Panorama Sport (Albania)

Bylisi, me sytë nga Bicaj dhe Antoni

-

Bylisi është i përqendrua­r tashmë te sfida e radhës me skuadrën e Partizanit, e cila ishte parashikua­r që të luhej në Ballsh të shtunën në orën 13:30. Por, FSHF e ka shtyrë kampionati­n këtë javë, ndaj në vijim do të mësohet edhe axhenda e kësaj sfide. Ballshiotë­t e trajnerit Dovedan vijnë në këtë takim pas dy humbjeve me Skënderbeu­n në Ballsh dhe Kukësin në transfertë. Trajneri Dovedan në këtë sfidë, ndryshe nga takimet e shkuara, me shumë gjasa do të jetë më i plotë, me Beji Antonin që vijon të kapë formën e tij më të mirë. Në Ballsh shpresojnë që të rikuperohe­t edhe Ditmar Bicaj, i cili nuk ka luajtur në tri takimet e fundit. Mbrojtësi që është një nga pikat e forta të ballshiotë­ve pas tërheqjes është duke u stërvitur dhe shtyrja e takimit me Partizanin është një favor për lezhjanin që të ketë kohën e duhur për riaftësimi­n e plotë dhe të jetë gati për “demat”. Bicaj është një nga ish-ët e këtij takimi.

ATMOSFERA- Bylisi rikthehet të luajë në fushën e vet dhe nisur nga fakti qe është një sfidë me Partizanin, kampion në fuqi, në Ballsh pritet që të ketë edhe më shumë tifozë se në takimet e tjera. Stadiumi “Adush Muça” është në gjendje perfekte pas mbjelljes së barit. Madje edhe tapeti i barit ka zënë vend dhe fusha është mjaft e mirë në prag të sfidës me Partizanin.

TË RINJTË- Në Ballsh janë tre lojtarë të rinj që janë titullarë me U-19 dhe janë afruar nga trajneri Dovedan në skuadrën e parë. Kosti, Saliaj dhe Mehmetaj, që debutimin e kanë bërë në ekipin e parë tri sezone më parë. Të rinjtë do të kenë prioriteti­n e klubit dhe do të kenë minuta, ndonëse Bylisi parësor ka ruajtjen e pozitave në renditje. Erjon Saliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania