, i shtyrë më tej edhe nga fitoret radhazi, sidomos e fundit që u arrit përballë Tiranës. Në kushte të tilla, sulmuesi kryesor i bardhekuqv­e, Blerim Krasniqi, kërkon që të vijohet me të njëjtin motiv edhe në ndeshjen tjetër përballë Teutës, duke përfituar disi edhe nga forma jo e mirë që janë duke kaluar durrsakët në këto javë të fundit. Sulmuesi 23vjeçar, në deklaratën e tij për “Panorama Sport” është shprehur i kënaqur për fitoren e fundit ndaj bardhebluv­e, pavarësish­t se erdhi pa spektakël në fushë. Por, në këtë pikë të kampionati­t më i rëndësishë­m është rezultati sesa loja, duke parë edhe kushtet se si po ndryshon renditja javë pas jave. “Fitorja me Tiranën ishte mjaft e rëndësishm­e, edhe për vetë faktin se kjo fitore na çon

lart në renditje, plus që ishte edhe një ndeshje përballë një kundërshta­ri të fortë në këtë sezon. Ne e kërkuam me çdo kusht këtë triumf dhe pas trepikëshi­t në Ballsh, na duhej mjaft kjo fitore tjetër, për të përmirësua­r ndjeshëm pozitën në tabelën e klasifikim­it. Për fat të mirë erdhi, edhe pse me një lojë jo shkëlqyese sikundër jeni mësuar të shihni nga Skënderbeu. Në kushte të tilla, mund të them se kjo lojë që bëmë ndaj Tiranës duket se na shkon shumë përshtat dhe pa dyshim është merita e trajnerit Ilir Daja për këtë gjetje që

na rikthen qetësinë dhe besimin për të vijuar më tej. Na duhet të pranojmë se në ndeshje të caktuara është më mirë të jemi të sigurt mbrapa dhe të tregohemi pragmatist­ë, sesa të synojmë një fitore me dominim ndaj kundërshta­rit”, u shpreh fillimisht sulmuesi

Krasniqi për gazetën.

SUKSESI ME TEUTËNMë pas 23-vjeçari u ndal edhe te ndeshja e radhës në kampionat, përballë Teutës dhe domosdoshm­ëria e marrjes së pikëve në javët në vijim. “Ndaj Teutës do të mundohemi që të vijojmë me rezultatet pozitive, pasi kemi edhe nevojë për pikë që të fitojmë njëfarë sigurie dhe qetësie për javët në vazhdim. Ky kampionat po tregon se me një humbje je sërish në pozicion delikat, ndërsa një fitore të çon në zonën e Europës. Këtë e them për nga mënyra se si ka ndryshuar renditja në të paktën pesë javët e fundit. Mund të them se ndeshja e radhës përballë Teutës mbetet mjaft delikate dhe e vështirë, por duhet të shfrytëzoj­më në maksimum faktin që kundërshta­ri nuk është se po kalon një formë të mirë në këto momente dhe ne jemi të karikuar moralisht për shkak të fitoreve radhazi. Gjithsesi, në rrethanat e fundit mbetet një ndeshje e vështirë që do të kërkojë mjaft impenjim. Ne do të mundohemi të bëjmë maksimumin, por besoj se duhet të përshtatem­i edhe me faktin se nga një ndeshje e caktuar mund të jemi të kënaqur edhe nëse marrim pikë, ndonëse nuk janë maksimale”, përfundoi Blerim Krasniqi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania