Panorama Sport (Albania)

Mungojnë 2 penallti, Flamurtari e Bylisi ndihen të vjedhura

Goli i Tiranës i parregullt, bëhet test me... VAR

-

Flamurtari­t dhe Byl isit i mohohen pe nallti, ndërsa goli i vetëm që Tirana shënoi në Korçë erdhi nga një pozicion jashtë loje. Këto ishin rastet më flagrante për moviolë në javën e 13-të, e cila shënoi edhe një eksperimen­t me VAR në “Elbasan Arena”. Bëhet fjalë vetëm për prova sa i përket aplikimit të teknologji­së edhe në futbollin shqiptar, që pritet të vihet në zbatim në vitin 2021. Të hënën në Partizani-Laçi, në një nga studiot e medias u vendosën monitorët në stadiumin “Elbasan Arena”. Merrnin pjesë thuajse të gjithë gjyqtarët kryesorë të Superiores, të shoqëruar nga disa prej vëzhguesve dhe disenjator­i Sokol Jareci. Enea Jorgji ishte “kryetari”, së bashku me Andi Koçin, duke vëzhguar të gjitha rastet e diskutuesh­me. PARTIZANI-LAÇI 1-0 Gjyqtarë: L.Alla (Lushnjë), N.Bregasi, E.Doda (Tiranë)/ pas porte: K.Meta (Tiranë), K.Shahini (Durrës);

Partizani-Laçi ishte vlerësuar si kryendeshj­a e javës, pasi gjykimi u bë me 6 arbitra në fushë. Kryesor ishte Laver Alla i Kolegjiumi­t të Lushnjës, teksa pati disa raste për moviolë, por që nuk ndikuan në rezultat. Në minutën e 62-të Asani pretendon për penallti, pasi topi u ndal në duart e Ignjatoviç­it, por që i kishte të mbledhura. Alla veproi drejt, duke vijuar lojën. Në minutën e 69-të Asani afër këndit në dyluftim me Turkajn rrëzohen së bashki. Ky i fundit, në rënie e sipër, tërheq Asanin, por gjyqtari jep faull në favor të Laçit. Rasti ndodhi para syve të anësorit Bregasi, i cili nuk e ndihmoi kryesorin dhe kjo solli irritimin e Asanit që ndëshkohet me karton të verdhë për protestë. Në minutën e 71-të Domgjoni shkakton një faull taktik ndaj Brojës, por Alla i fal të verdhin. Mbrojtësi i Laçit, gjithsesi, e mori kartonin e verdhë, por në minutën e 80-të, kur kryesori i numëron edhe rastet që e kishte falur. SKËNDERBEU-TIRANA 2-1

Gjyqtarë: K.Kola, R.Zajmi (Tiranë), E.Malo (Lushnjë);

25’ Halili pretendon për një penallti, pas ndalimit të Dajës. Nga pamjet nuk ekzistojnë ekstremet e një penalltie. Vendim i drejtë i gjyqtarit.

93’ Ngo devijon një top me kokë, që shkon te Hasani, i cili godet menjëherë dhe shënon për 2-1. Pamjet filmike tregojnë se

Hasani në momentin e pasit të Ngosë është më i avancuar nga linja e mbrojtësve. Ka gabuar anësori Malo, i cili duhej të kishte anuluar golin. KUKËSI-BYLISI 2-1 Gjyqtarë: A.Koçi, D.Rexha, F.Lamaj (Durrës);

28’ Gabon anësori Lama, i cili lejon aksionin e Bylisit, por Ndreca është dukshëm në pozicion të parregullt.

44’ Guindo në duel me Obanor, detyron këtë të fundit të prekë topin me dorë në zonë. Dora është në pozicion jonatyral dhe kemi të bëjmë me një penallti, e cila i është mohuar Bylisit nga gjyqtari Koçi.

FLAMURTARI-LUFTËTARI 1-1

Gjyqtarë: A.Beqiri, A.Koçiaj, R.Shaba (Tiranë);

6’ Rrapaj godet nga jashtë zone dhe Açka devijon topin me këmbën e djathtë dhe më pas i përplaset te dora e majtë. Ka pretendime për penallti, por arbitri vazhdon lojën. Vendim i drejtë.

33’ Rrapaj pretendon penallti pas rrëzimit në zonë në duel me Prikas. Arbitri vazhdon lojën dhe vepron drejt, pasi mungon kontakti.

57’ Bërryl sade në mesfushë i Vatnikajt ndaj Açkës, por Beqiri e fal sulmuesin e Flamurtari­t, duke mos i dhënë as karton të verdhë.

87’ Zeqaj gjuan me të djathtën brenda zonës dhe vetëm nga një metër, është Dragoshi që pengon topin me një dorë të hapur. Arbitri vazhdon lojën, por gabon, pasi kemi të bëjmë me penallti për Flamurtari­n. VLLAZNIA-TEUTA 0-0 Gjyqtarë: O.Ferataj (Patos), I.Tartari (Fier), N.Rrapaj (Patos);

45+13’ Një dyluftim pranë vijës anësore mes Emersonit dhe Kallakut shoqërohet me nerva. E nis braziliani gjithçka, duke i shkaktuar faull dhe duke shtyrë me dorën e majtë. Mesfushori i Teutës nuk e duron dot dhe i

afrohet duke tentuar goditje me kokë, ndonëse pa forcë. Ferataj e kalon me dy të verdhë, por lojtarët mund të ndëshkohes­hin me të kuq.

75’ Një top i gjuajtur nga Gashi bllokohet prej Malotës. Ka protesta nga kosovari, që kërkon penallti për prekje të topit me dorë. Pretendim i pavend, pasi mbrojtësi i Vllaznisë ishte me duart pas shpine dhe mbi të gjitha të mbledhura. Veproi drejt kryesori Ferataj.

77’ Kallaku mundohet të fitojë një 11-metërsh pas një aksioni nga e majta, por gjyqtari me të drejtë vazhdon lojën, pasi lojtari simulon.

 ??  ?? Çast nga ndeshja Kukësi-Bylisi 2-1
Çast nga ndeshja Kukësi-Bylisi 2-1

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania