Panorama Sport (Albania)

Interi e ka si finale, Konte gati për revansh

"Kemi mungesa në mesfushë, por jemi rritur nga hera e kaluar"

-

Përgatiti: LEDIO NASE

Sot në mbrëmje, përveç Slavia Pragës, Interi do të duhet të përballet me një tabu: atë të transferta­ve në Ligën e Europës. Fitorja e fundit daton më 3 tetor 2018, kur Naingolan dhe Ikardi firmosën përmbysjen 2-1 kundër PSV Eindhoveni­t. Nga ajo herë, në katër ndeshjet e luajtura jashtë fushe, zikaltrit kanë grumbullua­r po aq humbje: 2-0 në Barcelonë dhe 1-0 në Londër kundër Totenhemit edicionin e kaluar, 2-1 në "Camp Nou" dhe 3-2 në Dortmund gjatë këtij sezoni. Statistika thuajse paradoksal­e për një skuadër që në kampionat, ndërkohë, deri tani vetëm ka ditur të fitojë larg "San Siro"-s. Dhe thuajse të pashpjegue­shme nëse mendohet thjeshtësi­a me të cilën Interi shënon në transfertë: 19 gola në 8 ndeshje, me një mesatare prej 2,37 për ndeshje. PËR "JETË A VDEKJE" - Bilanci europian i 13 muajve të fundit, ndër të tjera, nuk përmirësoh­et shumë nëse konsideroh­en edhe ndeshjet brenda fushe. Pas një starti pozitiv në sezonin e fundit me Spaletin, me fitoret kundër Totenhemit dhe PSV-së, në 8 ndeshjet pasardhëse është regjistrua­r vetëm një sukses: 2-0 kundër Dortmundit. Një tjetër trend për t'u kthyer, sepse vetëm një fitore në Pragë do t'i mbante në garë zikaltrit për kualifikim­in në 1/8-at dhe do të kalonte verdiktin në sfidën kundër Barcelonës më 10 dhjetor. Edhe në atë rast fitorja do të ishte, me shumë mundësi, rezultati i vetëm i dobishëm. THESAR - Në lojë, kundër Slavias, nuk do të jetë vetëm kalimi i fazës, sepse 1/8-at e finaleve të Champions-it konsideroh­en edhe një arritje e madhe ekonomike. Në rast se kalohen grupet, Interi do të arkëtonte një shifër mes 20 dhe 25 milionëve, mes premiove për ndeshje, bonusit të kualifikim­it, sponsorëve dhe biletave të një ndeshjeje brenda fushe në 1/8-at, ku mund të mendohet lehtësisht shitja totale. Një shumë që do të ishte e çmuar diçka më shumë se një muaj larg hapjes së merkatos. KONTE - Interi, ndërkohë, përgatitet për udhëkryqin e parë të sezonit: duhet një fitore në Pragë për të besuar në një sezon fitues edhe në Europë: "E dimë mirë rëndësinë e sfidës. Do të vuajmë ashtu siç vuajtën Barça dhe Dortmundi, por edhe ne në përballjen e parë. Megjithatë, sot jemi më të pjekur se në 'San Siro'. Kemi pasur kohë për të punuar dhe për t'i kuptuar gabimet". Fitorja është detyrim, edhe pse deri tani rruga në Europë ka qenë "ndryshe" nga ajo në kampionat: "Në Itali jemi një skuadër e konsolidua­r nga puna e sezonit të kaluar, ndërsa në Europë konsideroh­emi ende 'të rinj'. Rezultati kundër Slavias është thelbësor, por në 95 për qind të rasteve varet nga paraqitja. Pres një ndeshje të hapur, nuk kemi shumë shanse për ta kaluar turin, por duhet t'i shfrytëzoj­më". Pavarësish­t emergjencë­s në mesfushë, Konte nuk ndryshon modul dhe lë të kuptohet se në qendër radha do t'i takojë sërish Borha Valeros: "Të gjithë kanë dëshirë të japin maksimumin dhe nuk ka kuptim përpara ndeshjes të ankohemi për mungesat. Ne punojmë që nga dita e parë mbi një ide, me të cilën janë bashkuar të gjithë lojtarët. Dhe nuk ka kuptim të ndryshojmë program apo skenar nëse mungon dikush. Jam i qetë, sepse kam besim te të gjithë lojtarët e skuadrës. Aktivizimi i Borha Valeros kundër Torinos është shembulli më i fundit. Do të ishte e gabuar të ndryshonim". Qëndrimi në garë për Ligën e Kampioneve do të ishte një favor në optikën e merkatos dimërore, por trajneri nuk dëshiron diskutime: "Të flitet sot për merkato nuk do të ishte e drejtë dhe për atë temë duhet të flasë klubi. Sot duhet të flasim për futbollist­ët aktualë dhe t'i falënderoj­më që na kanë sjellë këtu".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania