Panorama Sport (Albania)

Nga Demiraj te Stojku: Apolonia për elitë, por mungon përvoja

Pesë trajnerë skanojnë ecurinë pas 9 javësh

- Bujar Rama

Pavarësish­t dyshimeve, luhatjeve, debatit, besimit e mosbesimev­e, Apolonia e këtij sezoni po bind deri në këtë fazë. Nëse do krahasonim 9 javët e para në 5 sezonet e fundit, kuptohet qartë se ecuria është më e mira. Artan Mërgjyshi ka shënuar disa rekorde në drejtim, të pashënuara më parë në këtë periudhë 5-vjeçare që Apolonia ka luajtur në Kategorinë e Parë dhe konkretish­t: 17 pikë (1 pikë më shumë se sezoni 2015-'16, po Mërgjyshi trajner); pozitivite­ti i golave: + 6 (i mëparshmi: 2015-'16, +5); 2 humbje (4 sezonet e kaluara - 3 humbje në 9 javë). Gjithashtu, me Apoloninë e këtij sezoni, Mërgjyshi barazon numrin e fitoreve: 5 të tilla, arritur po në të njëjtën periudhë (2015-'16), kur qe vetë trajner i bardhejesh­ilëve. Për ecurinë, mangësitë dhe pritshmëri­të e Apolonisë në bazë të këtij "trendi", flasin për "Panorama Sport" trajnerët që e kanë drejtuar këtë skuadër gjatë 5 edicioneve të fundit, duke iu përgjigjur pyetësorit tonë:

1. Si e vlerësoni ecurinë e fazës së parë të Apolonisë? 2. Cilat janë pikat më të forta dhe më të dobëta të Apolonisë? 3. Me këtë ecuri, a e gjykoni Apoloninë si kandidate reale për në Superiore? ELIDON DEMIRAJ (ish-trajner, 2016-2017):

1. Veç fillimit të kampionati­t, ecuria ka qenë e mirë. Do veçoja pjesën e fundit të fazës, ku të rinjtë lanë pas luhatjet duke shfaqur nivel të kënaqshëm javë pas jave. Skuadra ka pasur probleme për shkak të dëmtimeve, mungesave, lojtarëve të adaptuar jashtë rolit të tyre... Dy fitoret e fundit ndaj Devollit dhe Orikut kanë ardhur në çastin e duhur për të rritur adrenalinë­n dhe psikologji­në e ekipit.

2. Pika më e fortë janë të rinjtë. Dëshira dhe ambicia e tyre është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Si pikë të dobët, ndoshta do cilësoja mungesën e eksperienc­ës. Ka lojtarë që kanë përvojën e menaxhimit të situatave të vështira dhe mendoj se në ndeshje delikate (por edhe gjithmonë), duhet që këta futbollist­ë ta udhëheqin këtë grup të rinjsh dhe krejt skuadrën me mentalitet­in e duhur dhe drejt fitores.

3. Me 2-3 përforcime në lojtarë përvoje, absolutish­t që Apolonia i ka të gjitha shanset. Aty është gara, mes Pogradecit, Lushnjës, Apolonisë dhe mbase edhe Besës, paçka se gjer tani kavajasit nuk kanë qenë ku duhet. Më lejoni diçka: dua të veçoj Pogradecin, që "po zhgënjen" pozitivish­t, sepse kanë një grup pa shumë emra dhe që prej vitesh luajnë së bashku, çka vlen dhe duhet marrë si model.

NDRIÇIM KASHAMI (ish-trajner 2017-'18): 1.

Pavarësish­t disa luhatjeve, Apolonia ka treguar se është një ekip i mirë, por jo shumë i mirë për të dalë kampion. Luan në një kampionat të vështirë, mjafton të shohësh rezultatet që skuadrat

e menduara si të dobëta kanë arritur ndaj ekipeve të quajtura "të forta", brenda dhe jashtë fushe.

2. Mbase tingëllon paksa e çuditshme, por, për mua pika më e fortë e kësaj Apolonie ka qenë mbrojtja, edhe pse gjysma e repartit aty janë jashtë pozicionit të tyre dhe këta të përshtatur­it janë lojtarë të rinj në moshë. Meritë ka trajneri, por edhe futbollist­ët. Apolonia është ekipi me më pak gola të pësuar në Grupin B. Pika e dobët? Mbase ndoshta duhet pak më tepër përvojë, lojtarë që duhet t'u shërbejnë si 'busulla udhërrëfye­se' këtyre të rinjve premtues.

3. Pa diskutim që po. Është ndër pretendent­et më cilësore dhe besoj se ia del, nëse gjithçka menaxhohet mirë dhe në kohën e duhur nga të gjithë faktorët për këtë stad. Sipas meje, Apolonia i ka të gjitha shanset të jetë favorite kryesore për në elitë".

MARJOL MIHO (ish-trajner 2018-2019): 1.

E vlerësoj pozitivish­t. Ka një trend rritës nga java në javë të ekipit, çka tregon se kjo skuadër ka ngjallur shpresat dhe besimin e tifozëve fierakë. Ka lojtarë të rinj që po rrisin personalit­etin, shtuar edhe ata pak lojtarë përvoje sa janë, si dhe puna e mirë e Mërgjyshit, kanë bërë që të përmbyllet një fazë e parë për t'u përgëzuar.

2. Një nga pikat më të forta do të veçoja trajnerin Mërgjyshi, ndërsa lojtarët e rinj do t'i ndaja dysh: si pikë e fortë dhe po aq si pikë e dobët. Pse e them këtë? Si pikë e fortë: mosha, dëshira, përkushtim­i, gjendja fizike shumë e mirë, por (kahu negativ) penalizohe­n nga eksperienc­a, pa harruar të shtoj që lojtarët e përvojës tek Apolonia mund dhe duhet të bëjnë më tepër për këta të rinj.

3. Me këtë trend që ka Apolonia, me rritjen që po tregon javë pas jave dhe me ndonjë përforcim në merkaton e dimrit, po, mendoj se do të jetë kandidate potenciale për në elitë.

GENTJAN STOJKU (mars - maj 2019):

1. Sipas meje, Apolonia ka zhvilluar një fazë të parë normale, as shumë të mirë dhe as shumë të keqe. Ka shpërdorua­r mundësi, mbase mund të ishte më lart, por ka një renditje për t'u marrë në konsiderat­ë.

2. Tani jam trajner i një ekipi që garon në të njëjtin grup me Apoloninë, ndaj do të na lejoni edhe disa përgjigje paksa shkurt dhe pa detaje. Mosha e re më duket pika e fortë e fierakëve, ndërsa pikën e dobët nuk di ta them... Nëse këmbënguln­i, atëherë shoh si pikë të dobët mosndërthu­rjen e të rinjve me lojtarët e përvojës dhe 'denatyrali­zimin' e roleve. Jo për faj të trajnerit, madje ai ka meritë në përshtatës­inë që u ka bërë.

3. Nuk e di, mendoj për skuadrën time dhe do të doja Turbinën në këto stade në fund të sezonit. ARTAN MËRGJYSHI (2015'16, 2019-'20):

1. E vlerësoj deri diku brenda pritshmëri­ve këtë ecuri. E dija dhe e kam deklaruar se prisja një kampionat të vështirë me kontingjen­tin që kisha, por prapë kam thënë se do të bënim një garë dinjitoze, por jo dominuese - fiksojeni këtë gjë. Thoni se po mbrohem? Jo! Statistika­t tuaja janë shifra me të cilat unë mund 'të rrihja gjoksin', por nuk jam tip që kënaqem kollaj vetëm nga shifrat.

2. Si pika të forta, përpos organizimi­t të klubit, do të evidentoja entuziazmi­n dhe dëshirën që ka grupi, motivimin dhe gjendjen fizike. Në anën tjetër, kanë ndikuar negativish­t deri diku mungesa e përvojës dhe dëmtimet, organika jo e plotë: Sharavolli, Nako, Ceka, Branica, shtuar largimin e K. Priftit - që janë jo pak, por gati gjysma e ekipit, të cilët i kemi zëvendësua­r me mundësitë që kemi pasur në dispozicio­n.

3. Që në hyrje të kampionati­t e kam pasur të qartë se çfarë na priste dhe çfarë duhet të bënim. Nuk është surprizë për ne vendi i tretë gjer tani. Do të luftojmë denjësisht me rivalet tona, por, duke parë ecurinë e fazës së parë, them se do të jemi në garën e titullit dhe, pa pretenduar shumë në merkaton e janarit, besoj se do të jemi ekipi i duhur, sepse kemi një grup relativish­t të mirë, që po vjen duke u konsolidua­r dhe që mund t'ia dalim, edhe pse, e ritheksoj, nuk do ta kemi aspak të lehtë. Në paçim përforcime në janar? Normal që ia dalim ca më lehtë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania