Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi: Goli? Është problem i gjithë skuadrës

-

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, flet për Teutën e tij. I ftuar në emisionin "Pressing", të "ABC News", korçari i durrsakëve sqaroi sezonin e "Djemve të detit".

TEUTA - "Unë kam një Teutë të fortë, me futbollist­ë shumë të mirë, me disa të rinj që punojnë mirë dhe me disa lojtarë me eksperienc­ë që na ndihmojnë shumë. Nuk po kalojmë një moment të mirë, por për mendimin tim kemi bërë ndeshje të mira, si kundër Vllaznisë, ashtu dhe në Gjirokastë­r. I kemi pasur rastet për të fituar, por kemi probleme te shënimi i golave". GOLAT - "Nuk është problemi te sulmuesit, por tek e gjithë skuadra. Ndoshta nuk duhet të heq edhe veten, edhe unë kam përgjegjës­i që jemi ndër ekipet që kemi shënuar më pak në Superiore. Do të doja të kishim shënuar shumë dhe të pësonim shumë, gjithsesi, kemi besim se do ta kalojmë këtë ngërç". MERKATO - "Unë po e them pa diplomaci se deri më tani nuk i kam kërkuar asnjë lojtar presidenti­t. Kam besim te lojtarët që kam në këto momente. Kemi edhe pesë javë dhe ne e dimë se një sulmues shënon një gol dhe pastaj nuk ndalet. Unë kam besim te të gjithë lojtarët që kam. Nëse Kallaku shitet në janar, do të sjellë të ardhura për tri përforcime. Por unë kam besim te lojtarët që kam". PRESIONI - "Jemi nën presionin e titullit, por pa presion, nuk luhet futboll. Cilido të jetë objektivi, ka presion. Ne e ndiejmë presionin në kuptimin e mirë, jo nga presidentë­t që mund të na thotë po nuk fituat, nuk merrni dy rroga. Objektivi? Jo, nuk është titulli kampion. Është që ne duhet të arrijmë Kupat e Europës. Nuk diskutohet që kur të dalësh kampion, nuk dilet me 7 gola".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania