Panorama Sport (Albania)

Pjeshka, SMS Idrizit: Secili të marrë përgjegjës­itë që i takojnë

Mbrojtësi: Flamurtari rrezikon rënien një kategori më poshtë

- Ermal Sika

Denis Pjeshka e shikon të rrezikuar Flamurtari­n. Shkodrani mendon se duhet të ndryshojë sa më shpejt situata në klasifikim. Në një intervistë për "Panorama Sport", Pjeshka thotë se gjithkush duhet të marrë përgjegjës­itë e veta. E shikon të vështirë ndeshjen me Laçin, por jo të pamundur për të marrë një rezultat pozitiv.

Si paraqitet situata te Flamurtari pas barazimit me Luftëtarin?

Situata nuk është aspak e mirë, pasi kemi shumë pak pikë në renditje. Jeni në një situatë jo të mirë në tabelën e klasifikim­it. Megjithatë, ne duhet të bëjmë maksi

mumin në çdo ndeshje. Na duhet të marrim rezultate sa më pozitive për të përmirësua­r situatën.

Si shpjegohet që ekipi nuk po del dot te fitorja, çfarë nuk shkon?

Mendoj se çdokush duhet të marrë përgjegjës­i për situatën dhe të bëjë punën e tij në mënyrë që të dalim

nga kjo gjendje aspak e mirë.

Sa e rrezikon Flamurtari rënien nga kategoria?

Momentalis­ht rrezikon shumë. Lufta do jetë akoma më e vështirë në vijim të kampionati­t dhe deri në fund. Jemi shumë të rrezikuar dhe për këtë duhet të japim maksimumin për të dalë nga kjo situatë e vështirë.

Keni marrë garanci nga drejtuesit për zgjidhjen e situatës?

Po, patjetër. Kemi marrë dhe shpresoj që çdo gjë të zgjidhet sa më parë.

Ndeshjen me Laçin që do ta luani në fundjavë, si e vlerësoni?

Është një transfertë e vështirë, por jo e pakalueshm­e. Ne duhet të japim maksimumin që të marrim pikët që na duhen. Kam bindjen se nëse do të luftojmë fuqishëm dhe do të japim maksimumin, do të bëjmë mirë në këtë takim.

Sa ka ndryshuar Laçi që nga koha kur keni qenë ju?

Të them të drejtën, nuk e kam ndjekur shumë. Por besoj se po

bën mirë.

Jeni katër shkodranë te Flamurtari. Si e vlerësoni këtë fakt dhe me kë shoqërohen­i më shumë?

Mendoj se nuk ka shumë rëndësi nga jemi, por çfarë japim në fushë. Më shumë shoqërohem me Gocajn, Sukajn dhe Ribajn.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania