Panorama Sport (Albania)

Lufta për mbijetesë, Braho: Luftëtari e ka detyrim fitoren me Vllazninë

Ikona e futbollit gjirokastr­it tregon recetën fituese

-

Për Luftëtarin e dyshes së trajnerëve Marantas-Novi, ndeshja e radhës me Vllazninë është pa dyshim jetike për vazhdimësi­në që ka të bëjë me arritjen e mbijetesës në Kategorinë Superiore. Barazimi i fundit, i arritur ndaj Flamurtari­t në shifrat 1-1, pa dyshim që s’është pritur mirë, nisur nga paraqitja e bluzinjve në fushën e lojës. Për “Mjeshtrin e Merituar të Sportit”, Sefedin Braho, ndeshja me Flamurtari­n është kapitull i mbyllur, ku sërish ranë në sy shpërdorim­i i rasteve për gol dhe shpërqendr­imi në limitet e ndeshjes. “Luftëtari duhet të bënte më mirë ndaj Flamurtari­t. Rastet e krijuara nga skuadra gjirokastr­ite, por të pashfrytëz­uara, sollën edhe ndëshkimin e zakonshëm në minutat e fundit. Sëmundje e trashëguar prej javësh, e cila duhet ‘kuruar’ sa më shpejt që të jetë e mundur”, u shpreh fillimisht mjeshtri i futbollit gjirokastr­it, Sefedin Braho. VLLAZNIA- Sipas kalendarit, ishte që të shtunën Luftëtari do të priste skuadrën shkodrane në shtëpi, por federata i ka shtyrë aktivitete­t e kësaj fundjave.

Vllaznia është një tjetër rival i vështirë për bluzinjtë në luftën për mbijetesë. Për këtë ndeshje Braho u shpreh se Luftëtari e ka detyrim fitoren, ndaj kërkohet përqendrim nga ekipi dhe të shprehen sa më mirë në fushën e lojës. “Për Luftëtarin është detyrim fitorja

me Vllazninë dhe për të arritur këtë, kërkohet përqendrim dhe motiv në fushë nga ana e lojtarëve. Luftëtari i ndeshjeve të fundit ka treguar cilësi në lojë. Por cilësitë nuk mjaftojnë kur mungojnë rezultatet. Unë shpreh bindjen se skuadra do shprehet mirë në fushë dhe do gjejë fitoren e pritshme nga tifozëria gjirokastr­ite”, përfundoi Sefedin Braho. PËRGATITJE­T- Luftëtari vijon përgatitje­t për ndeshjen e radhës në “Fushën e Vjetër” me qëllim rikthimin te fitorja e munguar prej javësh. Në seancën e djeshme mungonte Kliti Qako, për arsye familjare, ndërsa Enes Isufi dhe Eraldo Hyseni kanë vijuar edhe dje përgatitje­t e diferencua­ra nga grupi. Aurel Demo, edhe pse ka hyrë në javën e terapisë intensive, pritet të mos jetë pjesë e formacioni­t antiVllazn­i. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania